Lajme
21°Tiranë
Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Covid-19/ Kosova, 65 te infektuar, dy në gjendje kritike

Covid-19/ Kosova, 65 te infektuar, dy në gjendje kritike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë te shtruar 61 pacientë.Sipas njoftimit, 47 raste janë me COVID-19, ndërkaq për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 kanë rezultuar negativ në COVID-19.Nga këto raste, 41…

·

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë te shtruar 61 pacientë.

Sipas njoftimit, 47 raste janë me COVID-19, ndërkaq për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 kanë rezultuar negativ në COVID-19.

Nga këto raste, 41 pacientë janë me gjendje stabile ndërkaq, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Dy pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, dhe janë në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Tre persona kanë vdekur.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur. Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?