Lajme
11°Tiranë
Hyr

Lajme › Politike

Reforma në drejtësi, Berisha diversion me LSI, përplaset me Ruçin e Ramën

Reforma në drejtësi, Berisha diversion me LSI, përplaset me Ruçin e Ramën

PD-PS janë përplasur sot sërish në sallën e Parlementit për reformën në drejtësi. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që hapi debatin teksa ka kerkuar të përhapte një diversion mes PS dhe LSI për çështjen e reformës në drejtësi. Berisha…

·

PD-PS janë përplasur sot sërish në sallën e Parlementit për reformën në drejtësi. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që hapi debatin teksa ka kerkuar të përhapte një diversion mes PS dhe LSI për çështjen e reformës në drejtësi. 

Berisha ishte miklues ndaj kreut të Kuvendit, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama është pengesa kryesore për reformën në drejtësi. 

Duke folur në seancën parlamentare, ai tha se është domosdoshmëri miratimi sa më shpejt i Reformës në Drejtësi. 

Por sipas Berishës, ai që po e pengon reformën në Drejtësi është kryeministri, i cili në takime me ambasadorët thotë se reformen nuk po e pranon ministri Ylli Manjani.

“Një problem madhor ka këtu dhe ky problem është reforma e drejtësisë. Sot është dita që të hiqen maskat, tu faktojmë shqiptarëve që njeriu që nuk do reformën, është Edi Rama. Njeriu që saboton reformën në drejtësi është Edi Rama. Këtë ua them me fakte të pakundërshtueshme. 

Njeriu që mashtron dhe u thotë shqiptarëve që po bëj reformën me 64 vota, është Edi Rama, ndërkohë që reforma kërkon minimumi 94 vota. Njeriu që pengon Byronë Kombëtare të Hetimit është Edi Rama dhe gënjen të tjerët duke thënë që sma pranon Ylli Manjani”, tha Berisha.

Sipas tij “Ylli Manjani thotë atë që ka thënë Sali Berisha, Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër. Nuk mund të thotë Edi Rama kryehetues, Edi Rama kryeprokuror, Edi Rama kryegjykatës. Byroja e hetimit përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Po pse ça je ti, kryeministër që të pengon një ministër? Po ti s’je kryeministër. Ti nuk e do Byronë e Hetimit, sepse Byroja do të fillojë me Surrelin, do fillojë me pallatin 5 katësh. Krijove një grup ti, me në krye Xhafën, përfaqësues të klaneve të drogës”.

Ruçi merr në mbrojtje ekspertët: Po i përdhunonon
“Problemi i parë për reformën në drejtësi, sa mirë po përgjërohesh, ça po kërkon pazar apo reformë? Pazar, erdhi komisioni i Venecias dhe foli qartë, reforma është domosdoshmëri, sa më shpejtë duhet bërë, punë e lavdërueshme e komisionit parlamentar shqqiptar dhe punë ekselente e ekspertëve shqiptarë, ça bërë ti sot? ti sulmove komisionin dhe ekspertët.

Si ka mundësi të përdhunosh ata që janë jashtë kësaj salle jo vetëm për punën që kanë bërë por për atë çfarë përfaqësojnë, ke të bësh me një ekspert që për 10 vjet përfaqësoi shqiptarët si gjyqtar i gjykatës së Strasburgut dhe këtu në sallë ti se ke votuar, dhe s’është socialist, është i djathtë. Ti vazhdon ta sulmosh atë”,- ka qenë reagimi i deputetit socialist Gramoz Ruçi në sallën e Parlamentit në replikë me Berishën.
 
Rama: Mos bej avokatin e LSI 
Në replikë me ish-kryeministrin Berisha, shefi i qeverisë Rama u shpreh i impresionuar nga mbrojtja që Berisha i bëri Ministrit të Drejtësisë, duke i sugjeruar të bëjë avokatin pa pagesë të LSI. 

“Unë e kisha kërkuar fjalën më parë dhe kjo nuk është replikë, por nuk mund ta fsheh që jam i impresionuar nga avokatia që iu bë Ministrit të Drejtësisë dhe tani besoj je gati të shkosh të bësh avokatin e LSI kundër Rilindjes Demokratike në gjyq për ato shpifjet e Rilindjes Demokratike. 

Dhe pasi të fitosh gjyqin kundër Rilindjes Demokratike për llogari të LSI, duhet të hapësh ti gjyqin kundër PD për akuzat që ka bërë këtu duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit për vrasjen e dy deputetëve. Ke shumë punë për të bërë, je impresionues në përpjekjen për t’u shfaqur si avokat pa pagesë i LSI,” tha Rama.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?