Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Emergjenca e terrorizmit "shqiptare"

Recommended Posts

a_689.pngE dinim qe sado heret a vone do te dilte ne shesh kjo histori. Po ju flasim per pikerisht per shijet e shqiptareve ne lidhje me fene, po po ate islame. Faktikisht ose te pakten teorikisht ky besim nuk perkrah asnje lloj dhune. Por pse duhej te cenohej ajo menyra e besimit shqiptare ku feja e shqiptarit "ishte" shqiptaria, por sic thote nje proverbe shqiptare "Nje dru i shtrember prish e gjithe turren". Ajo e jona ishte pa paragjykime dhe mendoj se duhet ta ruajme deri ne fund qe fundja ne sy te botes te mos dukemi te tille. A mos valle kemi pak paragjykime ne shqiptaret sa te na shtohet edhe ajo e terrorizmit islamik?

Kosova

Dua ta ve doren ne plage sepse aty ku ndihet me shume kjo ere eshte ne Kosove, pra, ne shtetin me te ri ne Europe. Kosova pervec kontributit te shqiptareve, pavaresia, i atribuohet me se shumti NATO-s pra perendimit. Jo me kot ne prishtine po ngrihet nje shtatore ne nder te presidentit te Amerikes Bill Klinton. Por, le te kthehemi tek lufta. Sipas disa burimeve ende te pakonfirmuara, ne rradhet e UCK-se ka pasur edhe elemente qe kane pasur lidhje me terrorizmin. Me konkretisht, thuhet se ka pasur edhe vullnetare nga vendet islamike ne lufte per clirimin e kosoves, kjo jo sepse arabeve ose egjiptjaneve u dhimbsej kosova por sepse ajo ishte nje thirrje e muslumaneve ne ndihme te "vellezerve" te tjere muslumane. Sipas nje Palestinezi te kontaktuar nga ne, kjo ideologji egziston ne doktrinen islamike ndoshta ne ate me radikale: pra kur nje musluman ndodhet para nje rreziku mund te therrase ne ndihme njerez te tjere te besimit islam.

Sot, Kosova, ka nje shtet e kjo fale shteteve si SHBA. Po edhe kur Kosoves i duhej nje njohje nderkombetare ajo u refuzua nga vendet arabe. Elementet islamike filo-radikale nuk i nevojiten Kosoves e sidomos keto kohera ku jane ne loje integrimi i vendit ne strukturat euro-atlantike.

Fatkeqesisht, elementi shqiptare ne fokusin e figurave terroriste nuk ka munguar. Mund te permendim ketu rastin e NJU XHERSIT si meposhte:

 

 

NJU XHERSI - Gjykata e Kamdenit ne Nju Xhersi ka denuar me burgim te perjetshem dy vellezerit Duka, per komplot ndaj bazes ushtarake Fort Dix ne afersi te Nju Xhersit. Gjykata vendosi burgim te perjetshem per Dritan Duken 28 vjec, Elvir Duken 23 vjec, ndersa per vellane e trete te tyre Shain Duka 26 vjec, vendimi u dha me vone. Te tre emigrantet jane me origjine nga Dibra e Madhe dhe prej nje kohe te gjate jetonin dhe punonin ne SHBA. Pervec tyre jane edhe dy te akuzuarit e tjere, turku Serdar Tartar 23 vjec dhe Mohamad Ibrahim Shneuer 22 vjec nga Jordania, ndaj te cileve po ashtu sot pritet shpallja e vendimit nga paneli i gjykatesve. Akuza i ngarkon ata per komplot ndaj nje baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me pergatitjen e rekruteve.

 

 

Por sa eshte rreziku qe i kanoset shteteve shqiptare nga terrorizmi islamik? Aktualisht cdo gje eshte fillestare por nuk eshte absulutisht per tu nenvleresuar, rasti i forum-islamik.com hap edhe nje here qe kjo ane negative te rishikohet me me shume seriozitet, kjo ne qofte se nuk duam ta mbajme emrin "turqia e vogel e ballkanit".

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

..sic thote nje paragraf i artikullit '' nje dru i shtrember,prish gjithe turren'' ashtu i bie te jemi ne shqiptaret ne syte e Europes.

Une shpresoj dhe besoj e jam i bindur se ngjarjet e fundit lidhur me terrorizmin jane akte sporadike te nje pjese fare te vogel te besimtareve myslimane.Shumica e ketyre personazheve jane shkolluar vitet e fundit ne shkollat islamike te vendeve arabe te vendeve si Siri apo Yemen.Problemi eshte se ky grup njerezish po kerkojne te krijojne ne Shqiperi nje fryme radikale te islamizmit e cila con drejt urrejtes ndaj besimtareve te feve te tjera.Ne Shqiperi gati krenoheshim me bashkejetesen dhe mirekuptimin fetar.Fryma e dialogut mes besimeve te ndryshme ishte nje nga kolonat e shoqerise shqiptare karshi Europes.

Po na etiketuan si vend terrorist atehere me te vertete sic tha Goni duhet ti themi lamtumire Europes.Turqia i ka te gjitha kartat ne rregull per tu bere pjese e UE por ajo do te ndodhte vetem nese do te ishte ne krye te shtetit Ataturku i cili e themeloi dhe drejtoi shtetin mbi baza laike dhe jo fetare.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sa me shume "prova" te tilla dalin aq me shume besoj se izolimi i Shqiperise,kosoves dhe Bosnjes per ceshtjen e vizave eshte thjeshte dicka "fetare"

Edhe pse mund te behet fjale per nje 6 mujor vonese ose dicka me shume eshte nje sinjal qe Europa na jep per te kuptuar se kush jemi dhe se nga duhet te shkojme nese duam te hyme ne Europe.

Sinqerisht jam shume i merzitur si me raste e ekstremizmit fetare islamik te shfaqur se-fundmi ashtu dhe me kontestimin qe po i behet Nene Terezes po ne deisa qarqe islame si ne Shkoder,Kosove apo Maqedoni.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...