Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, shqiptarët humbasin Ulqinin

Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi e udhëhequr nga Milo Gjukanoviç ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin.Kjo parti ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve, ndërsa tashmë shqiptarët kanë humbur drejtimin e kësaj komune.PDS e Gjukanoviç ka fituar…
Ndaje
Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi e udhëhequr nga Milo Gjukanoviç ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin.
Kjo parti ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve, ndërsa tashmë shqiptarët kanë humbur drejtimin e kësaj komune.
PDS e Gjukanoviç ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve komunal apo 9 këshilltarë, ndërsa partia shqiptare FORCA ka fituar 8 mandate . Kjo parti në mandatin e kaluar kishte fituar 11 këshilltarë komunal.
Koalicioni “Së Bashku për të ardhmen e Ulqinit” ka fituar 7 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 3 mandate, SDP dhe Partia Pozitive nga 2 mandate, SNP dhe Fronti Demokratik nga 1 mandat.
Vota e përçarë e shqiptarëve në Komunën e Ulqinit me shumicën e popullsisë shqiptare, ka bërë që të humbet kjo komunë e rëndësishme, kanë theksuar analistë malazez. Ulqini drejtohej nga shqiptarët që nga fillimet e pluralizmit politik në Mal të Zi.
Një fotografi e Krajl Nikollës është duke qarkulluar mes shqiptarëve në Facebook, me shënimin: “Unë vërtetë e mora Ulqinin me luftë në vitin 1880, por pasardhësit e mi, një ditë do ta marrin me votat e shqiptarëve!”
Është megjithatë interesante që një fotografi e shtypit lokal tregonte festën e mbështetësve të partisë së kryeministrit, një automjet nga valëvitej jo vetëm flamuri malazez por edhe ai i shqiptarëve.


Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.