Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

Kunder partise demokratike!

Recommended Posts

Xhaxhi "Ramizi" kur po likujdonte nje here e pergjithmone trashegemine komuniste e perkufizoi si "nje parti qe duhet te qendroje ne sintoni me shoqerine".Por komunizmi lindi si kritike ndaj menyres se prodhimit kapitalist: nje kritike per te cilen sot kemi akoma nevoje, ne driten e proletariatit te sotem ( prekariati) i ngulitur me dhune nga blloku industrial-politik-mediatik qe qeveris vendin tone. ( Edhe boten mbare. ) Me lindjen e Partse Demokratike, zhduket kritika. Mbetet vetem drejtimi i asaj qe ekziston (e ngritur nga kush?) . Faleminderit te gjitheve. Bete ate qe mundet.

 

Sikur te mos mjaftonte , ne panteonin e PD , Berisha (ky frut i fundit i helmuar) ka futur shume te paafte ! Duke debuar intelektualet qe ushqenin akoma idealet e demokracise ,asaj qe kurre nuk i shkeli brigjet tona! Me kujtohet shume here Berisha , me fjalorin dhe arsyetimin e tij te "brishte" dhe femijerak kur fliste per probleme si etika ose çeshtje morali ndaj kundershtarit te tij politik (Fatos Nanos); moderniteti qe pati pefshire gjithe stafin e partise tani u zhduk pa lene gjurme (ku jane ata ministra te shquar qe benin pjese ne kabinet dhe do te punonin per integrimin?)

 

Por ka nje arsyetim ne gjithe kete. Kush i shkruan fjalimet e Berishes? Ndonje mik i tij , filozof socialist, autor i fjalimeve te Zotit Nano. Ne fakt, kur demokratet duartrokasin Berishen prej vitesh nuk e dine se po duartrokasin nje fjalim te Nanos.

 

Partia Demokratike eshte nje genjeshter me bisht e paevitueshme. E paevitueshme sepse boshti industrial-politik-mediatik shtyn ne kete drejtim tashme prej vitesh.

 

Nje genjeshter sepse rrezon luften kunder pabarazise qe prej kohesh eshte thelbi i progresit(pika kyçe), por edhet te nje historie fisnike te politikes qe manipulohet me nje nxitim te pakuptueshem.

 

Nder te tjera , eshte sqaruar fakti se prej vitesh PD jane transformuar ne nje “parti administratoresh” .Dhe po tregojne mjaft mire qe nuk e meritojne voten tone per nje mandat te peste.

Eh eshte per tu veçuar fakti se ne vende islamike ku votohet me perçe nuk ka probleme ne votime sikurse ketu ku me te zbuluar ska ( qeshor 2009)..

 

Me kete mandat shpresoj se Zoti Berisha te jape doreheqjen nga vendi i kryetarit te PD.

Kush do te jete kryetar i PD? Pastaj mund te jete kushdo , perfshi dhe Bandistet e Lushnjes.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shiko armentino tema eshte pak sa provokative por edhe jo e shprehur qarte plotesisht.

Por un po te pergjigjjerm sepse mendoj se jam me afer ketyre gjerave se ju duke qene se banoj ne tirane dhe jam i angazhuar deri diku.

Se pari fiigura e doktor BERISHES nuk mund te krahasohet me ate te NANOS sepse rruget e tyre u ndane qe ne 1990 kur berisha u perfshi ne rrymen anti-komuniste ndersa nano i qendroi besnik partise se pune biles duke deklaruar ne 1991 se ENVER HOXHA ishte babai jone (i mire e i keq babe e kishim)

Sali berisha ka meriten e mbajtjes gjadhe te PD ne kohen me te veshtire te demokracise shqiptare vitet 97-98 ku ne ngjarjet e marsit ai refuzoi te braktise vendin(ndonese u keshillua nga nderkombetaret qe ta bente kete) ku ne 1998 terrori ndaj PD arriti kulmin me vrasjesn e AZEM HAJDARIT dhe berishes i numeroheshin ditet cdo dite duke i bere presion se do e vriteshin dhe PD ishte planifiikuar te kthehet ne shoqate.

Por vjen nje dite 3 korrik 2005 qe PD shkon aty ku i takon.Ne pushtet.Ti zoteri i dashur nuk mund ta akuzosh berishen se po pengon frymen e re pasi 70 % e ministrave te tij vine nga K.O.P. si BASHA,OLLDASHIetj.Ata qe i kkane qendruar prane nder vite te gjith jane ne detyra qeverisese.

