Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
LecNeli

A Menoni Se Ka Ardh Koha Qe Veriu Dhe Verioret Te Bashkohen Me Mrojt Kulturen, Zakonet Dhe Gjuhen Apo Dialektin.

Recommended Posts

A menoni se ka ardh koha qe VERIU DHE VERIORET te bashkohet me mrojt kulturen, zakonet dhe gjuhen apo dialektin verior qe asht nen presion diskriminimi prej stacioneve televizive ne Tiran. Te jena te vetdishem se brez mas brezi per pothujse 2000 vjet veriu ka kene bastioni mrojts i kultures, zakone dhe dialektit geg. A menoni se dialekti geg asht nen presion mu asimilu krejt ashtu si kultura veriore dhe pse kanalet televizive dhe gazetat veriore nuk po luftojne me mrojt kto gjana qe jan nen presion me gjithfar emnash e itiketash diskriminuse e poshtnuse, por qe t'part tane kane luftu me i pas na. Si munena na sot me i kthy pergjigje Gjergj Kastriot e me radhe deri me Pashko Vas e Gjergj Fisht po pranume varimin e asaj qe ata kane luftu per, CA ME JU THAN T'PARVE TONE qe KAN DEKE TUJ MROJT KTO GJANA qe KENA SOT KUR TAN DITEN E TAN NATEN SHUMICA E STACIONEVE DHE E GAZETAVE TIRANS PO NA DISKRIMINOJN EMNAT TONE E DIALEKTIN DHE KULTUREN TONE SIKUR NA TJENA NJERZ SHPELLASHME E T'PACIVILIZUM q* DUHET SEZBAN ME HUP E SHFAROS GJITHCA TKALUME E GJITHCA qe KENA SOT. A duhet sezban qe tu fillu me Bashki te Shkodres e cdo bashki ne veri deri me bashki te Krujs te bahet e domosdoshme mrojtja dhe pasunimi i dialektit, kulturs dhe zakoneve veriore gege ne televizione e gazeta. Une per vedi jam krenar qe jam verior se jam Shkodran, Pukjan, Tropojan, Kuksian, Dibran, Lexhjan, Merditor e Krutan se jam verior e verior du me mete, qe veriun ne zemer e marr me vedi edhe kur tme vine koha me deke. Vllazen ka ardh koha mu bashku per me mrojt vedin tone se jem tmire fort.

Faleminerit

Lec Neli

Share this post


Link to post
Share on other sites

gjithkush esht krenar per vendin nga ka origjinen dhe normal i duket vetja me i mire nga te tjeret.nuk mendoj se gjendja eshte aq alarmante sa e paraqet ti pothuajse nje kushtrim.por sigurisht qe ka dicka qe nuk shkon ne kete mes,psh npo ta keni pare portokalline kohet e fundit eshte tepruar pak me ne verioret pasi na paraqesin si njerez shpellash qe bashkjetojne akoma me arushen.pastaj ka dhe shume paragjykime,psh ketu ne tirane ku jam un me shkolle ka shume paragjykime per ne verioret.por nuk duhet te harrojme se verioret lene edhe pak "nam" gjithkund pasi ketu ne tr ku rri un c'do ngaterrese qe ndoll s'ka mundesi pa ndoll nje verior ne te,per te mos thene se zihemi me njeri-tjetrin ne shumicen e rasteve. pastaj shume jane te pa sjedhshem,arrogante dhe perdorin shume pak trurin.sa per gjuhen ke te drejte deri diku pasi ne fjalorin zyrtar te gjuhes shqipe ka shume fjale toskerisht te tepruara.me pak fjale duhet dhe ne te ndryshojme pak qe ti afrohemi realitetit.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mbrojtja e kultures dhe zakoneve eshte me se e domosdoshme biles shpesh here duhet te organizohen nga ana e bashkive evenimente te ndryshme per ti ri-sjelle traditat por kesaj here si kujtese. Duhet te kena parasysh se kohnat ndryshojne dhe evulojne ndaj nuk mund te mbetna konservatore te dogmave por duhet te jena njeres te kohes ashtu sic kane qene te paret tane te kohes tyne.

Gjuha eshte fjalor komunikimi ndaj nje shteti i duhet te kete nje gjuhe te perbashket qe eshte ajo letrare. Ne fakt gegerishtja esht nje gjuhe e pasun me fjale dhe faji qe shume fjal nuk perfshihen ne shqipen standarte te sotme eshte faji i gjuhtarve dhe tendenca e komunizmit te marre me shume nga jugu sepse gjuha e veriut ishte ajo Pjeter Bogdanit, Gjergj Fishtes, Pjeter Budit etj... te cilet ishin prifterinj qe komunizmi u erresoi punen e tyre.

Share this post


Link to post
Share on other sites

me vjen mire per patriotizmin tend lecneli e te gjitheve atyre qe jane patriot por siç tha edhe antoni, nuk mendoj se gjendja eshte aq e rende pasi gjuha baze e shqipes se sotme sidoqofte mbetet gegerishtja dhe eshte me se e natyrshme qe ka evulim ne te, si ne te gjitha gjuhet e vendeve te tjera. medeomos qe kane hyre edhe fjale nga toskerishtja pasi tani jemi nje komb e duhet te dime te merremi vesh. pastaj jugoret nuk duhet t'ia lejojne vetes te na marrin per strajce te dreqit pasi pa ne verioret ata nuk kane as te shkuar dhe as te ardhme. eshte e vertete qe pak tallen me ne verioret por aq pak e meritojme pasi edhe ne tallemi me ta si dime, le ta themi sepse siç tha edhe antoni (qe po me habit) jemi pak teper gjaknxehte, shpatullgjere e brekngrisur ne nje menyre krejtesisht te gabuar. gjithashtu mendoj edhe se kushtrimi i vertete qe duhet te behet sot duhet te jete ai kunder fjaleve te panevojshme te huaja, ajo eshte dhe me e keqe pasi nuk eshte as gege e as toske, kur fjalet i kemi si ne gege si ne toske.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...