Jump to content
Veriu Forum

Pëllumb Syku

Admin
  • Content Count

    547
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Posts posted by Pëllumb Syku


  1. Dita e pare e shkolles e imja ka qene me 1 shtator te vitit 1988 edhe pse nga dita e pare nuk me kujtohet azgje mbaj mend te tjera dite te klases se pare.

    me kujtohen dite e ftohta te mjerimit.

    ditet e shiut.

    rruga e gjate e vetmuar.

    parullat e partise se punes.

    arritjet e mia personale.

    me kujtohen bankat e lagura nga shurrimet e shokeve te klases.

    fytyrat e shokeve te tmerruara nga mesuesi e nga mesimet e tij,

    stufat qe benin veç tym,

    betimi qe behej perpara shkolles,

    flete-lavderimet qe i kam akoma ne shtepi dhe çmimet e nxenesve te mire. (disa çmime mi ka vjedhur gonni) hahaha.

    me kujtohen lojrat feminore,

    varferia qe çdo dite merrja me vete ne çante pa e ditur.

    diferencimi mes kulakeve e te privilegjuarve komunista.

     


  2. me ka ndodhur edhe mua nje gje e tille Anton. takova nje dite nje shok qe se kisha pare me kohe edhe pse jetonte ne qytetin tim. ai me tha: "pse te mos dalim ndonje here per nje kafe" dhe me dha numrin e tij por nuk dija si t'ia shkruaja emrin pasi nuk me kujtohej dhe shkruajta pa me pare ai: "shok pa emer". nje shok tjeter qe ishte me mua ne makine qe me pau tek shkruaja qeshi dhe me tha: dua te shoh numrin tim per te ditur sesi me njeh ti! hahaha.


  3. Une sinqerisht, dashje pa dashje, ndjehem i huaj ketu ku jam e pushimet verore qe ishin mjaft te gjata per mua me mbushen me dashuri e mbresa te kenndshme per atdheun edhe me shume. nuk kam bere asnje gje te veçante por çdo gje e bere atje mu duk e veçante. ndoshta per vete faktin qe e kisha shkeputur trurin per shume probleme qe me stresojne ketu ne itali. Atje kemi lindur dhe si atje nuk do gjejme kurre sado i keq te jete realiteti i tanishem.


  4. Nuk di shume per fene myslimane, por besoj se fjalet e shkruara ne kuran i marrin ashtu siç jane, pa medituar mbi to. edhe teksti me i dobet ka nenkuptime. te mos prekesh alkool sipas meje eshte nje menyre te shprehuri qe do te thote te mos e pish.

    une jam katolik deri diku praktikant por, nese kendveshtrimet e mia te jetes do te gjenin mosperputhje me ato te fese sime; une nuk do hezitoja te menjanohesha. besimi ne nje fe eshte perputhje idesh e mendime jete. feja sot eshte bere si nje rryme politike e mirefillte me fitime te ekzagjeruara, dhe gjithe kesaj ia arrijne duke na hedhur pluhur sysh neve. duhet te jeni te bindur se kuptimi i vertete i dy feve me te medha ne bote (krishterimi dhe myslimanizmi) eshte devijuar aq shume nga nisja saqe nuk do te arrinit ta besonit dot kurre. A ka injorance me te madhe se te behet edhe lufta ne emer te fese?!; do te ishte njesoj sikur te behej seks ne emer te virgjerise.

     

    chicca! shqipetari dihet se i ka nervat me fitil te shkurter.


  5. Puthme!

     

    Puthme fort puthme e mos ndalo,

    merrma frymen me ngadale!

    Permbi mua embel pranvero,

    porsi dielli mbi boren e bardhe!

     

    Puthme prap puthme si di ti,

    çoma trupin ne ekstaze;

    Sikur flladi i veres ne nxehtesi

    joshme ti pa thene nje fraze!

     

    Puthme ti puthme me mijera here,

    qe dhe engjejt t'na kene zili!

    Prekmi buzet me buze si floket ne ere,

    jepme zjarr ne brendesi!

