Reforma në Drejtësi, PD-LSI kundërshtojnë draftin e PS-së

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë ndryshime të drafti të paraqitur nga Partia Socialiste për reformën në drejtësi. Kjo u bë e ditur në një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të kreut të LSI-së, Ilir Meta me…
Ndaje
Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë ndryshime të drafti të paraqitur nga Partia Socialiste për reformën në drejtësi.
Kjo u bë e ditur në një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të kreut të LSI-së, Ilir Meta me drejtuesit më të lartë të partisë që ai drejton.
Deputetja e Qarkut të Beratit, Silva Caka u shpreh se gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, LSI do të paraqesë propozime në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar.
Meta mblodhi në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit juristët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në takim morën pjesë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.
Deri tani, LSI ka mbajtur qëndrimin se reforma në drejtësi duhet të ketë një konsensus të gjerë, gjë e cila deri tani nuk është arritur.
Kjo pasi PD nuk bie dakord me procedurat për emërimet në gjykatat e larta, pasi shumica aktualisht ka 3/5 e Kuvendit.
PD: Nuk e pranojmë draftin e Ramës ![]()
Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu kanë zhvilluar gjithashtu një mbledhje me juristët e Opozitës, lidhur me qëndrimin që opozita do të mbajë nesër për Reformën në Drejtësi, gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë çështje.
Pas mbledhjes, Eduard Halimi tha se Rama, me draftin e hartuar më 29 dhjetor po tenton të kapë drejtësinë.
Ai tha se opozita u qëndron vetëm rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ndërsa nuk u përgjigj nëse ajo kishte një draft paralel.
“Çështja ku ndahemi ne me mazhorancën është çështja e votimit me 3/5, pra me 84 vota, që tenton të kapë drejtësinë.
Rama po kërkon që me draftin e ekspertëve të emëruar prej tij të kapë drejtësinë dhe të shpëtojë kriminelët me të cilët fitoi zgjedhjet”, tha Halimi.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Fatmir Mediu, aleati i PD-së.
Ai tha se drafti më i mirë është ai që reskepton rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Në mënyrë të tërthortë, edhe Mediu hodhi poshtë draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, duke thënë se drafti i vërtetë duhet të krijohet bashkarisht.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.