Jump to content
Veriu Forum

Armend Qushku

Admin
  • Content Count

    293
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    2

Posts posted by Armend Qushku


  1. Gjatë gjithë këtyre viteve që kam ndjekur zhvillimet e skenës politike në Shqipëri, nuk jam habitur nga interesimi që tregojnë mediat lidhur me paralojën zgjedhore. Ligjërimi përherë e më i acaruar, lufta mes zëdhënësve të dy partive më të mëdha (se ato të voglave nuk ua var njeri) flirtimi me antarët në mëdyshje dhe «balerinët politikë» që dijnë ta bëjnë bukur sparkatën; madje edhe fjalori i pistë — të gjitha këto hyjnë në kategorinë e paralojës. Po ç’është në të vërtetë paraloja zgjedhore? Është shumë interesante që kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur në mënyrë të kënaqshme asnjë analist i angazhuar apo përfaqësues me peshë i partive politike. Dhe përse fjala «paralojë» nuk është pjesë e fjalorit tonë ligjërimor politik?

    Shumë analistë dyshojnë se politikanët politikisht janë pa gjini, d.m.th. nuk janë as të majtë dhe as të djathtë dhe me të dyja palët kanë marrëdhënie substanciale. Ndërsa politikanët, thonë analistët, kanë një përgjigje tjetër për pyetjen:

     

    Çfarë është paraloja zgjedhore?

    Për njerëzit e angazhuar në politikë, zgjedhjet nuk fillojnë e as nuk mbarojnë me afatet e përcaktuara me ligj apo shpalljen e rezultateve zgjedhore. Zgjedhjet fillojnë me ndërveprime të vogla si darkat, telefonatat dhe bisedat kokë më kokë.

    Keqinterpretimet e paralojës zgjedhore, kanë pasoja të rrezikshme. Dhe ne i bëjmë vetes një shërbim të keq, kur i mendojmë zgjedhjet vetëm si përplasje fushatash, ose sillemi sikur ato të mbarojnë me shpalljen e rezultateve. Duke hulumtuar mbi idenë e paralojës zgjedhore, mediat dhe panelet e organizuara nëpër televizionet më të mëdha në vend janë një minierë e artë për kërkimet tona. Bashkëbisedimet mes analistëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të «shoqërisë civile» më kanë bërë të mendoj se lojtarët më të rrezikshëm, janë ata që dinë të dëgjojnë. Ndërsa ata që e kufizojnë veten në rolin e «zhurmuesit», që nuk e lenë tjetrin ta fillojë apo ta mbarojë fjalën e vet, duke protestuar me të madhe: «po më ler të flas... unë të dëgjova, tani më ler të flas!» kur as nuk kanë dëgjuar gjë, dhe as nuk kanë ndonjë gjë për të thënë, perceptohen nga publiku i gjerë si llapaqenë apo llafazanë. Lojtarët e klasit shohin një sfond më të gjerë, një pikturë më të madhe. Ata bëjnë pyetje dhe përdorin gjithçka të mundshme për ta bërë kundërshtarin që nga përballja të dalë sa më inferior.

    Shumë njerëz nuk e kuptojnë se paraloja është pjesa më me rëndësi e gjithë asaj zallamahie që e ka emrin proces elektoral. Shoqëria jonë është plot mite dhe tabu mbi politikën, që do të na mbajë të gjithëve në errësirë. Nuk është çudi që publiku i percepton në po të njëjtën mënyrë edhe zgjedhjet në «shtëpinë më të famshme në Shqipëri», ashtu edhe për «shtëpinë tjetër» më pak të famshme... parlamentin shqiptar. Është shumë e lehtë t’u thuash vartësve të tu politikë se çfarë duhet ose nuk duhet të bëjnë. Kjo është e përshtatshme në disa situata, por jo një mënyrë e dobishme për të siguruar atë që doni. Më e vështira, është t’i lesh të mendojnë me kokën e tyre, duke u siguruar në të njëjtën kohë që të mos bëjnë maskarallëqe të mëdha me fondet (mos beso dhe kontrollo!) apo që të vihen poshtë nga kundërshtarët.