     

    Falmi mua buzet e embla,

    falma mua trupin tend!

    Dashurine tende shume ma ka enda

    le te kallim flake kete vend.


  6. Beni edhe ju si une, tregoni ato situata te sikletshme qe ju kane ndodhur ne raportet tuaja!

     

    Nje vajze italiane qe frekuentoja, kembengulte te me prezantonte te motren qe sapo ishte martuar dhe ashtu ben; por koincidenca e çuditshme apo e sikletshme eshte se te motren e kisha frekuentuar per nje kohe te mjaftueshme jo te larget dhe ne çastin e prezantimit kisha mbetur i shtangur, meqe nuk dija si te reagoja.

     


  7. Pak kohe ka kaluar nga pushimet verore 2007 (ne Shqiperi) por ashtu si mua, supozoj qe edhe juve, disa gjera nga atdheu fillojne te na mungojne.

    cilat jane ato gjera?

     

    Mua fillojne te me mungojne ato te ngopura cilesore neper restorantet e bujshme (me merite).

    Me mungojne sidomos shoket, shoqet e familjaret (mbledhur nga e gjitha bota ku kane merguar) dhe bisedat e shakate e hareshme qe na percillnin deri ne oret e vona.

    Me mungon deti; ah, çfare kujtimesh te paharrueshme!

    Me mungon rrumuja e mengjesit ne qytet ashtu si qetesia e mbasdites.

    Me mungon ai fllad i mahnitshem qe embel me zaptoi.

    Po filloj t'ua ndjej mungesen edhe me fort tani qe po i permend.

     


  8.  

    ZOTERI ky poeti juaj homerik,ne zhargonin letrer quhet bejtegji!

     

    Por kame bindje,qe ju shtyne urretja,per HOMERIN SHQIPETARE AT.GJERGJ FISHTA!

     

    Kur po lezoja teme tuaj mu kujtua i MADHI HOMERIK SHQIPETARE AT.GJERGJ FISHTA!

     

     

     

     

     

    perkthim i tekstit te shkruar nga z. AAAA ne shqip:

     

     

    Zoteri ky poeti juaj homerik, ne zhargonin letrar, quhet bejtexhi!

     

    Por kam bindjen qe; ju shtyn urrejtja per Homerin shqipetar at Gjergj Fishta.

     

    Kur po lexoja temen tuaj mu kujtua i madhi shkrimtar Homerik at Gjergj Fishta.

     

     

    (nuk mendoni se ka pak si teper gabime ortografike kjo permbajtje shprehishe, te varfra qe ne zanafille?!)

    P.s me falni nese kam harruar ndonje!

     


  9. Mengjes (Jacques Prevert)

     

    Kafene fillimisht hodhi

    Ne filxhan

    Pastaj qumeshtin hodhi

    Mbi kafe

    Me pas hodhi sheqerin

    Ne kafene me qumesht

    Me lugen e vogel

    E perzjeu

    E piu kafene me qumesht

    Dhe mbi tryeze filxhanin e vendosi

    Pa me folur

    Ndezi nje cigare

    Dhe rrathe krijoi

    Me tymin e saj

    E leshoi hirin ne tavell

    Pa me folur

    Pa me veshtruar

    U ngrit

    Kapelen ngjeshi ne koke

    Dhe pardesyne dimerore veshi

    Se binte shi atehere

    Dhe iku

    Nen shi

    Nje fjale pa me thene

    Nje shikim pa me hedhur

    E une mbeshteta koken ne duar

    Dhe qava

     


  10. kur zamira... (edmond tupja)

     

     

     

    Kur Zamira zbuloi ekzistencen

     

    E orgazmes zulmemadhe,

     

    Tutje e flaku velenxen

     

    Dhe qau si sorkadhe.

     

     

     

    Qau ithin cipeshpuar

     

    Nga shtiza e epshit plot zjarr

     

    Dhe, ndonese e lenduar,

     

    Kerkoi serish te bukurin ar.