Ndersa sa per iintegrimin qeveria berishes eshte qeveria me e suksesshme ne fushen e politikes se jashtme.Integrimi ne NATO,ardhja e nje presidenti amerikan per here te pare ne shqiperi,ratifikimi i MSA dhe marrja e statusit kandidat se shpejti,levizja e lire e njerzve brenda 2009 etj mos te duken pak ty zoteri.Mos harro se gjate qeverisjes socialiste as qe i ka zene kush me goje keto gjera e jo me te behen realitet.

Por nuk keni faj se sa me shume te behet aq me shume kerkoni,dhe po ju them se do behet prape shume..

Mos eni frike nga ndryshimi...........

SHQIPERIA PO NDRYSHON ! DHE KJO DUKET QARTE KUSH KA VESHE PER TE PARE E SY PER TE DEGJUAR.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

YES! Me ne fund pergjigjet dikush :D

 

Tema eshte provokuese, nuk eshte e shprehur qarte dhe nuk tregon thelbin e asaj qe do shprehja .

Nuk po krahasoja Berishen me Nanon pasi nuk kane ndonje veti qe i ndan, te dy ishin pjese e PPSH dhe te dy kontribuan ne tranzicionin e gjate qe pesoi Shqiperia. Per sa i takon viteve 97-98 nuk i kam te qarta te gjitha gjarjet por me ato qe kam lexuar (libra te analistave te huaj ) te dyja qarqet politike te atyre viteve kishin gisht ne ate qe ndodhi, eshte e vertete qe per PD vrasja e te ndjerit Azem Hajdari ishte nje goditje e forte por qe ne varrimin e tij ne vete perjetuam nje grushtin shtetit qe tregon qarte se partia demokratike nuk ushqehej prej principeve baze te demokracise dhe lirise. Rrezikoi jeten e shume te pafajshme, ne ato tre vite jane vrare mbi 3000 vete, pjesa me e madhe te pafajshem .

"Fryma e re" eshte nje fasade qe Zoti Berisha i ka ngritur murit te fsheh gabimet e se kaluares.

Nuk eshte vetem Berisha jo, per fat te keq 99% te deputeteve te parlamentit te shqiperise jane te perfshire me perfitime te paligjsheme te lidhura me korrupsionin dhe trafikun e droges, kondrabande ect..

Partia Socialiste eshte po e njejta qe ka qene , te njejtet kriminele qe kane sunduar dekaden e kaluar. Nuk ishte vetem Nano molla e kalbur e PS jo, Edi Rama nuk i qedron pas me te pabera apo lidhje me kriminele , ne mos gabosha vetem muajin e kaluar arrestuan ne SHBA nje supermafioz shqiptar qe kishte lidhje me kryetarin e PS.

Nuk ia vlen te flasesh per partite e vogela te cilat ekzistojne vetem per interessa ekonomike.

Per sa i takon anetaresimit ne NATO nuk mund te pergezoj anjeren klase politike pasi erdhi si rezultat i nevojave dhe interessave me te medha gjeopolitike te SHBA dhe aleateve sesa per reformimin e ushtrise dhe reformave te paaplikuara nga qeveria.

Ne mos gabosha MSA u firmos vetem 6-7 muaj pas ardhjes ne pushtet te PD por nuk ishte merite e PD as e PS , ishte pasoje e zgjedhjeve "te lira" qe u kritikuan por sidoqofte ishin nder me te lirat te zhvilluara deri atehere....

Statusi i kandidatit iu dha Malit te Zi vetem 2 vite pas pamvaresise dhe nuk perben nje arritje te veçante pasi po te krahasohemi me vendet e rajonit jemi ata qe kane humbur jashtezakonisht shume kohe per te arritur keto "suksese"...

