Lajme Hyr

LajmeKosova dhe Rajoni

Kosova, 132 raste me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me Covid-19.Sot janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të…

·

Kosova, 132 raste me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me Covid-19.

Sot janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16. Tashmë gjithsej në vendin tonë janë 132 raste me Covid-19.

Lexo edhe

Komentet (0)

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?