Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

Shqiperia troket ne B.E.

Recommended Posts

Kryeministri i Shqipërisë dorëzoi zyrtarisht në Pragë, kërkesën për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Presidenca e radhës e BE-së i vlerëson si të jashtëzakonshme reformat e qeverisë “Berisha”, ndërkohë që fjalë mikpritjeje kanë ardhur nga thuajse të gjitha kancelaritë më të rëndësishme të Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i dorëzoi dje zyrtarisht në Pragë, Kryeministrit të Republikës çeke, Mirek Topolanek, në cilësinë e Presidentit të radhës të Bashkimit Evropian, kërkesën për anëtarësim në BE të Republikës së Shqipërisë. Akti solemn i dorëzimit nga Kryeministri Berisha, të kërkesës të Shqipërisë për anëtarësim në BE u zhvillua në kopshtin para godinës së qeverisë çeke, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, zoti Michael Leigh, delegacioneve të të dy vendeve dhe përfaqësuesve të medias.

Kryeministri Berisha, duke i dorëzuar Kryeministrit Topolanek aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, lexoi tekstin e saj, ku ndër të tjera shkruhej.

“Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përfitojmë nga rasti për t’i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”.

Pas leximit që Kryeministri Berisha i bëri kërkesës zyrtare për aplikimin në Bashkimin Evropian, Kryeministri Topolanek shprehu qëndrimin e tij, duke u shprehur se ,“Sot, Shqipëria paraqet zyrtarisht, me anë të Kryeministrit, kërkesën për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian”.

Kryeministri çek u shpreh se nuk ishte rastësi që presidenca çeke e mori në konsideratë kërkesën e Shqipërisë, duke deklaruar se, “Nuk është vetëm sepse presidenca çeke e mori këtë hap dhe sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor është një nga përparësitë e presidencës së saj. Procesi i zgjerimit ka kriteret e kushtet e veta specifike, unë besoj se, në rast se çdo vend do të plotësojë këto kritere, atëherë ai mund të jetë pjesëmarrës i këtij procesi”.

Duke lënë të nënkuptuar faktin se Shqipëria I ka përmbushur tashmë këto detyrime, Topolanek deklaroi se “Shqipëria ka kaluar përmes ndryshimeve të jashtëzakonshme, të mahnitshme dhe unë jam shumë i lumtur që shumica e këtyre ndryshimeve janë bërë nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha”.

 

Nderkohe qe kryeministri vendit dorezonte aplikimin per ne B.E si rezultat i arritjeve te pamohueshme tashme te pranuara dhe nga bashkesia nderkombetare...ne shqiperi evinet & co po pelcisnin si geshtenja nga inati i sukseseve te njepasnjeshme te qeveris sic jane nenshkrimi i MSA , NATO , apo se fundi aplikimi per ne BE jane disa nga arritjet qe verbojne opoziten fhe miopet qe u besojne....

Por ne fakt keta njerez nuk i meritojne keto arritje qe permenda me siper as rritjen 100% te rrogave dhe pencioneve ne krahasim me 4 vjet me pare si meritojne....ata nuk meritojne asgje pasi kush nuk ka sy te shikoje dhe veshe te degjoje s'ke perse i bie ne qafe kot....

aplikimi.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...