    Në qoftë se mesazhi që i përcillet kundërshtarëve politikë është agresiv, atëherë është e kotë që të pritet prej tyre një tjetër përqasje; ndaj pra, është shumë e rëndësishme që të përballeni në një mënyrë sa më pozitive. Dhe nëse kampi i kundërt reagon në po këtë mënyrë, atëherë aq më mirë. Duhet ta dini se mënyra sesi bëhet qeverisja apo të qenit në opozitë, paralajmëron edhe mënyrën sesi do bëhet fushata.

     

    Ku fillon paraloja?

    Tani ju e dini se ku ta filloni. Duhet ta filloni fushatën menjëherë mbas shpalljes së rezultateve nga KQZ, duke u përgatitur për betejën e ardhshme pas katër vitesh, pa shpresuar për ndonjë revolucion popullor që të përmbysë ndërkaq panoramën zgjedhore të skalitur me aq merak.

     

    Ku mbaron paraloja dhe ku fillojnë zgjedhjet?

    Kjo është si ajo gjëegjëza mbi «pulën dhe vezën». Mund ta tregoni e stërholloni sa bukur të doni, por në fund të fundit duhet të përballeni me rezultatet (me vezën që është në frigorifer, d.m.th.). Se ku i hiqni ju këto viza, kjo është në dorën tuaj. Dhe mbani mend, shpeshherë mjetet që përdorni janë më të rëndësishme sesa rezultati që doni të arrini.

    Paraloja zgjedhore është si ajo puna e nxemjes së sportistëve.... pa të rrezikon të humbasësh «neshjen». Një politikan i mirë e drejton popullin me mirësjellje dhe e udhëheq me shembullin e tij. Natyrisht për ta bërë këtë, i duhet të marrë pushtetin. Eh... marrja e pushtetit!

    E keni parasysh gjithë sa u thashë më lart, mbi përballjen pozitive dhe gjërat e tjera? Më mirë harrojini!

     

     

    Marre nga: Shkretetira te Fjales

     

     


  2. A ishte periudha totalitare në Shqipëri edhe sundim i Veriut nga Jugu ose i gegëve nga toskët? A ka bazë të thuhet, siç po dëgjojmë, se prapambetja ekonomike, sociale dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë i detyrohet indiferencës, ose shpërfilljes së atyre zonave prej elitave toske që kishin pushtetin në Tiranë, gjatë gjysmë shekulli komunizëm?

     

    Ky mem ka kohë që qarkullon ndër shqiptarë, sidomos në forume të Internetit; por tashmë po nis të nxjerrë kokë edhe në faqet konvencionale të gazetave, në shkrime autorësh konvencionalë; çka përbën, besoj unë, arsye për t’u shqetësuar.

     

    E gjej, bie fjala, në një editorial të sotëm të Enver Robellit, në gazetën “Tema”, ku autori, duke iu referuar Kukësit dhe zonave përreth, shkruan

     

    Ky rajon ishte lënë pas dore nga regjimi komunist, i cili dominohej prej politikanëve të jugut të Shqipërisë.
    Në sytë e tyre veriu ishte i dyshimtë, sepse pothuaj nuk kishte luftuar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, sepse nuk e kishte përqafuar ideologjinë komuniste, sepse nuk pranonte të shlyhej kultura dhe historia e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë, me Shkodrën si qendër. Kur u rrëzua diktatura, mijëra shqiptarë veriorë u vërsulën drejt Tiranës, ndërtuan kasolle në periferi e në qendër të kryeqytetit, liria absolute u shndërrua në keqpërdorim absolut. Ishte një lloj hakmarrjeje ndaj terrorit komunist dhe përbuzjes. Një hakmarrje në kohë të gabuar dhe me pasoja fatale. Jo vetëm për shkak të këtyre sjelljeve shqiptarët veriorë nga qytetarët e Tiranës, jo pak prej tyre po ashtu ardhacakë nga jugu, filluan të etiketohen si “çeçenë”.

     

    A ka ndonjë bazë historike ky pretendim, që vende-vende po merr përmasa histerike?

     

    Edhe ka, edhe s’ka.

