Jump to content
Veriu Forum

VeriuPortal

Antare
  • Content Count

    96
  • Joined

  • Last visited

  1. Ju kujtohet pak kohe mepare kur nje fare, Roberto Saviano erdhi nga italia ne Top Channel, per te hedhur drite ose balte mbi implikimet e shqiperise me mafian italiane? Kush eshte Roberto Saviano? Roberto Saviano u be i njohur per shkak se ai botoi nje liber te quajtur "Gomorra" i cili pershkron mafian qe vepron ne jug te italise kryesisht dhe organizaten kryesore qe quhet "Kamorra". Pas publikimit te ketij libri ai mori kercenime nga mafia se do ta vrisnin dhe ju desh te largohej nga napoli ku mepare jetonte. Libri beri buje te madhe sepse aty shpjegoheshin menyrat se si mafia vepronte dhe si implikonte dhe funksionare te larte. Ne emisionin e Rudina Xhunges tek "Shqip" ai pervec veprimtarise se Kamorras ne itali tha se mafia italiane eshte e lidhur ngushte me ate shqiptare. Biles, fillimet e saj i ka qysh ne kohen e diktatures dhe se sherbimet sekrete shqiptare ne ate kohe kane bere shpesh pazare me mafian italiane. Cfare zbulimi ee? Gazeta shqiptare Investigim Pas kesaj Gazeta Investigim me drejtor Alket Aliu e akuzuan Savianon per plagjature sepse sipas te dhenave na del se Gazeta Investigim i kishte publikuar disa dokumente ku thuhej se "...shertbimi sekret shqiptare ka bere tregti me mafian italiane, per arme etj...". Me te drejte gazeta ka kerkuar gjene me minimale pra, te citohet burimi ku eshte marre ky informacion. Eshte e vertet qe Saviano eshte bazuar te gazeta investigim per keto? Zinxhiri na çon tek "Osservatorio Italiano" ne rubriken "La rinascita Balcanica" e cila kishte publikuar disa artikuj te marre nga gazeta Investigim dhe perkthyer ne gjuhen italiane nga redaktori shqiptare ne zyrat e "La rinascita Balcanica" ne Banja-Luka ne Bosnje-Hercegovine. Saviano kishte lexuar disa nga keta artikuj ne internet dhe i kishte derguar email redaksise se gazetes "Osservatori Italiano" ku thuhej se "...jam i interesuar per keto artikuj rreth sigurimit te shtetit shqiptare dhe mafias italiane...". Gazeta Italiane ja kishte mundesuar kete dhe pas kesaj - thote drejtori i "Osservatorio Italiano" Mikele Altamura - Saviano nuk u be me i gjalle as per te na falenderuar. E drejta e Autorit Me sa duket Saviano nuk eshte hera e pare qe ben karriere mbi shpatullat e te tjereve. Kohe mepare ai eshte akuzuar po per te drejtat e autorit mbi citime te thene nga te tjere dhe te shfaqura si thenie te tijat te cilat i ka shkruajtur ne libra. Gazeta Investigim ka te drejte dhe ta hedhe ne gjyq dhe kjo te behet shembull edhe per shume media elektronike apo te shkruara shqiptare qe akoma sot vazhdojne te japin informacion pa te drejte autori dhe pa cituar burimin. Shpesh here degjojme ne televizionet shqiptare qe kur citojne nje gazete apo TV thone "...sic shkruan nje e perditshme", po cila nuk dihet. Te citosh burimin nuk eshte nje reklame per autorin por nje e drejte. Lexo me shume artikuj
  2. Italianet kujtojne eksodin e madh qe zbriti brigjet e italise me datat 7-8 mars te vitit 1991. Pas renies se murit te Berlinit kesaj here ishte rralla e shqiptareve qe te thyenin murin e tyre e per t'ju bashkuar evropes. Nuk ishte pare asnje here kesisoj eksodi - thote gazeta Repubblica - oret e para flisni per 12 apo 15 mije veta te mberritur me anije tregtare apo cfare do lloji. Shifra e pabesueshme arriti ne nje 27 mije persona vetem 2 - 3 dite, e ky do te njihej si eksodi biblik i marsit. Brindizi Ate mengjes brindizi zgjohej me 3 anije tregtare me nga 6 mije persona te cilat ishin ndalur nga autoritet portuale te barit per zbritjen e klandestineve qe aso kohe quheshin 'profughi' pra, 'te arratisur'. Gjate nates iu bashkuan edhe anije te tjera me te vogla qe kerkonin te zbarkoheshin. Atehere, qeveria italiane dergon nje trup diplomatik qe te hyje ne bisedime me qeverine shqiptare per kthimin prapa te anijeve, por keto bisedime deshtuan dhe perkeqesimi i personave ne anije beri qe porti i bridizit te kthehet ne nje kamp emigrantesh. Mikpritja ishte e veshtire - kujtojne banoret e brindizit - por bashkia organizoi disa iniciativa per mbledhjen e ushqimeve, veshmbathjeve e ilaceve. Mire apo keq nuk ishte imagjinuar nje situate e tille ndaj ishim te papergatitur - shprehen ata. Ate kohe mungonin pikat e mikepritjes se emigracionit sepse nuk ishte pare ndonje here dicka e tille, ndaj pikat e mikepritjes u bene shkolla, famulli e qendra sociale. Ne ate eksod kishte dhe shume femije minoren qe kishin hipur ne anije ndoshta pa nje destinacion, apo thjeshte per te bere nje xhiro me anije, por shume shpejt italia do te behej toka e premtuar per shume te tjere. Pas disa muajsh me vone e njejta panorame do te riperseritej por kesaj here ne Bari. Gushti i 91' do thyente dhe rekordin e eksodit duke u paraqitur para portit te Barit ne nje anije te vetme rreth 20 mije persona. Ky do te ishte eksodi i dyte i madh qe kesaj rradhe do te behej si shtepi mikpritjeje stadiumi i Barit. Lexo me shume artikuj
  3. Nuk ka vetëm Miss bukuria, buzëqeshja, apo simpatia. Prej disa vitesh në Rimini të Italisë zhvillohet dhe Miss Kirurgjia Estetike. Një konkurs ku vajza dhe gra në moshë sfidojë bukurinë natyrale me mrekullitë që mund të bëjë mjekësia. Këtë vit në Rimini, çmim i parë është marrë nga një 41 vjeçare hungareze, Erzebet Gergely. Një bionde e bukur me sytë blu. Por juria nuk e ka zgjedhur vetëm këtë këto dy detaje. Fal një ndërhyrje kirurgjikale, 41 vjeçarja ka arritur që të ketë gjoksin e saj në përmasat e duhura, duke marrë jo vetëm admirimin, por edhe votat e jurisë në spektaklin e zhvilluar dje në mbrëmje. Erzebet ka një vajzë 19 vjeçare dhe vet punon në një kompani avionësh. Ajo ka lindur në Monok të Hungarisë dhe është e gjatë 190 cm. Ajo deklaroi para jurisë së gjoksin e kishte bërë operacion për ta bërë të pranueshëm për gjatësinë e saj. Hungarezja është fituesja e dytë e konkursit për kirurgjinë plastike. Në juri kanë qenë të pranishëm 10 mjek të operacioneve plastike gazetarë dhe njerëz të artit. Por nuk është vetëm ky spektakli ku garojnë vajzat që kanë bërë “ndonjë ndërhyrje” të vogël kirurgjikale. Dje është zhvilluar dhe Miss Silikoni, Miss Botoksi, Miss Lifting dhe një sërë konkurrimesh të tjera. Lexo me shume artikuj
  4. Harta e Europes eshte e vjeter dhe jo logjike. Ja se si duhej te ishte NJEREZIT mendojne se fqinjet e tyre duhet te levizin ne nje lagje tjeter, perse atehere shtetet jo . TE supozojme qe nje gje e tille eshte e mundur. Rimodelimi i hartes se Euroipes do ta bente jeten me logjike dhe miqesore. Britania, e cila pas zgjedhjeve te pergjithshme do to duhet te beje hesapet me financat publike, duhet te levize me afer vendeve Jugore te Europes per t'ù gjendur ne nje pozicion te ngjashem por duke ndare Skocine dhe Uellsin si dy ishuj te pamvarur. Ne vend te Britanise duhet te jet Polonia , e cila ka vuajtur mjaft ne vendodhjen e saj mes Rusise dhe Gjermanise e meriton te perqafoje ererat e Atlantikut te veriut. Belgjika duhet te shkembeje vendin me Ceket te cilet do te shkonin me mire me fqinjet e tyre Hollandez Biellorusia , per momentin vend i mbydhur qe mundohet te largohet nga gishti i Rusise do te perfitonte nga ekspozimi ne rajonin Nordik influenca e te cilit ndihmoi shume vendet baltike te largohen nga kontrolli i Rusise . Vendet baltike duhet te levizin diku afer Irlandes per te qene me afer SHBA dhe sa me larg Rusise. Ne vendin e lene bosh nga Polonia e Biellorusia duhet te spostohet Ukrahina . Gjermanet , me Ukrahinen kaq afer , vetem 100km nga Berlini, do ta merrnin seriozisht kerkesen e ketij vendi per tu integruar ne BE. Ne vendin e Ukrahines mund te spostohej Rusia duke i lene nje pjese te Siberise shtetit Kinez, i cili do ta marre heret a vone XD. Rirregullimi tjeter ka te beje me Ballkanin. Maqedonia , Shqiperia, Kosova duhet te shkembejne vendet, duke bere qe Maqedonia te marre vendin e Kosoves ngjitur me Serbine , Kosova te spostohej ne Bregdetin e Shqiperise se Veriut, dhe Shqiperia te hynte me thelle ne pjesen kontinentale te gadishullit. Keshtu Serbia nuk do kishte probleme me Kosoven dhe fantazite paranoike greke per pretendime territoresh ne veri do te avullonin. Bosnja eshte shume e brishte per e levizur keshtu qe e leme aty ku eshte . Zvicrren e Suedine i ngaterrojme shpesh .Prandaj do te kishte kuptim te spostonim Zvicrren ngjitur me vendet Nordike. Neutrateti i saj do te pershtatej mjaft mire me Finlandezet dhe Norvegjezet; Norvegjia do te ishte e lumtur te kishte nje vend tjeter jo -BE ngjitur . Gjermania qendron aty ku eshte , sikurse Franca. Por Austria do zinte vendin e Zvicrres , duke lene vend per Sllovenine e Kroacine te zhvendoseshin ve veriperendim.Te cilat mund te bashkoheshin me Italine ne aleance rajonale . Pjesa tjeter e Italise nga Roma e poshte,do te ndahej dhe do bashkohej me Siciline ne nje mbreteri te quajtur Mbreteria e dy Sicilive, (por me nofken Bordello). Kjo e fundit mund te bente nje bashkim monetar por me askend tjeter perveç Greqise. Lexo me shume artikuj