     

     

     

    Dhe ari u fry gjithe nur,

     

    I serte, me damare nyje,

     

    Nga syri i tij prush e purpur

     

    Dolen lot te nxehte si yje.

     

     

    I mori Zamira lotet e rralle

     

    Me buzet e saj flak'e bore,

     

    I thithi me afsh, i piu me mall,

     

    Ato pika nektari mashkullor.

     


  11. po rri urte o sara e leri njerezit te shijojne jeten ashtu si ua ka qejfi! leri te duan per aq kohe sa duan e kur kjo kohe te mbaroje nje tjeter dedikim do kemi ne forumin e veriut ose ne ndonje tjeter! italianet ose me mire nje letrare latine ka shkruar: "carpe diem" "jetoje momentin", pse te mos jete keshtu atehere?!


  12. siç the edhe ti Lec Neli gjithkush din hesapet e veta.

    sidoqofte une jam shume dakort me ty qe duhet te investojme aty ku jemi me te vertete ne shtepi e me te vertete ne shtepi jemi ne veri ose une ne Lezhe por di edhe se ai qe ka para e quhet biznesmen nuk sheh patriotizem kur investon, do te investonte edhe ne kine nese kina do e shuante etjen e tij per para.

    gjithashtu eshte fakt qe Lezha po zhvillohet mire ekonomikisht (qyteti te pakten). une qe kthehem rralle i shoh ndryshimet.

    ne shkoder kam kohe qe nuk shkoj por sidoqofte eshte mekat te mos investosh ne nje vend me kaq begati natyrore. ku ka bregdet si bregdetin verior shqiptar?! ku ka bjeshke si bjeshket tona?

    BASHKOHEM ME THIRRJEN E lECIT EDHE UNE. INVESTONI NE SHQIPERINE VERIORE SEPSE AJO ESHTE VERTETE E JONA DHE ME E MIRA!


  13. me vjen mire per patriotizmin tend lecneli e te gjitheve atyre qe jane patriot por siç tha edhe antoni, nuk mendoj se gjendja eshte aq e rende pasi gjuha baze e shqipes se sotme sidoqofte mbetet gegerishtja dhe eshte me se e natyrshme qe ka evulim ne te, si ne te gjitha gjuhet e vendeve te tjera. medeomos qe kane hyre edhe fjale nga toskerishtja pasi tani jemi nje komb e duhet te dime te merremi vesh. pastaj jugoret nuk duhet t'ia lejojne vetes te na marrin per strajce te dreqit pasi pa ne verioret ata nuk kane as te shkuar dhe as te ardhme. eshte e vertete qe pak tallen me ne verioret por aq pak e meritojme pasi edhe ne tallemi me ta si dime, le ta themi sepse siç tha edhe antoni (qe po me habit) jemi pak teper gjaknxehte, shpatullgjere e brekngrisur ne nje menyre krejtesisht te gabuar. gjithashtu mendoj edhe se kushtrimi i vertete qe duhet te behet sot duhet te jete ai kunder fjaleve te panevojshme te huaja, ajo eshte dhe me e keqe pasi nuk eshte as gege e as toske, kur fjalet i kemi si ne gege si ne toske.


  14. eshte pak e vertete ajo çka ti anton the per emancipimin e femres veriore shqiptare. nuk e ka ate liri qe mashkulli e ka. te pakten akoma jo. une kam disa shoke qe jane te rregjistruar ne kete sit dhe kane kontakt me te nepermjet internet point-teve. per vajzat eshte me e veshtire te hyne ne keto qendra interneti per te kryer komunikimet e tyre, sidomos ato qe jane ketu me familje. ekzistojne akoma dogma e kleçka burrokratike te krijuara me kohe qe ndalojne hapat guximtare te femres ne nje fare menyre.


  15. çka jane kto justifikime koti. gruaja mban ne bark diçka qe burri e ka mbajtur perpara per sa e sa kohe atje ku e dini vete.

    mos u kapni pas argumentave te humbur si rriqla. faktet jane keto e pastaj nese doni te djerroni, jepini!

×
×
  • Create New...