     

    Është pa dyshim e vërtetë se regjimi komunist praktikisht ia zhduku Shqipërisë veriore elitat, krerët, bajraktarët dhe priftërinjtë; me pretekstin se këta kishin bashkëpunuar me pushtuesin (italian dhe gjerman), ose kishin refuzuar të pranonin udhëheqësinë e Frontit Nacional-Çlirimtar. Kjo luftë klasash, shpesh e përgjakshme, u ndez ndonjëherë fshat më fshat, nuk la fis e familje pa prekur dhe e gjakosi keq Veriun.

     

    Njëlloj është e vërtetë se regjimi komunist bëri çmos për t’i shkatërruar strukturat sociale në Veri të Shqipërisë, në emër të luftës kundër patriarkalizmit dhe konservatorizmit; por pa arritur dot t’i zëvendësonte me diçka të barasvlershme.

     

    Por unë nuk besoj se faji për prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë mund t’i lihet i tëri komunizmit; sikurse nuk besoj se regjimi i Tiranës, në vetvete, synonte ta linte Veriun të pazhvilluar e të pagojë.

     

    Argumenti që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske, prandaj edhe nuk e dëshironin zhvillimin e Veriut, është argument i tipit pasiv-agresiv, pjellë mendjesh thellësisht provinciale.

     

    Nuk ka dyshim që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske; por këto elita e konsideronin krejt Shqipërinë si pronën e tyre, si çifligun e tyre, me të cilin mund të bënin ç’të donin.

     

    Prandaj, ka më shumë gjasa që prapambetja e sotme e Veriut të Shqipërisë të jetë trashëguar nga një kohë shumë e hershme se komunizmi; meqë zonat veriore dhe veçanërisht malësia, kanë qenë tradicionalisht të prapambetura, të izoluara dhe të kapura peng të strukturave që u siguronin mbijetesën.

     

    Kur them kohë shumë e hershme, kam parasysh periudhën osmane; kur malësia veriore ia kish siguruar vetes njëfarë autonomie, por me çmimin e lartë të izolimit nga fusha. Gegët e veriut të Shqipërisë nuk e njohën atë hapje ndaj botës dhe atë zhvillim ekonomik dhe kulturor që njohu Toskëria, gjatë shekullit XIX, si pasojë edhe e emigracionit.

     

    Në shekullin XX, faktori kryesor që e pengoi zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Veriut ishte gjymtimi i trojeve shqiptare pas vitit 1912; dhe mbetja e Kosovës jashtë territorit të shtetit të ri shqiptar, që u shoqërua me ndërprerje të komunikimit njerëzor dhe të mallrave, të shkëmbimeve kulturore dhe të vetëdijes kombëtare si vetëdije praktike (përtej identifikimit me flamurin).

     

    Një tjetër faktor që kontribuoi në këtë pellgëzim ishte mungesa e qyteteve; me përjashtim të Shkodrës, Veriu i Shqipërisë mbeti pa qytete, që t’i shërbenin si pika referimi kulturore, përveçse si qendra të zhvillimit tregtar, industrial dhe arsimor. Kjo gjendje, në një formë ose në një tjetër, vazhdon sot e kësaj dite.

     

    Megjithatë, Shkodra katolike e viteve 1920-1944 njohu një zhvillim kulturor të pashembullt, i cili mbetet i admirueshëm për nga thellësia dhe larmia e kontributeve. Regjimi komunist arriti ta shkatërrojë këtë kulturë dhe këtë traditë, duke ia shpërndarë institucionet, burgosur e pushkatuar e internuar eksponentët dhe damkosur si armiqësore fenë katolike që i shërbente si nënshtrat. Arsyeja kryesore e këtij egërsimi ishte, besoj unë, armiqësia e betuar e komunizmit me fenë katolike, jo e toskëve komunistë me gegët katolikë.

     

    Mirëpo shkëlqimi i Shkodrës katolike dhe i produkteve të saj kulturore nuk duhen ngatërruar me prapambetjen e Veriut geg; dhe veçanërisht të zonave verilindore të Shqipërisë, të cilët nga Shkodra merrnin shumë pak – tek-tuk ndonjë prift ose mësues. Para 1944-ës, gjendja ekonomike dhe sociale e atyre zonave ishte e mjeruar në shumë pikëpamje; dhe rrezatimi i Shkodrës, sado i vyer, zor se arrinte dot, bie fjala, deri në Kukës.