  5. Nuk ka vetëm Miss bukuria, buzëqeshja, apo simpatia. Prej disa vitesh në Rimini të Italisë zhvillohet dhe Miss Kirurgjia Estetike. Një konkurs ku vajza dhe gra në moshë sfidojë bukurinë natyrale me mrekullitë që mund të bëjë mjekësia. Këtë vit në Rimini, çmim i parë është marrë nga një 41 vjeçare hungareze, Erzebet Gergely. Një bionde e bukur me sytë blu. Por juria nuk e ka zgjedhur vetëm këtë këto dy detaje. Fal një ndërhyrje kirurgjikale, 41 vjeçarja ka arritur që të ketë gjoksin e saj në përmasat e duhura, duke marrë jo vetëm admirimin, por edhe votat e jurisë në spektaklin e zhvilluar dje në mbrëmje. Erzebet ka një vajzë 19 vjeçare dhe vet punon në një kompani avionësh. Ajo ka lindur në Monok të Hungarisë dhe është e gjatë 190 cm. Ajo deklaroi para jurisë së gjoksin e kishte bërë operacion për ta bërë të pranueshëm për gjatësinë e saj. Hungarezja është fituesja e dytë e konkursit për kirurgjinë plastike. Në juri kanë qenë të pranishëm 10 mjek të operacioneve plastike gazetarë dhe njerëz të artit. Por nuk është vetëm ky spektakli ku garojnë vajzat që kanë bërë “ndonjë ndërhyrje” të vogël kirurgjikale. Dje është zhvilluar dhe Miss Silikoni, Miss Botoksi, Miss Lifting dhe një sërë konkurrimesh të tjera. Lexo me shume artikuj
  6. Harta e Europes eshte e vjeter dhe jo logjike. Ja se si duhej te ishte NJEREZIT mendojne se fqinjet e tyre duhet te levizin ne nje lagje tjeter, perse atehere shtetet jo . TE supozojme qe nje gje e tille eshte e mundur. Rimodelimi i hartes se Euroipes do ta bente jeten me logjike dhe miqesore. Britania, e cila pas zgjedhjeve te pergjithshme do to duhet te beje hesapet me financat publike, duhet te levize me afer vendeve Jugore te Europes per t'ù gjendur ne nje pozicion te ngjashem por duke ndare Skocine dhe Uellsin si dy ishuj te pamvarur. Ne vend te Britanise duhet te jet Polonia , e cila ka vuajtur mjaft ne vendodhjen e saj mes Rusise dhe Gjermanise e meriton te perqafoje ererat e Atlantikut te veriut. Belgjika duhet te shkembeje vendin me Ceket te cilet do te shkonin me mire me fqinjet e tyre Hollandez Biellorusia , per momentin vend i mbydhur qe mundohet te largohet nga gishti i Rusise do te perfitonte nga ekspozimi ne rajonin Nordik influenca e te cilit ndihmoi shume vendet baltike te largohen nga kontrolli i Rusise . Vendet baltike duhet te levizin diku afer Irlandes per te qene me afer SHBA dhe sa me larg Rusise. Ne vendin e lene bosh nga Polonia e Biellorusia duhet te spostohet Ukrahina . Gjermanet , me Ukrahinen kaq afer , vetem 100km nga Berlini, do ta merrnin seriozisht kerkesen e ketij vendi per tu integruar ne BE. Ne vendin e Ukrahines mund te spostohej Rusia duke i lene nje pjese te Siberise shtetit Kinez, i cili do ta marre heret a vone XD. Rirregullimi tjeter ka te beje me Ballkanin. Maqedonia , Shqiperia, Kosova duhet te shkembejne vendet, duke bere qe Maqedonia te marre vendin e Kosoves ngjitur me Serbine , Kosova te spostohej ne Bregdetin e Shqiperise se Veriut, dhe Shqiperia te hynte me thelle ne pjesen kontinentale te gadishullit. Keshtu Serbia nuk do kishte probleme me Kosoven dhe fantazite paranoike greke per pretendime territoresh ne veri do te avullonin. Bosnja eshte shume e brishte per e levizur keshtu qe e leme aty ku eshte . Zvicrren e Suedine i ngaterrojme shpesh .Prandaj do te kishte kuptim te spostonim Zvicrren ngjitur me vendet Nordike. Neutrateti i saj do te pershtatej mjaft mire me Finlandezet dhe Norvegjezet; Norvegjia do te ishte e lumtur te kishte nje vend tjeter jo -BE ngjitur . Gjermania qendron aty ku eshte , sikurse Franca. Por Austria do zinte vendin e Zvicrres , duke lene vend per Sllovenine e Kroacine te zhvendoseshin ve veriperendim.Te cilat mund te bashkoheshin me Italine ne aleance rajonale . Pjesa tjeter e Italise nga Roma e poshte,do te ndahej dhe do bashkohej me Siciline ne nje mbreteri te quajtur Mbreteria e dy Sicilive, (por me nofken Bordello). Kjo e fundit mund te bente nje bashkim monetar por me askend tjeter perveç Greqise. Lexo me shume artikuj
  7. Nga sherret e presidenteve te shkelmat ndaj gjyqtarëve të ndeshjeve. Në Ersekë, Nino i Laçit ra pa ndjenja. Në Tiranë, Bakaj u ça në kokë Rastet e dhunës në stadiumet shqiptare nuk janë të pakta. Gazeta “Albania” prezanton disa prej tyre të ndodhura gjatë këtij sezoni në kompeticionet e ndryshme futbollistike që organizon Federata Shqiptare e Futbollit, ato të Superligës, Kategorisë së Parë dhe të Dytë., LOJTARI PA NDJENJA - Sulmuesi i Laçit, Jetmir Nino, rrezikoi jetën në Ersekë në ndeshjen Gramozi-Laçi (1-2, java 13). Futbollisti laçjan u godit me shkelma e grushte në hyrje të dhomave të zhveshjes. Nino shkëmbeu fjalë me tone të ashpra me sulmuesin e Gramozit, Genn Hyseni (autori i golit të vetëm të kolonjarëve), dhe ky i fundit e goditi me grushte. Pas kosovarit ndaj Ninos qëlluan edhe lojtarë të tjerë të Gramozit. Nino ra pa ndjenja dhe u dërgua me ambulancë, ku mjekët e risollën në vete. Tifozët e Gramozit sulmuan me gurë dhe autobusin e Laçit. Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, akuzoi treshen e gjyqtarëve me në krye Kridens Metën, duke pohuar se arbitri nuk ka një penallti dhe i mohoi një gol kolonjarëve. SHERR PRESIDENTëSH – Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj dhe homologu i tij te Bylisi, Besnik Kapllanaj, shkëmbyen replika të forta me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Bylis (3-0, turi i dytë), aq sa është ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Gjithçka ndodhi pas golit të dytë të Dinamos, të realizuar nga Elis Bakaj dhe festimeve të këtij të fundit. Në konfrontim u përfshinë edhe trajneri i portierëve të Bylisit, Arbër Sino, me zëvendëspresidentin e Dinamos, Avni Braçe. Forcat e policisë nxorën nga stadiumi me forcë presidentin e Bylist, Besnik Kapllanaj dhe trajnerin e portierëve të Bylisit, Arbër Sino. SHKELMA GJYQTARIT - Lojtarët e Vlorës zunë me shkelma e grushte gjyqtarin nga Erseka, Mane dhe ndihmësit e tij, Qiriazi e Maze, të cilët i konsideruan fajtor në humbjen 1-0 me Domosdovën të zhvilluar në Përrenjas. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut. Golin e vetëm të takimit e shënoi Karaj në minutën e 13-të. Në minutën e 80-të trajneri i Vlorës, Rrapo Taho, tërhoqi skuadrën nga fusha, ndërkohë që lojtarët iu sulën me shkelma gjyqtarëve. Gjyqtaret u morën në mbrojtje nga policia lokale. GODITET TRAJNERI - Trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, është goditur me një send të fortë në krah gjatë një dalje të tij nga bankina në ndeshjen Besa-Tirana (1-1, java 15). Pasuesi i kroatit Ilija Lonçareviç ishte duke i kërkuar sqarime njërit prej anësorëve të ndeshjes, kur një objekt e goditi në krah. Alban Tafaj u pa të dilte nga stadiumi me krahun e lidhur. “Jam goditur me një send të fortë nga ndonjë tifoz i papërgjegjshëm”, - tha Tafaj pas ndeshjes. ZENKA MASIVE – Dhuna në stadiume vazhdoi serialin e telenovelës së saj. Në takimin Këlcyra-Tomori (0-1, 06.12.2009, java 11 e Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), loja u ndërpre në minutën e 80-të nga gjyqtari Shkëlqim Balliu, pasi ndeshje u shoqërua nga tensioni i lartë. Në minutën e 50-të anësori Dyrmishi u godit me gur, ndërsa gjyqtarët në shenjë proteste ndërprenë për dhjetë minuta takimin, për të rifilluar më pas. BRAKTISET NDESHJA - Në takimin Domosdova-Butrinti (3-2, i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), skuadra nga Saranda braktisi fushën në minutën e 83-të, menjëherë pas golit të Domosdovës të realizuar nga Karriqi, duke pasur kontestime të forta ndaj gjyqtarit korçar Kello. Maloku i Domosdovës në minutën e 65-të nuk realizoi nga pika e bardhë, asistenti Kaçani urdhëroi përsëritjen e penalltisë, sarandiotët kundërshtuan fort, por në gjuajtjen e dytë, Maloku realizoi golin 2-2 të ndeshjes. Butrinti protestoi edhe për golin e tretë të Domosdovës, pasi sipas tyre Karriqi ishte në pozicion jashtë loje. Zënka ka pasur edhe në sfidën Veleçiku-Mamurrasi(2-0, vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Veriut). SHPULLA ANëSORIT - Futbollisti i Flamurtarit, Halim Begaj, goditi me shpulla gjyqtarin anësor Biçaku, duke protestuar për golin e shënuar nga Dinamo në humbjen 1-0 (java 13) në Tiranë. I nervozuar nga pësimi i golit vetëm pesë minuta përpara përfundimit të ndeshjesh, Halim Begaj, nuk i mbajti nervat duke goditur me shpulla e duke lëshuar një lumë të sharash, përpara se gjyqtari Lorenc Jemini ta ndëshkonte me karton të kuq. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, e ndëshkoi veprimin e lojtarit të tij. Pas ndeshjesh, presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, bëri një debat normal me trajnerin e Dinamos, Shkëlqim Muça, në lidhjen me golin që solli edhe fitoren e vuajtur të kryesuesve të Superligës. GRUSHTE Në DERBI - Katër kartonë të kuq, tre gola, penallti, sherre e grushte midis lojtarëve, konfrontim midis tifozëve në fushë, ndërhyrje fortë e policisë për të vënë rregull, e më në fund fitore 2-1 e Dinamos, në një pjesë të dytë që zgjati gati 60 minuta. Kapiteni i Tiranës, Devi Muka, goditi me shkelm e më pas me grusht sulmuesin e Dinamos, Elis Bakajn, menjëherë sapo lojtari më i mirë shqiptar i vitit 2009 shënoi golin e fitores për kryesuesit e kampionatit dhe të 11-in sezonal. Bakaj doli nga fusha i gjakosur dhe i fashuar. Gjithçka më pas nuk është futboll, por një turp për dy skuadrat e elitës shqiptare të futbollit dhe në mes të kryeqytetit shqiptar, jo në ndonjë fushë të kategorisë së dytë. Tifozët e të dyja skuadrave hynë në fushë, ndërkohë që në tapetin e “Qemal Stafës”, policia ndërhyri për të rivendosur rregullin. RENDITJA E UEFA-s Fair-Play, Shqipëria e 49-ta Shqipëria renditet në vendin e 49-të përsa i përket “Fair-Play” nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Klasifikimin e ka publikuar qeveria europiane e futbollit, që ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të zhvilluara nga klubet dhe ekipi përfaqësues në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Periudha e marrë në vlerësim është 1 maj 2009-30 prill 2010. Në kriterin e vlerësimit “Fair Play” janë marrë në konsideratë raportet e hartuara nga delegatët e UEFA-s, bazuar në kritere të tilla si pozitiviteti i lojës, respekti ndaj kundërshtarit, respekti ndaj gjyqtarëve, sjellja e tifozëve dhe e zyrtarëve, dhe gjithashtu edhe ndëshkimet me karton të verdhë e të kuq. Shqipëria, e 49-ta, ka zhvilluar 24 ndeshje ndërkombëtare në nivel kombëtaresh e klubesh, duke grumbulluar 7.589 pikë, e duke lënë pas vetëm San Marinon (7.535 pikë), Lihteshtejnin (7.374), Luksemburgun (7.340) dhe Andorrën (7.337). Përpara ndesh janë Bosnjë-Hercegovina (vendi i 47-të, 7.484 pikë) dhe Maqedonia (vendi i 48-të, 7.449 pikë). Ekipi më i mirë i renditjes “Fair-Play” është Suedia me 8.263 pikë, të grumbulluara këto pas 65 ndeshjesh. Në vend të dytë renditet Danimarka (8.169 pikë, 64 ndeshje) dhe në të tretin Anglia (8.168 pikë, 108 ndeshje). Lexo me shume artikuj
  8. Pothuajse te gjithe kemi nje llogari ne facebook dhe pothuajse cdo dite e frekuentojme ate. Ne fillim jemi regjistruar duke shtuar te gjitha te dhenat tona pa asnje qellim te keq sepse duam qe shoket apo shoqet tona te ne gjejne me kollaj, e keshtu genjehemi duke vendosur te dhenat e sakta. Por sa te sigurte jane rrjetet sociale sic eshte facebook, twitter, myspace etj.? Sa e thjeshte qe dikush te na kontrolloje ose t'ju kete nen kontroll. Nje aludim i koheve te fundit i cili bazohet ne fakte reale, thuhet se rrjetet sociale jane krijuar qe te kete me shume kontroll mbi njerezit qe frekuentojne internetin. Biles, kjo eshte shume e thjeshte kur dihet se cfare:emri, mbiemri, ku banon, hobi, cfare orientimi politik ke, ne cfare beson, nese je i martuar, cilet jane shoket e tu, cfare ben gjate dites te gjitha keto duke ndjekur frekuentimin tend ne facebook. Nuk e besoni? Nese lexoni kushtet e perdorimit do te gjeni se facebook do te perdore te dhenat tuaja sipas kritereve te adreses dhe pa konsensusin tuaj. Ne facebook eshte e pamundur te fshini asgje, eshte e pamundur te c'regjistroheni dhe pak ato gjera qe mund fshini sic jane fotot, ato do te vazhdojne te jene ne databazen e tyre. Duke perdorur opsionet e privatesise nuk arrihet te mbulohet figura e juaj ne rrejt, nese tentoni ta beni sistemi do tju pergjigjet duke ju thene "Atehere pse jeni regjistruar kur nuk deshironi te keni asnje kontakt!". Ketu nuk behet fjale per stafin e facebook por per piramiden e pushtetit dhe hierarkise se teknologjise te makinerise se internetit mbi te cilen qendron ajo qe eshte e etur per dije qe eshte CIA. Nese kompjuteri qe keni perpara eshte nje dritare qe dikush mund t'ju shikoje apo me keq t'ju spiunoje, atehere facebook apo cdo rrjet social eshte nje vend ku jeni lakuriq perpara sherbimeve sekrete. Nese doni nje keshille nga nje profesionist i internetit atehere sa me pak te c'visheni perpara internetit aq me mire do te jete per ju. Ja, disa keshilla. Te perdorni sa me pak te dhenat tuaja te sakta, te jeni te kujdesshem kur beni komente ose flisni me personat e tjere, mundesisht mos perdorni fotot tuaja origjinale. Shume nga ju do te mendoni se ju keni asgje per te deklaruar ose keni bere te keqe, por ju po flisni per momentin dhe jo cfare do te beni apo ndodhe. "Cfare do qe do te beni ne Facebook do te mbetet ne Facebook!" Lexo me shume artikuj
  9. E dinim qe sado heret a vone do te dilte ne shesh kjo histori. Po ju flasim per pikerisht per shijet e shqiptareve ne lidhje me fene, po po ate islame. Faktikisht ose te pakten teorikisht ky besim nuk perkrah asnje lloj dhune. Por pse duhej te cenohej ajo menyra e besimit shqiptare ku feja e shqiptarit "ishte" shqiptaria, por sic thote nje proverbe shqiptare "Nje dru i shtrember prish e gjithe turren". Ajo e jona ishte pa paragjykime dhe mendoj se duhet ta ruajme deri ne fund qe fundja ne sy te botes te mos dukemi te tille. A mos valle kemi pak paragjykime ne shqiptaret sa te na shtohet edhe ajo e terrorizmit islamik? Kosova Dua ta ve doren ne plage sepse aty ku ndihet me shume kjo ere eshte ne Kosove, pra, ne shtetin me te ri ne Europe. Kosova pervec kontributit te shqiptareve, pavaresia, i atribuohet me se shumti NATO-s pra perendimit. Jo me kot ne prishtine po ngrihet nje shtatore ne nder te presidentit te Amerikes Bill Klinton. Por, le te kthehemi tek lufta. Sipas disa burimeve ende te pakonfirmuara, ne rradhet e UCK-se ka pasur edhe elemente qe kane pasur lidhje me terrorizmin. Me konkretisht, thuhet se ka pasur edhe vullnetare nga vendet islamike ne lufte per clirimin e kosoves, kjo jo sepse arabeve ose egjiptjaneve u dhimbsej kosova por sepse ajo ishte nje thirrje e muslumaneve ne ndihme te "vellezerve" te tjere muslumane. Sipas nje Palestinezi te kontaktuar nga ne, kjo ideologji egziston ne doktrinen islamike ndoshta ne ate me radikale: pra kur nje musluman ndodhet para nje rreziku mund te therrase ne ndihme njerez te tjere te besimit islam. Sot, Kosova, ka nje shtet e kjo fale shteteve si SHBA. Po edhe kur Kosoves i duhej nje njohje nderkombetare ajo u refuzua nga vendet arabe. Elementet islamike filo-radikale nuk i nevojiten Kosoves e sidomos keto kohera ku jane ne loje integrimi i vendit ne strukturat