Lajme
20°Tiranë
Hyr

Lajme › Bota

Horror në New York, gjinden 100 trupa të vdekur me COVID-19 në kamionë

Horror në New York, gjinden 100 trupa të vdekur me COVID-19 në kamionë

Një zbulim i tmerrshëm, i bërë nga policia e New York-ut është raportuar në gazetën New York Times, agjentët do të kishin gjetur rreth 100 trupa, të mbushur në dy furgonë dhe një kamion frigorifer, jashtë selisë së një shtëpie…

·

Një zbulim i tmerrshëm, i bërë nga policia e New York-ut është raportuar në gazetën New York Times, agjentët do të kishin gjetur rreth 100 trupa, të mbushur në dy furgonë dhe një kamion frigorifer, jashtë selisë së një shtëpie funerali në Brooklyn. Për ditë të tëra, banorët e zonës kishin thirrur autoritetet, duke u ankuar për erën e pakëndshme që vinte nga rruga. Pronari i agjensisë funerale i tha policisë se ai ishte "i detyruar të përdorë kamionë me qira si një depo të përkohshme", duke mbajtur trupat me akull, duke dashur të priste disa javë para se të mund ti varroste pasi ka mungesë në strukturat e varrimit.

Viktimat e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara tejkaluan 60,000.

    Sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins, vdekjet në lidhje me Covid-19 janë të paktën 60.475, ndërsa rastet e pacientëve të infektuar janë rritur në 1.036.652.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?