     

    Pavarësisht nga ç’mund të shkruajë sot Enver Robelli, gjendja e djeshme dhe e sotme e zonave të Kukësit, Pukës, Mirditës, Matit, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Tropojës nuk vihet dot në lidhje me “kulturën dhe historinë e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë” – sepse këta intelektualë i përkisnin një sistemi jashtëzakonisht të brishtë, emergjent dhe të kufizuar kryesisht në Shkodër dhe në Tiranë.

     

    Regjimi totalitar, që në fillim, u përpoq “ta shtrojë” Veriun; çka nënkupton jo vetëm dhunë, luftë klasash dhe përndjekje të elitave anti-komuniste ose jokomuniste, por edhe investime në infrastrukturë: shkolla, rrugë, hapje tokash të reja, plehra kimike, elektrifikim, sharra, dele, vatra kulture, librari, agroteknikë, shëndetësi publike, vaksinime të fëmijëve, konsultore për gratë shtatzëna, ulje të vdekshmërisë foshnjore, bonifikime dhe vepra industriale madhore – hidrocentrale, miniera – të cilat ua shtuan të ardhurat familjeve që jetonin në ato zona.

     

    Nuk duhet harruar që, për një kohë të gjatë, banorët e Veriut favorizoheshin në të drejta studimi; dhe se në degët më të preferuara (p.sh. mjekësi), shpesh mbeteshin vende të hapura pasi këto zona nuk arrinin të dërgonin studentë për t’i mbushur. E gjithë kjo ngjante, në shumë pika, me famëkeqin affirmative action që ndeshet sot në SHBA, në politikat parapëlqyese ndaj minoriteteve të ndryshme.

     

    Çfarë e pengoi Veriun e Shqipërisë që të zhvillohej më shpejt e të dilte nga prapambetja ishte, më tepër sesa dhuna ideologjike dhe policore, mungesa e qyteteve me tradita. Kukësi dhe Puka nuk mund të krahasohen, për nga rrezatimi dhe prestigji, me Korçën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Qytetet e reja si Laçi, Rrësheni, Rubiku, Fushë-Arrësi, Bulqiza nuk arritën dot të krijonin identitet të vetin të mjaftueshëm, as t’i imponoheshin rrethinave përreth me kulturën e tyre. Në fakt, arsimi dhe kultura Veriut të Shqipërisë i shkonte nga Jugu; dhe jo vetëm tërthorazi, nëpërmjet produkteve, por edhe drejtpërdrejt, nëpërmjet kuadrove, duke filluar që nga mësuesit dhe mësueset, të cilat çoheshin për të punuar në Veri forcërisht.

     

    Në rrethana të tjera, sikur Shkodra të mos ishte plagosur për vdekje nga dhuna e regjimit dhe, sidomos, sikur Kosova të kishte mbetur brenda trojeve shqiptare, Veriu do t’i kishte pasur pikat e veta të referimit po aq vitale dhe produktive sa edhe Jugu – Korçës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës do t’i “kundërviheshin” Shkodra, Prizreni, Prishtina, Gjakova… ndoshta Dibra dhe Manastiri.

     

    Dëgjon ndonjëherë edhe argumentin e çuditshëm se Shqipëria komuniste e veçanërisht elitat toske, u majmën me pasuritë e Veriut: kromin, bakrin, energjinë elektrike të hidrocentraleve të Drinit… i cili argument mbështetet në premisën njëlloj të çuditshme, se banorëve e zonave veriore me pasuri hidrike ose minerare u është bërë padrejtësi, sa kohë që këto pasuri janë shfrytëzuar prej “të tjerëve”. Përsëri kemi të bëjmë me këndvështrim provincial, tipik katundar; meqë një banor i Mirditës nuk mund të ketë pasur kurrfarë pretendimi të shtuar ndaj të ardhurave të siguruara prej minierave të bakrit, në krahasim me, bie fjala, një banor të Përmetit; sa kohë që të dy kanë qenë qytetarë të të njëjtit shtet sovran – Shqipërisë. Thashë më lart katundar, sepse mendësia katundare nuk e rrok dot konceptin e sovranitetit, përtej katundit të vet, oborrit të vet, fisit të vet, bajrakut të vet.