Levizja e lire i eshte ofruar dhe Serbise qe nuk ka pranuar nje anetaresim direkt (aresye politike dhe prob i Kosoves) , kerkesat kryesore per levizjen e lire ishin identifikimi dhe informatizimi i gjendjeve civile, kartat e identitetit ,,, eshte per te ardhur turp qe shteti nuk di se ku ka shtetesit e tij ....Levizje e lire : me shume viza per studentet, biznesmenet, qytetaret qe kane lidhje ekonomike te forta me Shqiperine dhe nuk do lene Shiperine per te emigruar ne vendin per te cilin kerkojne vize... levizja e lire nuk u ofrohet te gjitha shtresave te popullsise, eshte thjesht genjeshtra e rralles qe i ben shqiptaret te enderrojne,,,, ne fund te fundit duan te ikin te gjithe nga Shqiperia per te urdheruar ne vendet te tjera , jetojne akoma me enderrat e perendimit ...

Sigurisht qe duhet te kerkosh me shume dhe te kritikosh gjithashtu, pa keto nuk mund te arrish te mbash nen presion dhe te mbash ne binare nje qeverisje , por siç dihet ne shqip nuk kemi opozite,,,,,

Ndryshimi per shqiptaret qe ndodhen ne shqiperi duket i madh por per ne qe kur kthehemi per tu çliruar nga streset dhe jeta e emigranteve dhe perballohemi me nje polici te korruptuar dhe mjeke pa skrupuj ai pakez ndryshim nuk nge peshe...

 

Do tu isha mirenjohes te gjithe atyre qe mund te kene fakte apo riferime te artikujve ti postonin ne kete Topic :D

 

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

 

Nuk do kisha vonuar kaq shume per tu pergjigjur por sec ka qene me defekt faqja me duket.........

Se pari dua te them se ne referimin e dyte qe bere je shprehur me qarte....

Se dyti duke marre parasysh ate qe ke dashur te shprehesh do ishte me mire sikur ti kishe vendosur nje titull tjeter temes se sikur nuk ka shume shume objektivitet me ate qe ke dashur te thuash....

Pastaj ato arritje qe un i numerova dhe ti i quajte si dicka normale dhe si jo meita te qeveris osesi pjese e shvillimit te ngjarjeve ne teresi....Nuk eshte krejt ashtubeje nje kronologji te arritjeve te shqiperis ne politiken e jashtme per 18 vjet dhe bej nje dallim sa jane arritur gjate qeverisjes se PD dhe sa gjate qeverisjes se PS.Dhe sa per grushtin e shtetit nuk qe grusht shteti ai,lere c'thone komunistet...Ai ishte thjeshte nje zemerim i popullit per humbjen e pishtarit te demokracise te njeriut qe u hoqi lakun nga fyti dhe u sollii lirine.Kujtoj se asgje s'ishte e organizuar nga PD dhe ne krye te turmes s'kishte as nje politikan te djathte perkundrazi ishin te djathtet qe dolen dhe bene thirrje per qetesi.Sa per viktimat normal eshte dicka e keqe por nuk eshte faji i PD pse qeverisja e PS nuk arriti kurr te vinte rend e qetesi.Biles gjate qeverisjes se saj u krijuan keto bandat e ALDO BARES me shoke.

Ju thonika korrupsion.ESHTE E VERTET se ka korrupsion deri ne nivel te larta por mos harroni vendi po ecen perpara dhe kjo eshte mese e dukshme.....Mendoj se e djathta e meriton edhe nje mandat .....pasi Mr 20% (edi rama) nuk duhet ta lejojme qe ato 20% qe ja merr sot cdo tironsi te ua marri neser gjith shqiptareve.Edi rama predikon politiken dhe frymen e re nderkohe qe ne krah mban gramoz rucin komunistin e pa reformuar...

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shume interesante kjo tema....une jam demokrate, se jam shpirt i lir e pikerisht per kete nuk mund te jem kurr berishjane... Per mendimin tim Shqipri nuk ben as nje hap perpara...cdo gje po shkon drejt degradimit...me vjen me qa sa here shkoj ne Shengjin ...gjith bota mbjell peme ne i presim e bejme pallate mbi rane... Ju siguroj per dicka qe cdo hap i mbare (qe do na duket ne) qe do beje shqiperia jone e dashur do jete per interesin e Botes...gjithmone eshte perdor Shqipria sic ka desht Bota se ka drejtuesit me te korruptueshem ne bote...Te vjen keq kur mendon kshtu per vendin qe je rrit po nuk jane thjesht mendimet e mija por dhe te shume studiuesve...

Por faji nuk eshte vetem i politikanve po dhe i popullit...se ne jemi msu me duru kemi duru 50 vjet enverin jo ma spo durojme kto...

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...