euro-atlantike. Fatkeqesisht, elementi shqiptare ne fokusin e figurave terroriste nuk ka munguar. Mund te permendim ketu rastin e NJU XHERSIT si meposhte: NJU XHERSI - Gjykata e Kamdenit ne Nju Xhersi ka denuar me burgim te perjetshem dy vellezerit Duka, per komplot ndaj bazes ushtarake Fort Dix ne afersi te Nju Xhersit. Gjykata vendosi burgim te perjetshem per Dritan Duken 28 vjec, Elvir Duken 23 vjec, ndersa per vellane e trete te tyre Shain Duka 26 vjec, vendimi u dha me vone. Te tre emigrantet jane me origjine nga Dibra e Madhe dhe prej nje kohe te gjate jetonin dhe punonin ne SHBA. Pervec tyre jane edhe dy te akuzuarit e tjere, turku Serdar Tartar 23 vjec dhe Mohamad Ibrahim Shneuer 22 vjec nga Jordania, ndaj te cileve po ashtu sot pritet shpallja e vendimit nga paneli i gjykatesve. Akuza i ngarkon ata per komplot ndaj nje baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me pergatitjen e rekruteve. Por sa eshte rreziku qe i kanoset shteteve shqiptare nga terrorizmi islamik? Aktualisht cdo gje eshte fillestare por nuk eshte absulutisht per tu nenvleresuar, rasti i forum-islamik.com hap edhe nje here qe kjo ane negative te rishikohet me me shume seriozitet, kjo ne qofte se nuk duam ta mbajme emrin "turqia e vogel e ballkanit". Lexo me shume artikuj
  10. Në qoftë se ne duam të citojme fjalët e Jack Nicholson në një film të tij, që tha: "Në tokë, kjo është një grua sexy e cila ka një përzierje me bukuri dhe mend" dhe ju shfaqim 10 gra që kanë këto karakteristika dhe aktualisht jane shfaqur në skenën politike botërre. Mara Rosaria Carfagna Mara Carfagna është një politikane italiane dhe aktualisht shërben si Ministër i Barazive te Grave. Ish vajzë, modele dhe prezantuese televizive ka qenë përshkruar si "ministerja më e bukur në botë" dhe eshte pagezuar si "La Bella Mara" ( "Mara e bukur"). Kryeministri italian Silvio Berlusconi bie në dashuri me të dhe një herë tha: "Nëse unë nuk jam e martuar unë do të martohej me të menjëherë." Thashethemet tregojne se Carfagna dhe Berluskoni janë të përfshirë në punë sekrete. Në një bisedë telefonike mes dy burrave dukej si nje bisede seksi. (Burime të ndryshme në internet) Alina Kabaeva Alina e filloi karrierën e saj si ushtruese atleti, me një fitore prej dy medaljesh olimpike dhe 25 medalje në kampionate të ndryshme në Evropë. Në vitin 2007, pas largohet nga atleti, ajo u bë anëtar i parlamentit rus, dhe thashetheme e tij Presidenti rus Vladimir Putin duke e lënë gruan e tij për të bërë një grua si Alina. Yulia Tymoshenko Ministri ukrainas dhe kryeministër, ajo ishte shumë ndikim në revolucionin portokalli. Revista Forbes vë atë në pozitën e 3-te si gruaja më e fuqishme në politikën botërore. Dhe "revista Globe", e vë atë deri si një gruaja me e bukur në botën politike. Sarah Palin Sara është një fenomen politik në SHBA, 4 vjet më parë ajo ishte Guvernatori i shtetit te Alaskas. Sarah ka një bukuri si ish-mbretëresha dhe atlete, zera që qarkullojnë per disa foto të saj sexy qe mund te jene bere në photoshop, dhe fakti se ka kandidatuar ne Zgjedhjet presidenciale si zëvendëspresident i SHBA-ve e bën te jetë interesante. Ruby Dhalla Politikane kanadeze pasardhësit e saj nga India ka një moshë 34 vjeç ajo ishte anëtare Liberale, një nga partite më te fuqishme politike në Kanada, pse te shkojnë në botën politike kur në vitin 1984 në Kanada nuk ka drejtësi për emigrantë nga Azia (duke përfshirë Indine), është koha kur ne kulmin e masës ndëshkimore nga pasardhësit e Indisë ushtarak në Tempullin e Artë Punjab, dhe ajo menjëherë shkroi një letër presidentit të Indisë Indira Gandhi, Indira i përgjigjet, dhe Ruby gjithashtu e përmendi ne konferencë për shtyp dhe nga ai cast ka filluar jetën politike. Fernadez Cristina de Kirchner Presidente e Argjentinës në këtë imagjinar si platformat e mëparshme, për t'u zgjedhur president, mepara ajo ishte një senator nga Buenos Aires, ajo u zgjodh si president në 22% mes konkurrentëve te saj. U be ze per te gjithe te varferit edhe pse ajo vinte nga nje familje e pasur në Argjentinë. Kristina Fernandez vetem duke dëgjuar emrin e saj do të na duhet të kuptojmë se ajo është Sexy. Julia Gillard Ajo është zëvendës kryeministre e Australisë, Vitin e shkuar ajo ishte një shoqeruese e ish-Miss Universe ne versionin Jenifer Hawkins ku njerëzit e revistës Ralf, ajo kishte $ 50,000 dollare si kontrate për një film Komedi. Stronach Belinda Anëtare e parlamentit ne Kanada, e para ne botën e politikës, ajo eshte e respektuar shumë në sytë e puneve qe lidhen me te.. Përtej puneve dhe politikes ajo është gjithashtu e njohur për shkak të personalitetit të saj që lidhet me mardheniet e saj jashte punes... kur u pyetën në lidhje me aktin nga mediat, ajo tha: "Hej kjo politike e hënë-e-enjte, por nga e premtja ne te diele, unë nuk dua të rri në shtëpi" Hillary Clinton Hillari gati u bë udhëheqës i ndërtesave të bardha, kjo është një nga politikanët qe mund të bëjnë si ato duan .. Tani ajo pasi demokrate erdhen ne pushtet Obama e ka emëruar tani të jetë ministri i saj i Punëve të Jashtme në kabinetin e tij. She's Hot! Sitrida Geagea Liban, një politikane, përpara se ajo te futet në karrierën politike Sitrida ishte një e famshme në Liban. Ajo është gruaja e Farid Samir Geagea, kreu i Libanit i krahut të djathtë (LF) .. Pasi burrin e saj e futen në burg, ajo ju fut botes se politikës. __________________ Zbatoni te drejten e autorit ju lutemi Lexo me shume artikuj
  11. Kengetari, kantautori, balerini, kompozitori, muzikanti, prodhuesi diskografik amerikan u shua dje ne Los Angeles per shkak te nje arresti kardiak, qe pritet te konfirmohet edhe nga autopsia. Pas nje muaji Michael do te mbushte 51 vjec. Por nje nate me pare ai u ndje keq dhe kur mjeket mberriten ne shtepine e tij ne kodrat e Los Angeles, rreth ores 21:20 me oren shqiptare, ishte vone. Vellai Ransy tregon se Michael u rrezua papritur. Cdo tentative me pas per ta shpetuar ka qene e kote. "Kur ambulanca mberriti ne spital, zemra e Michael Jackson kishte pushuar se rrahuri", thote nje prej anetareve te ekipit te ndihmes se shpejte. Neurologet thone se pas pese minutash arrest kardiak, demet qe shkaktohen ne tru jane te pakthyeshme. "Nese do te kishte mbijetuar do te qendronte ne koma vegjetative", shpjegon Marco Pappagallo, drejtor i Pain Clinic del Mount Sinai Hospital ne New York. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi u mesua lajmi per vdekjen e Jackson, televizionet nderprene transmetimet normale per te dhene dokumentare mbi jeten e tij, te seleksionuara ne nje kohe rekord. Vdekja e parakohshme e mbretit te muzikes pop, Michael Jackson ka shtuar ne menyre te menjehershme trafikun ne faqet e internetit Google dhe Twitter. Nje zedhenes i Google ka bere me dije se fluksi i menjehershem qe kane klikuar pothuajse ne te njejten kohe emrin e Jackson i ka bere te mendojne per nje sulm pirat. Nderkohe, mesazhe pa fund vijne nga bota e artit. “Michael ishte me e mira e me te mires”, shkruajne Coldplay, ndersa Lenny Kravitz shton: “Ai ishte vete muzika dhe qe kur ishte 10 vjec per mua ishte nje mit si James Brown apo Aretha Franklin. Ishte shume defryes dhe si nje femije, por kendonte si nje i rritur”. Me nje titull domethenes ka dale edhe tabloidi “The Guardian” qe shkruan: “Ishte Barack Obama i muzikes pop”. Sipas ketij tabloidi, ne vitet ’50 ishte Elvis, ne vitet ’60 Beatles, ndersa vitet ’70-’80 na dhuruan Michael Jackson. Kjo ngjarje nuk u ka shpetuar nga vemendja as mediave ekonomike. Keshtu, “Wall Street Journal” shkruan se Michael ishte popstari me me shume dhunti i kohes se tij. “New York Post” ia ka kushtuar 9 faqet e para mbretit te pop-it, duke shkruar: “Ai u rikthye ne Neverland”. Lexo me shume artikuj