     

    Ka diçka të ndyrë dhe tejet përçarëse, në argumentin se sundimi komunist në Shqipëri ishte sundim i toskëve mbi gegët, ose i Jugut mbi Veriun e vendit; diçka që duhet denoncuar dhe luftuar, për të mos lejuar që të kthehet në premisë të pranuar arsyetimesh, si ai i Enver Robellit që citova në krye të këtij shkrimi. Malësitë e Veriut vërtet kanë qenë të prapambetura gjatë viteve të sundimit komunist; por a nuk kanë qenë njëlloj të prapambetura edhe malësitë e Jugut? Kush e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1970-1980, vallë nuk ka ndeshur në të njëjtin mjerim e dëshpërim, si në Rubik ashtu edhe në Çervenakë, si në Pukë ashtu edhe në Librazhd, si në Kukës ashtu edhe në Delvinë, si në Fushë-Arrës ashtu edhe në Mokër? Ky ishte mjerim ekonomik dhe shpirtëror, pjesërisht i trashëguar dhe pjesërisht i shkaktuar nga politikat ekonomike dhe sociale fund e krye të gabuara të Tiranës; të cilat nuk dallonin mes Veriut dhe Jugut, as midis gegëve dhe toskëve.

     

    Pavarësisht nga format që merr dhe pozimet që bën para kamerave, katundaria nuk është funksion i gjeografisë, por më tepër një gjendje e mendjes, ose produkt i paaftësisë për të menduar në mënyrë qytetare, ose për të kapërcyer barrierat artificiale që ekzistojnë për shkak të varfërisë, padijes dhe frikës ndaj modernitetit. Teza e hedhur poshtë e lart, që e shpjegon prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë me prejardhjen toske të elitave komuniste gjatë viteve 1945-1990 është tezë tipike e këtij të menduari katundar, që ka nisur të dalë tashmë në sipërfaqe të komunikimit publik si ujë i vjetër gjirizesh të bllokuara nga gjithfarë kompleksesh inferioriteti dhe planesh revanshiste të keq-orientuara.

     

     

    Artikull i Marre nga : Peisazhe të fjalës,Xhaxhai


  3. Per mua fjalet ndryshojne qe ne kuptimin e tyre :

     

    Seksi mund ta percaktoj vetem si nje akt fizik (nje deshire e nxitur nga ndjesite , nje pasion qe shuhet ne nje nate dhe te jep kenaqesi te perkoheshme) qe ka si qellim arritjen e orgazmes , eshte zoterim,deshire.... kurse te besh dashuri do te thote te ndjesh perkatesine reciproke me ate qe dashuron; eshte nje kenaqesi ,pasion qe me ate sekretin e tij te ben te enderrosh , te ben te ndjehesh me te vertete mire dhe rizgjohet çdo here , dhe çdo here duket i ndryshem kur ben dashuri... . Ne rastin e pare merakosesh per te marre , ndjere , provuar kenaqesine , shpesh e menjehere, ketu dhe tani, madje pa i vene rendesi se ke kemi perkrah , gje qe eshte shpesh e rendesishme per te na kenaq.Per kete je me i vetmuar, nuk komunikon. Ne rastin e dyte ,te besh dashuri eshte : te jetosh kenaqesine sebashku, eshte nje dialog dhe nuk jane dy monologje .

    por dashuria mes nje burri dhe nje gruaje nuk mund te ekzistoje pa seks ...per shume persona eshte thelbesor seksi ne nje raport.

    Kur ben dashuri me te dashuren/in ben dhe seks . Keshtu qe dashuria eshte dhe seks ... seksi nuk eshte dashuri.

     

    Po me kujtohet tani nje kenge e Venditti : "Nuk ka seks pa dashuri" (Non c'è sesso senza amore)

     

    Dhe jam i bindur qe kjo fraze e kenges se tij do te ishte me mire : "nuk ka dashuri pa seks". Po te mendosh mire interpretimi "romantik" i raporteve te ndjenjave po perdoret gjithnje e me pak, dhe ditet e sotme jane te tilla ku ka shume referenca me karakter seksual, kur nje person (mashkull apo femer eshte njelloj) te mos konsiderohet "terheqes" ne ate kuptim (per motive fizike, karakteri ose te ndonje gjeje tjeter), ne shumicen e rasteve fshihet menjehere (nga kandidatet), pa patur mundesin e njohjes se vertete, dhe eshte e qarte qe ana e ndjenjave ne kete rast eshte e nje rendesie te dyte .

