Lajme
11°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Miratohet në parim Reforma në Drejtësi, reagon amabasada amerikane

Miratohet në parim Reforma në Drejtësi, reagon amabasada amerikane

Reforma në drejtësi, ajo që mbajti pezull frymën e gjithë politikës, diplomacisë dhe qytetarëve shqiptarë prej më shumë se 1 viti e gjysmë u finalizua sot në komisionin e posaçëm me bekimin e të gjitha palëve politike.Kryereformës së Shqipërisë në…

·

Reforma në drejtësi, ajo që mbajti pezull frymën e gjithë politikës, diplomacisë dhe qytetarëve shqiptarë prej më shumë se 1 viti e gjysmë u finalizua sot në komisionin e posaçëm me bekimin e të gjitha palëve politike.

Kryereformës së Shqipërisë në rrugën integruese, i është dhënë një dritë jeshile pikërisht në Ditën e Europës, ku mazhoranca dhe opozita gjetën dakordësi për të nisur diskutimet nen për nen të reformës.

Miratimi i draftit në parim është bërë sipas propozimeve të EURALIUS dhe OPDATE, ndërsa palët politike pritet ta diskutojnë nen për nen për të vendosur në fund unanimisht në parlament.

Sipas nënkryetarit të Komisionit, Eduart Halimi vota pro ka qënë për votimin nen për nen të Reformën në Komision.

“Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët nuk i kanë marrë në trajtim. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar maxhorancës që çështjet politike të fillojnë të negociohen sa më parë,” tha Halimi.

Kurse kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”.

“Duhet të ecim me ritme të shpejta. Nëse ekziston vullneti, do e përfundojmë në kohë. Procesi është ndarë në 6 kapituj. Kam propozuar këtë ndarje: integrimi, Gjykata Kushtetuese, gjyqësori, institucionet e reja, prokuroria dhe i fundit me dispozitat kalimtare dhe vetingun”, u shpreh Xhafaj, i cili shtoi se pret që gjithçka të përfundojë shumë shpejt.

“Çdo ditë do të punojmë për të ezauruar çdo kapitull. Me vullnet, nuk ka arsye pse të mos përfundojë në kohë të shkurtër. Debatin e kemi ezauruar, kështu që ka shumë pak çështje që mund të kenë nevojë për vendimmarrje politike”, tha Xhafaj.

Reagon ambasada e SHBA në Tiranë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi,” thuhet në deklaratën e SHBA.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?