  12. Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit Ka lënë fëmijët, 15, 10, tetë, gjashtë, pesë dhe tre vjeç për t'ia mbathur për dashurinë. Debbie Mallinson, 36-vjeçare dhe nënë e 6 fëmijëve, është dashuruar me Adam Cabanin, një 18-vjeçar dhe shok i djalit të saj të madh, 15-vjeçar. Gruaja doli nga shtëpia gjatë natës nga dritarja dhe hipi në një makinë që e priste. Djali 15-vjeçar e kishte dëgjuar nënën e tij të fliste në telefon dhe po i thoshte atij se e donte shumë. "Debbie dashurohet më shpejt se sa që lind”, ka thënë një nga ish-të dashurit e saj, babai i tre prej fëmijëve. “Kohë më parë më bëri zemrën copë, por nuk do t'ia dijë për asgjë dhe për asnjë, përveç vetes së saj",. “Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj. Lexo me shume artikuj
  13. Qeveritë evropiane vihen rregullisht nën shënjestër të hackerëve, të cilët përpiqen të ndërfusin programe spiune në sistemet e tyre kompjuterike. Sulmet, të cilat shpesh kryhen nga Kina, po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara. Nga SPIEGEL Online <!-- IF Reklama --><!-- IF Reklama --><!-- IF CITATI --><!-- IF CITATI --><!-- IF Image One --><!-- IF Image One --> Premtimi që i bëri kryeministri kinez, Wen Jiabao, kancelares gjermane, Angela Merkel - gjatë vizitës së kësaj të fundit në Kinë, në verën e vitit 2007 - u erdhi shumë për shtat gjermanëve. Wen u shpreh se qeveria e tij do të ndërmerrte veprime "të vendosura" dhe "masa mjaft të ashpra" për të ndaluar sulmet e paligjshme në rrjetet kompjuterike të qeverisë gjermane. Dhe premtimi nuk u bë aspak rastësisht. Vetëm pak ditë përpara udhëtimit të Angela Merkelit në Kinë, revista gjermane, "Der Spiegel" kishte raportuar se sistemet e qeverisë së vendit ishin bërë pre e sulmeve masive. Shërbimet e fshehta gjermane kishin arritur të gjurmonin shumë prej tyre, duke arritur në përfundimin se burimin e kishin në disa provinca kineze. Ishin fjalë të bukura dhe që i bënin nder kryeministrit kinez, por sulmet me software spiunë në rrjetet kompjuterike gjermane janë shtuar edhe më tej që prej asaj deklarate. "Kemi zbuluar përpjekje të përditshme për të kaluar sistemet mbrojtëse të kompjuterëve qeveritarë", thotë Burkhard Even, kreu i divizionit të kundërzbulimit në Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, agjencia e shërbimeve të brendshme të fshehta të Gjermanisë. Dyshimet kryesore vazhdojnë të bien në pjesën dërrmuese mbi Kinën. Rasti më i spikatur qe ai i rrjetit të cyber-spiunazhit, i njohur si "Ghostnet" (rrjeti fantazmë), i cili u kap nga ekspertët kanadezë dhe britanikë në fundin e marsit të këtij viti. Programet e "Ghostnet"-it kishin infektuar të paktën 1,295 kompjuterë në 103 shtete të botës. "Shkencëtarët kanadezë konfirmuan informacionet tona", vëren Even. çdo vit, programe të posaçme antivirus, kapin rreth 600 tentativa për të ndërfutur software të sofistikuara spiunazhi në dy prej rrjeteve qendrore të internetit të IVVB, një sistem që lidh kompjuterët e Kancelarisë gjermane me ministritë e qeverisë në Bon dhe Berlin. Këto dhe tentativa të tjera të ngjashme janë provë e shtimit të vazhdueshëm të sulmeve të sofistikuara kibernetike, një pjesë e mirë e të cilave as që arrihet të kapet prej ekspertëve gjermanë. Postimi i kodeve të dëmshme Këto mesazhe e-maile kanë të bashkangjitur programe që shërbejnë për hapjen e portave për spiunët, gjë që mundëson kontrollin e kompjuterëve të infektuar nga çdo pikë e globit, ashtu si dhe lejon shkarkimin brenda tyre të programeve të dëmshme. Mesazhet e këtij lloji u dërgohen adresave të caktuara që u përkasin punonjësve apo institucioneve që operojnë në fusha specifike. Në më të shumtën e rasteve, shënjestër e sulmeve bëhen nëpunësit e niveleve të mesme. Një punonjës i Ministrisë së Brendshme Federale të Gjermanisë, këto ditë mori një e-mail, i cili në pamje të parë dukej i dërguar nga një tjetër punonjës i departamentit të tij. Mesazhi qe thuajse perfekt dhe të bashkangjitur kishte një program spiun. Një numër i konsiderueshëm adresash në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të Bashkimit Evropian kanë marrë gjithashtu e-maile të ngjashme të nisura nga dërgues të besueshëm. Qëllimi që kanë këto sulme mund të mësohet në njëfarë mënyre nga karakteristikat teknike me të cilat kryhen, ashtu si dhe nga identiteti i shënjestrës ku drejtohen. Për shembull, qëllimi i sulmeve të kryera pak kohë përpara vizitës së kancelares gjermane në Kinë, ishte zbulimi i të dhënave mbi atë që donte të diskutonte Merkel me zyrtarët e lartë kinezë. Shërbimet e fshehta gjermane vërejtën një rritje të ndjeshme të sulmeve kibernetike përpara takimit të Angela Merkelit me Dalai Lamën. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se këta hakersa për të cilët po flasim, janë tepër aktivë në çdo gjë që ka të bëjë me Tibetin. Në janarin e vitit 2008, shumë zyrtarë gjermanë morën një e-mail, i cili kishte të bashkangjitur dokumentin me titull: "Analiza të Qeverisë kineze në lidhje me Tibetin". Në pamje të parë dukej se dërguesi qe një organizatë tibetiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në analizë qe fshehur një program pirat. Hans Elmar Remberg, numri dy i agjencisë së shërbimeve të fshehta brenda vendit në Gjermani, tha në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv WDR se agjentët e tij kishin arritur në përfundimin që sulmet vinin "nga burime kineze" dhe se pas tentativave qëndronin "punonjës të qeverisë ose së paku njerëz që punonin për llogari të qeverisë kineze". Edhe ekspertët e vendeve të tjera që iu vunë pas gjurmëve "Ghostnet"-it arritën në përfundimin se pjesa më e madhe e sulmeve bëhej nga servera me vendndodhje në Kinë. Gjithsesi, u treguan të kujdesshëm dhe vërejtën se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e qeverisë kineze në këtë aktivitet spiunazhi. është e vështirë të identifikosh fajtorët e vërtetë në internet, pasi edhe serverët e kontrollit mund të bëhen pre e sulmeve dhe të kontrollohen në distancë nga hakerët. Dihet që agjencitë e shërbimeve të fshehta kineze, ashtu si dhe forcat e armatosura të këtij vendi, kanë qenë aktivë në spiunazhin kibernetik që në fundin e viteve nëntëdhjetë. Kina mund të mburret gjithashtu edhe për një komunitet hakerash me motive patriotike dhe tepër të aftë, të cilët hyjnë e dalin prej vitesh në sitet e huaja të internetit. Duke qenë se Kina e kontrollon në mënyrë shumë të rreptë internetin brenda kufijve të vet - më shumë se çdo shtet tjetër në botë - mund të merret me mend lehtë se qeveria i ka lejuar hakerët kinezë të bëjnë ç‘të duan me sitet e huaja. Ndoshta nuk është aspak rastësi që vetëm tri ditë pasi zbulimi i "Ghostnet"-it zuri faqet e para të shtypit botëror, u ndje i detyruar të deklaronte se edhe ai vetë qe bërë pre sulmesh të tilla. Tha se disa hakera nga Tajvani kishin mundur të hynin në një kompjuter të Këshillit të Shtetit Kinez, duke shtënë në dorë disa raporte të rëndësishme qeveritare. Kryeministri "ishte tmerrësisht nervoz" për atë ngjarje, raportonte një e përditshme kineze para një jave. (GE) Lexo me shume artikuj
  14. Ishte e natyrshme që krahas kësaj historie filoevropiane, e kundërta e saj do të rrugëtonte paralelisht me të: kundërevropianizmi. Ai ishte i pashmangshëm sidomos gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Evropës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik. Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror. U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj. Por gjuha do të ishte prapë një, ashtu siç ishte identiteti i popullit. Ky i fundit, qysh atëherë, natyrshëm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore të shqiptarëve. Qëllonte që brenda një familjeje të gjëllinin përbri besimi katolik dhe mysliman, të ndarë midis vëllezërve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjë filozofi për të kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një. Kishim pasur një atdhe për të tre besimet dhe kjo s’do të ndryshonte, dhe kjo s’mund të ndryshonte kurrë. Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes. Shqipëria, ashtu si gjithë vendet e gadishullit, u dëmtua rëndë. U dëmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishëm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes. E veç kësaj ndërprerjeje ogurzezë do të mjaftonte të kujtonim nxënësit dhe mësuesit e masakruar, kur kapeshin duke mësuar shkrim e këndim, në bodrumet e fshehta, për të kuptuar se përse gjuha shqipe u ngrit më pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli. Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine. Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme. E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme! Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë. Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme. Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë. Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë. Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara. Por nuk ndodhi ashtu. Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Evropës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundërevropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur. Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht. 5 Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte një ndër ata që më së shumti u shqetësua nga një përsëritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Përpjekjet e tij, shpeshherë të dëshpëruara, për një shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrën reale të Shqipërisë. Shqipëria ishte e vonuar. E përveç vonesës, ajo kishte një pengesë tjetër. Ndërsa në vendet e tjera feja zotëruese e krishtere ndihmonte për ndarjen nga tradita otomane, në Shqipëri, ajo traditë mund të strehohej pikërisht pas fesë zotëruese, myslimanizmit. (Parazitë të shumtë do t’i ngjiteshin kësaj feje, sidomos në shekullin e njëzetë, duke përfshirë edhe të fundit, atë më të rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende në fillim të shekullit. Faik Konica, qysh pa u përmbysur perandoria, u drejtoi një thirrje “muhamedanëve shqiptarë”. Thirrja ishte profetike: otomanët po rrëzoheshin, ç’do të bënin myslimanët shqiptarë? Konica dhe gjithë mendjet e ndritura të kohës e kuptonin se çështja e myslimanizmit shqiptar, ishte në të vërtetë çështja e ekzistencës së Shqipërisë. Vetëm me të krishterët Shqipëria nuk mund të bëhej. Ndaj programi i një Shqipërie evropiane, ishte i pandarë nga ai i një myslimanizmi kombëtar e njëherësh evropian. Shqiptarët ishin familjarizuar ndërkaq me idenë se identiteti shqiptar, duke qenë një, qëndronte vetvetiu mbi të tre besimet e tyre. Të tre ata ishin njëlloj të ligjshëm dhe çdo fryrje e njërit në dëmtim të tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do të kishte tre përbërës të një identiteti dhe jo një identitet i ndarë më tresh. Natyrisht që kjo çështje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatë kohës kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet më vete, paraqitej më e ndërlikuar në kushtet e pavarësisë. Mbreti Zog, i cili u ndesh me të, do ta kuptonte se një shtet shqiptar në Evropë nuk mund të mbahej në këmbë jashtë zakoneve të kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisë, me fjalë të tjera, jashtë kushtëzimit evropian. Për ta përshtatur vendin me këto zakone të reja, ai e quajti të ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve që rregullonin marrëdhëniet e të tre besimeve me shtetin. Merrej me mend që një vend të rëndësishëm do të zinin çështjet e besimit mysliman. Ndër to, kryesorja ishte ndarja e tij me çmërsin e shtetit të perënduar osman. Kështu ai nxori dekrete që disa herë u dukën tejet të guximshme e të parakohshme, si ai për ndalimin e qylafit turk për burrat, ose të ferexhesë për gratë. Dekreti i tij më befasues ishte ai i ndryshimit të lutjes në gjunjë. Duke u nisur nga një nyje e Kanunit të moçëm, që ndalonte rreptësisht rënien në gjunjë të burrave, e që një burrë të gjunjëzuar e quante të vdekur moralisht, mbreti, nëpërmjet Bashkësisë Islame, urdhëroi myslimanët shqiptarë të faleshin këndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethënë në këmbë! Dhe ashtu u bë. Mund të dukej se mbreti Zog, në përpjekje për krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bëma që mund të dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Në të njëjtën kohë afërsisht, sado e habitshme të dukej, në Turqi, në bërthamën e ish-perandorisë së rroposur, po përparonte ideja e një “Turqie evropiane”. Po vërtetohej ideja e rilindësve se myslimanizmi shqiptar nuk do të ishte pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës. Ndërkaq, në hapësirën shqiptare, që kishte mbetur jashtë kufijve shtetërorë, po ndodhte një zhdrivillim i kundërt. Rrethet shoviniste në vendet fqinje, kryesisht në Jugosllavi, e kuptuan shumë shpejt se mund ta shfrytëzonin myslimanizmin kundër identitetit shqiptar. Si vende të krishtera që ishin, do të ngjante e logjikshme që ato të përpiqeshin të dobësonin myslimanizmin te shqiptarët. Por, për një paradoks të madh, ato bënë të kundërtën. Dukej qartë se ajo që i shqetësonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj në mënyrë të ethshme shpresonin që me anë të fesë t’i merrnin frymën identitetit. Strategjia e tyre ishte afatgjatë. Sa më shumë që shqiptarët të ngjanin jo si shqiptarë me besime të ndryshme, por thjesht si myslimanë pa komb, aq më të huaj do të dukeshin në sytë e Evropës. Dhe kështu, Evropa, e mësuar me zakonin e mbrapshtë që popujt myslimanë t’i përftonte më lehtë si koloni, se sa si popuj sovranë, të tillë do t’i përftonte dhe shqiptarët, gjersa t’i harronte. Shqipëria zyrtare ndërkaq ishte pengesë për këtë harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente të keqen, vazhdonte me dëshpërim evropianizmin e ngutshëm të vendit. Por një ngjarje e beftë do të ndërlikonte gjithçka: pushtimi italian. Nga dëshpërimi dhe zia si një ngushëllim i papritur do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Por hareja për këtë s’do të vazhdonte gjatë. Pushtimin fashist do ta zëvendësonte diktatura komuniste, më saktë një diktaturë dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amë, e dyta mbi Kosovën. Procesi i evropianizimit jo vetëm u ndërpre, por urrejtja kundër Evropës, u bë baza e strategjisë komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata më e çmuar që komunizmi shqiptar u bëri jugosllavëve. Shqipëria u nda përsëri nga Evropa, këtë herë edhe më tragjikisht. Më 1947-ën, Enver Hoxha, të vetmen “sprovë historike” që shkroi ia kushtoi himnizimit të Haxhi Qamilit. Urrejtja kundërevropiane u shkri me atë kundërshqiptare si trupi me hijen e vet. ëndrra jugosllave po njëmendësohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Dhe ndodhi ajo që pritej, Evropa e harroi Shqipërinë. Me duar të lira tashmë, jugosllavët iu turrën identitetit shqiptar. 6 Rretheve shoviniste në Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqësimi i Shqipërisë komuniste me Evropën ishte argumenti më i mirë për ta, për t’i paraqitur edhe shqiptarët e Jugosllavisë si kundërevropianë. Thelbi i strategjisë jugosllave mbetej i pandryshuar: të tkurrej, të shkonte drejt tretjes shtati i këtij populli, që edhe pa këtë, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapërcente dot shifrën fatale, një milion, në kohën që popujt e tjerë ishin katërfishuar e disa herë tetëfishuar. Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipërisë. Njëfarë gjenocidi i ftohtë, i vazhdueshëm. Pyetja, a ka shqiptarë normalë, thënë ndryshe shqiptarë që ishin vërtet shqiptarë, kishte përgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtë se ortodoksët në Ballkan, përveç sllavëve, ishin të gjithë grekë, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund të kishte shqiptarë ortodoksë. Ata që hiqeshin të tillë, nuk ishin veç grekë, që rastësisht kishin mbetur brenda kufijve të Shqipërisë dhe që flisnin gjuhën shqipe, natyrisht përkohësisht! Të dehur nga kjo ide, jugosllavët po josheshin nga një neps edhe më i madh: t’i shkëputnin kombit të vjetër, një copë më të madhe: myslimanët. Ndryshe nga mënyra greke, që kujtonin se marrëzinë e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavët e kuptonin se procesi do të ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Meqenëse s’dukej asnjë shpresë se shqiptarët do ta zëvendësonin identitetin e tyre me atë sllav, e vetmja mënyrë mbetej ajo e tërthorta, përdorimi i një identiteti të tretë. Pas heqjes së ortodoksëve dhe myslimanëve, trupit skeletik të kombit, nuk do t’i mbetej veçse pakica katolike, e vetmja për të cilën ndonjë fqinj tjetër, ta zëmë Italia, nuk po tregonte ndonjë padurim gllabërimi. Por pakicës, sado rrënjëse të ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkë me të do të përfundonte kështu problemi shqiptar. Për të njëmendësuar ëndrrën e tyre makabre, jugosllavët kishin nevojë për përvojën otomane. Kështu qysh në vitet ’50, ata filluan programin e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve drejt Turqisë. E bënë këtë si një test në sytë e Evropës dhe të kampit socialist, pa u shqetësuar prej askujt, madje as prej atij që hiqej si miku i shqiptarëve e që në të vërtetë ishte armiku i tyre më i madh, Stalinit. Zëvendësimi i gjuhës shqipe prej turqishtes po nxitej edhe më fort, e bashkë me të, pakësimi i shkollave për shqiptarët. Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull. E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës. Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj. E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. Si luftë kundër krishterimit serb e jo kundër krimit serb. Shkurt, si luftë kundër qytetërimit evropian, në emër të një tjetër qytetërimi. Nuk ishte e lehtë për shqiptarët e Kosovës t’u shmangeshin këtyre kurtheve. Por ata ia dolën dhe kjo ishte një meritë e tyre e jashtëzakonshme. Ata i treguan gjithë botës se luftonin në radhë të parë për liri. Dhe prapë për liri. Ata i treguan Evropës se s’kishin asgjë kundër krishterimit serb, e aq më pak atij evropian, ngaqë krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vëllam i vjetër i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte më i moçëm se ai sllav. Në çaste të vështira, popujve u ndriçohet mendja në mënyrë të ethshme. Një shekull më parë, në ag të shkëputjes nga osmanët, Rilindja Shqiptare e flakëroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenë e harmonisë fetare në interes të lirisë e të kombit. Një shekull më pas, kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra-mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve. Gjëmimi i bombave sipër Jugosllavisë ishte njëkohësisht një lajm i madh. Një lajm nga ata që i vinin Shqipërisë një herë në një mijë vite, e Evropës vetë, një herë në shekull. Ishte lufta e parë e Aleancës Atlantike, e njëkohësisht e para luftë për shkaqe morale, në kontinent. Dhe s’ishte vetëm kaq. Ishte hera e parë që koalicioni i madh euroatlantik, që identifikohej së shumti si krahu i armatosur i qytetërimit të krishterë perëndimor, kishte hyrë në luftë për mbrojtjen e një populli me shumicë myslimane, kundër një tjetri që kërkonte të përligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kërkuan popullit shqiptar as ndërrim feje dhe asgjë tjetër të kësaj natyre. E mbrojtën ashtu siç ishte, shqiptar në radhë të parë, trefetarësh pastaj. Me këtë luftë, që ndiqej ditë pas dite e orë pas ore nga mbarë planeti tokësor, Evropa atlantike po emanciponte, veç të tjerash, vetveten. Të gjendur befas në qendër të historisë evropiane, a mund të thuhet se shqiptarët i kapën përmasat e asaj që po ndodhte? Vështirë të thuash “jo”, por po aq vështirë të thuash “po”. 7 Në kohën e tanishme, viti 2006, çështja e raporteve të shqiptarëve me kontinentin nënë, është ende në zhvillim e sipër. Të ndërgjegjshëm për një pjesë të gjërave, shqiptarët paraqiten po aq të pandërgjegjshëm për të tjerat. S’është fjala vetëm për mosmirënjohjen që shfaqet aty-këtu. Për qirinjtë e shuar fill pas kapërcimit të tmerrit dhe për nervozizmin kundër katedrales, që askush nuk ua kërkoi si shpërblim për asgjë. E bashkë me katedralen, murmurima e panjerëzishme kundër Rugovës të porsaikur, që me funeralin e tij i bëri një shërbim të fundit Kosovës. (Ka gjasë që prania e fuqishme evropiane në këtë mort të ketë rizgjuar ca demonë të vjetër.) është folur shpesh për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Evropës. është folur për mafien dhe krimin e organizuar, që duke mos njohur komb e atdhe, s’kanë si të çajnë kryet për to. është folur për politikanë të korruptuar, që ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisë e nga standardet e Ballkanit evropian. është folur për fjalimet antiamerikane në parlamentin shqiptar më 1997-ën, që kanë shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikë, në sytë e stalinistëve shqiptarë. Janë të njohura udhëtimet gjysmë të fshehta të politikanëve shqiptarë të të dy krahëve, në vende, disa herë të cilësuara si terroriste, me qeveri të dyshimta, që s’i duan as popujt e vet, e me të cilat s’na lidh asgjë. Të gjitha këto dihen. E keqja është se kujtesa e politikës shqiptare është e shkurtër dhe, veç kësaj, disa nga politikanët tanë, dinakërinë e tyre e kujtojnë për zgjuarsi. është e kuptueshme që dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do të linin pas vetes një frymë të sëmurë kundërevropiane. është e kuptueshme që shumë njerëz do të ndihen keq në familjen e sotme të popujve. Problemi i mirëkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, është në thelb mirëkuptimi ose moskuptimi me vetveten. Raportet me Evropën s’mund të jenë veçse të qarta e pa dyfytyrësi. Mesazhi i Evropës më 1997-ën dhe 1999-ën, ishte i qartë. Ajo na quante të vetët ashtu siç ishim, me atë identitet që kishim. E vetmja kërkesë e saj ishte ajo që iu bë gjithë popujve të tjerë të ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia. Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janë pa një burim. Një pjesë vijnë nga keqkuptimet tona të vjetra, një pjesë nga dredhitë e sotme. Ende disa vite më parë ishin të kuptueshme. Por në pranverë të këtij viti, ato janë të tepërta. Pengesat që s’na lënë, ose na duket se s’na lënë, t’i afrohemi Evropës, përpara se t’i kërkojmë jashtë, duhet t’i kërkojmë brenda nesh. Nuk është pengesë asnjëra nga fetë, e sidomos nuk është myslimanizmi ndaj të cilit dyshimi ngjan më i lehtë. është thënë me të drejtë se të tri besimet janë të barasligjshëm në Shqipëri. Duke mos qenë pengesë asnjëri, po aq mund të thuhet se asnjëri s’është lokomotivë që na tërheq drejt Evropës. Në pengojnë, ata pengojnë të tre bashkë, e, në tërheqin, këtë e bëjnë të tre njëlloj. Një shqiptar mysliman, është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si evropian, sa një katolik, e po aq sa një ortodoks. Në acarimet e shpesh në përpjekjet me turqit osmanë, shqiptarët myslimanë ishin në vijën e parë. Feja e njëjtë me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenë e lirisë. Bilbilenjtë, ata që në mënyrë aq të padenjë u përgojuan në Kuvendin shqiptar më 2006-ën, ishin një nga familjet martire, 13 djem oficerë të së cilës u varën brenda ditës nga pushtuesi me të njëjtën fé. E njëjta gjë ka ndodhur me shqiptarët ortodoksë. Martirët e vijës së parë kundër trysnisë mizore të shovinizmit fqinj, ishin pikërisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që feja e njëjtë me kundërshtarin nuk ua zbehu për asnjë çast idenë e lirisë. Rexhep Qosja ka të drejtë kur thotë se nëse shqiptarët do të kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre në Evropë do të kishte qenë më i lehtë. Por kjo keqardhje e tij, nëse mund ta quanim kështu, bie ndesh me këmbënguljen se gjysma jonë i përket ndërkaq qytetërimit lindor. Me këtë pranohet ngadhënjimi i vonuar i shtetit osman. Me këtë pranohet se në gjithë gadishullin ballkanik i vetmi popull që u thye, qoftë edhe përgjysmë, ishim ne. Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, ne do të ishim të detyruar ta pranonim. Por kjo, për fat, nuk është kurrsesi ashtu. Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet. Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet. Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme. Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai. Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu, thënë ndryshe një “vend i as-as-it”, s’na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh “gjysmak”, që në shqip midis të tjerash do të thotë “tarrallak”. Ideja e përhapur andej-këndej, dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Qosja, se “fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit”, të kujton një nga njollat historisë shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit. Ide të tilla delirante, ato me të cilat, Shqipëria, për një kohë të gjatë, u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Por jo politikanëve tanë. Me sa duket, reflekset e vjetra të zyrave të Enver dhe Nexhmije Hoxhës, iu vijnë në mendjet e tyre prej mitomanësh. Janë këto, me sa duket, që shkaktojnë çoroditjen kryesore në politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve flasin gjithë ditën për Evropën dhe Perëndimin, por mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të gjithë gamën që ajo ngërthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janë këto reflekse, që i shtyjnë këta politikanë, që, në vend që të përqendrohen në çështjet e ngutshme madhore përpara të cilave ndodhet kombi shqiptar: mirëqenia, hyrja në Evropë dhe statusi i Kosovës, fillojnë e joshen nga fantazira pa kuptim, për të cilat nuk kanë as mundësi, as shtat e as tagër moral nga populli i vet. Të brengosesh se si do të pajtohet Perëndimi me Lindjen, të kinse ndërhysh, për shembull, në kinse rolin e ndërmjetësit, në mosmarrëveshjet SHBA - Iran, për energjinë bërthamore, kjo, në rastin më të thjeshtë quhet ëndërr në diell, kurse në rastin më të keq, e ka emrin korrupsion politik. Misioni i shqiptarëve në këtë planet, fati apo e thënia e tyre, është një dhe i pandryshueshëm: mbrojtja e interesave të vendit të tyre, që quhet Shqipëri dhe i popullit të tyre që mban emrin shqiptar. Programi i çdo populli të qytetëruar është ky dhe vetëm ky. Miqësitë, aleancat, strategjitë, kanë lidhje me të dhe vetëm me të. Ky nuk është etnoegoizëm. Kur çdo popull në mënyrë të natyrshme, njerëzore e demokratike e kryen këtë mision ndaj vetes, ai e ka kryer atë ndaj gjithë njerëzimit. Ky është thelbi i idesë evropiane, fundaja mbi të cilën ngrihet Bashkimi Evropian, ai që ndryshe quhet Evropa e Kombeve. Ne nuk e kemi shpikur Shqipërinë, ashtu siç kanë dashur të na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj në Evropë, siç kanë dashur të na mbushin mendjen ca të tjerë. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nënë, nuk të bën më pak evropian se të tjerët. Përkundrazi, ajo të bën më shumë. Në mbyllje të kësaj sprove, le të përpiqemi ta shohim atë që ka ndodhur, nga një kamera e largët, nga ato që të japin mundësi t’i skajosh gjërat në një tablo sa më të përgjithshme. është një kontinent që shekuj më parë është quajtur Evropë. është një gadishull jugor i saj, ai më i ndritshmi dikur, dhe më i errëti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte një perandori që u shfaq përbri, perandoria osmane, me një program e një ëndërr të mbrapshtë: të zhdukë nga faqja e dheut Evropën. Ndodh kacafytja e madhe midis të dyve. Gjatë saj, perandoria e re i shkul së vjetrës gadishullin ballkanik, djepin e qytetërimit të saj. Pesë shekuj më pas, gadishulli në fjalë, në mes të të cilit ndodhet Shqipëria, shpëton nga kthetrat e osmanëve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nënë është i gjatë, i mundimshëm. Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janë vënë në radhë përpara Portave të Evropës. Përbri, është Turqia, bërthama e dikurshme e perandorisë së tmerrshme. Për pesë shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropës, po i çon si trofe, drejt kontinentit të vet. Por ç’po na shohin sytë? Një gjë tejet të pabesueshme. Ka vërtet një trofe, por jo ashtu siç është kujtuar. S’janë popujt ballkanas që Turqia po i çon si robër drejt Azisë, por përkundrazi, janë ata, që po sjellin si trofe një hanëme të vjetër: Turqinë. Natyrisht që Turqia nuk është robinë, në kuptimin e mirëfilltë. Natyrisht që ajo po e kërkon vetë, madje me këmbëngulje të pranohet në Evropë. Natyrisht që ajo, ndërsa lëshonte kërcënime e mallkime kundër Evropës, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenë ngadhënjimi i madh i Evropës. Ana e fshehtë e historisë, shfaqet këtu në formën më tronditëse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithë peshën e saj. Dy rrjedha të historisë kanë ecur paralelisht. Në atë të jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robëronte. Por në një rrjedhë të brendshme, të fshehtë, ajo goditej, humbte, robërohej. Popujt e Ballkanit bashkërisht ishin aktorët e kësaj lufte. Ishin ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkë me energjinë e tyre, bashkë me zyrtarët e lartë, gjeneralët, guvernatorët dhe aventurierët, që ia dhanë pa kursim, i ngjitën perandorisë joshjen evropiane. Historia e pushtuesit të pushtuar, si në rastin e Romës me Greqinë, në njëfarë mënyre u përsërit. Rrjedhimisht, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq më pak shqiptarët. Nëse ka pasur për ta një fat historik të paracaktuar, ai është i ndryshëm nga ai i ndërmjetësit. Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarëve, pa e ditur as ata vetë, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi të jenë komando të Evropës, mu në qendër të botës osmane. Si të tillë ata kanë qenë përherë, ndonëse me dhembje, në rrënjët e Evropës. E qenia me dhembje nuk është kurrë një mungesë, përkundrazi. Lexo me shume artikuj
  15. ADARE </span>1 Disa vite më parë fjala “marrëveshje” e përdorur për Evropën, do të ishte fatale në Shqipëri, madje aq fort, saqë do të çonte në burg ose në pushkatim cilindo. Për Evropën ishte e përshtatshme vetëm një fjalë, ajo e kundërta me marrëveshjen, pra “mosmarrëveshja”. Mosmarrëveshje e plotë, e palodhshme, e përjetshme. Në dhjetor të vitit 1990, ky verdikt u shkel me këmbë e u thye. Fjalët “e duam Shqipërinë si Evropa”, ishin të parat që gjëmuan në trajtën e një himni, e një programi të ri. E bashkë me to, disa javë më pas, shtatorja e njeriut më antievropian që kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu. Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S’na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse. Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si të tyren. Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës. 2 Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë. Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash. E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim i tejshquar islamik për t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën. Ishin ca hamendje përherë e më shqetësuese, ca si mëdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianë. Të jemi a të mos jemi të tillë. U dukën si përçartje komike në fillim. Ndërkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi më mirë haptas atë që kemi fshehur. Përse të hiqemi ata që s’jemi? Përse, hiqemi si evropianë, kur dihet që s’jemi të tillë? Shkurt, përse të na vijë turp nga identiteti ynë joevropian? S’ishte mbushur as java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s’kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqën madje edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, në ndonjë deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik” dhe “i krishterë” thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi! Muzika ngjan si e njohur. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste. Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij “që s’kishte identitet evropian”, domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar. 3 E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Letrat e Shqipërisë janë të qarta. Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj, për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit evropian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Evropa t’ia rikthente Shqipërisë në shekullin XX. Në kushtet dramatike të ndalimit, më 1908, një komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar të shqiptarëve, dhanë një kumt të qartë të evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte në prag të agut, pas një nate të gjatë pesëshekullore, kur mendjet ishin ende të turbullta, dhe alfabeti latin në Ballkan ishte tepër i rrallë.
×
×
  • Create New...