    Per kete dashuria perfshin ne sferen e saj seksin, por pare nga ky pikeveshtrim duhet te besoj se mund te linde vetem si pasoje e nje terheqjeje seksuale.

     

    Perfundimi:

     

    ne fillim eshte vetem kimike. Kur takon partnerin e se ardhmes per here te pare eshte lekura, aroma etj qe te terheqin e pastaj vijne ndjenjat.

    Pastaj kur te zen qymyri , ske ç'ben prit te shembet miniera :D

     

     

    Ps. Huh! He Gonny ca hartimi :secret:


  4. Fakti qe arriti te marre 5% te votave ne shkalle vendi sikur te ishte nje proporcional kombetar asaj i takonin rreth 7 deputet. Prandaj kete force politike nuk eshte se e kane demtuar me kodin zgjedhor. Nje levizje e tille politike sigurisht qe do vendose ne dyshim votat e elektoratit te majte qe shkonin per LSI gje qe ne zgjedhjet e ardhshme do te perkthehej ne nje humbje te kesaj pozite te leverdishme qe ka per momentin. Sikur LSI te kishte qene ne kualicion me PS, numri i deputeteve qe do te merrte do te ishte 8 ne rang vendi. E pabesueshme apo jo? Ndoshta vete kjo levizja mund te beje qe LSI t'ì afrohet me shume elektoratit te qendres se majte duke marre vota edhe nga e djathta ndoshta... por nje gje eshte e sigurte: Qe do kemi nje opozite te konsoliduar vetem me dy parti : PS dhe PBDNJ te cilat kane nje numer te konsiderueshem votash. Le te ndjekim zhvillimet e diteve ne vazhdim. Sidoqofte nje aleance Rama-Meta ishte e pamundur per faktin se ishin nen nje konflikt te vazhdueshem gjate gjithe periudhes parazgjedhore. Per kete Rama ishte nen sulme si nga e djathta po ashtu edhe nga te majtet. Shpresoj qe Sala te mos lejoje qe Meta te behet President pas 3 vitesh pasi nuk eshte per at vend ai. Per sa i takon deklarates se Metes se do fitonte zgjedhjet besoj se ishte per te stimuluar elektoratin e saj dhe ne nje menyre apo ne nje tjeter e dinin se do ishin faktor vendimtar per ndertimin e qeverise.

     


  5. Sic e keni degjuar LSI i i bashkohet qeverisjes Berisha. Por cili eshte qellimi? Cfare do te thote kjo levizje?

     

    Sigurisht qe interesat ekonomike ne rradhe te pare. Pastaj mund te bejne pression ndaj PD per te punesuar

    shume anetare te kesaj partie si funksionare shteterore. Nuk mund te qendronte me shume ne opozite.

     

    Me ket rast po i bej pergezimet e mia Antonit . URIME PER FITOREN!

     

     

    Ps.Me shkruj ne PM se ca te ka premtu Sala ? :P


  6. Nuk po perfshij ne renditjen time mbreter apo pape me orgjine illire pasi nuk kane lidhje me temen perderisa flitet per Shqiptaret me te shquar ne Histori. Gjithashtu nuk besoj se ia vlen te rendisesh ato qe jane gjalle pasi do ishte nje vleresim subjektiv sepse nuk mund te jap nje vleresim objektiv mbi tà.

     

     

    Gjergj Kastrioti -Levizja e Skenderbeut dhe rezistenca e tij ndaj nje fuqie boterore te asaj kohe jane te admirueshme dhe jane perbere pikembeshtetje dhe frymezim per luften per liri te Shqiptareve. Perveç disa levizjeve ku ai ishte i detyruar te vepronte per shkak te mbrojtjes se pushtetit. (permend ne kete rast vrasjen e muslymaneve te Arberit apo luftrat e tij ndaj disa feudaleve Shqiptare).

     

    Nene Tereza - nuk ke ç'te thuash per kete bamirese qe i kushtoi jeten luftes ndaj varferise duke ndihmuar te varfer dhe te semure ne Indi dhe me gjere.

     

    Ahmet zogu - Ka vleresime pozitive per sa i takon krijimit dhe perforcimit te infrastruktures shtetrore, nje pjese e mire me ane te ndihmes Italiane. Por pika e zeze mbi kete "mbret te veteshpallur" qendron ne faktin qe u largua nga vendi me thesarin e shtetit duke lene popullin te pushtohet vetem qe te shpetonte dinastine e tij qe rridhte nga malet e Matit .

     

    Fan S. Noli - Ai qe luftoi per çeshtej shqiptare prane fuqive te medha dhe ne mbare Europen. Ai qe mbajti fjalimin mbi varrin e Avni Rustemit e qe beri Revolucionin Demokratik ne Shqiperi dhe u denua me vdekje ne mungese nga qeveria e Zogut qe shtypi revolucionin me ndihmen e Jugosllaveve. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.

     

    Ali Pashe Tepelena - Burre shteti dhe Pasha qe nuk luftoi ne menyre specifike per çeshtjen Shqiptare, me shume lufta e tij shifet si nje lufte per pushtet .

     

    Ismail Qemali - Patriot dhe diplomat i shquar qe vuri para se gjithash kombin .

     

    Migjeni - Kishte bindje demokratike, revolucionare. Në themel të krijimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

     

     

    Gjergj Fishta - I dëgjuar e i ngritur lart deri në Luftën e Dytë Botërore si 'poet kombëtar i Shqipërisë' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do të binte menjëherë në harresë kur komunistët morën pushtetin në nëntor 1944. Edhe vetëm përmendja e emrit ishte një tabu për shqiptarët, që zgjati dyzet e gjashtë vjet me radhë. Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajë epitetin 'poet kombëtar'edhe gjysmë shekulli më vonë? Nder per te gjithe Lezhjanet qe ka lind ne Lezhe ^_^

     

     

    Enver Hoxha - Shpalli Shqiperine republike (prej asaj e deri sot ajo shpallje republike mbetet si date e republikes .) Dha kontribut ne ndertimin e shtetit dhe ngritjen e ekonomise se mjeruar te pasluftes se dyte boterore. Por si gjithe diktatoret kreu nje sere vrasjesh per mbajtjen e pushtetit. Duke filluar me eleminimin e rezistences ne Malesi te Madhe kur derguan brigaden e 23(ne mos gaboj) nacional çlirimtare per te shtypur kryengritesit. Ne ate beteje kane humbur jeten shume partizane pasi u zune prite guerrilasit dhe i vrane pothuajse te gjithe. Nder aspektet e tjera negative mund te permend ndarjen e pupullsise ne tradhetare dhe komuniste , ne te internuar dhe klase punetore.Sidoqofte nuk mund te jap vleresime objektive .

     

     


  7. E kuptoj hillerimin tend per humbjen e Edvinit & co.Por ky eshte fati i nje njeriu pa moral politik dhe njerzore.

    Tani po e braktisin te gjith.Pervec Nanos e metes qe e kane braktis me kohe tani eshte edhe rradha e Gjinushit me Milon.

    Ramen tani as ne PS nuk e duan me.Ahhhh se harrova i ka ngel vec ai 99-shi i (Gay 99). :tongue:

     

     

    LOL :D Nuk jam anëtar i asnjë grupimi politik dhe s'eshte se skam patur oferta, dhe me t'thane te drejtën nga G99 e LSI këtu ne Milano

    ka me shume lëvizje. Por asnjë nga partitë politike ne Shqipëri nuk ofron atë qe mund te me terheqe mua. Sidoqoftë fakti se humbet Rama do te sjelle ne krye te PS Nanon apo Meten nuk mund ta shikosh si nje hap perpara,,,,, pastaj Gjinushi dhe Milo i te njejtit brum jane .... ske ku i çon.....Nejse pse se kthejme ne monarki tani qe jemi. Te na rroje Sala edhe ta shpallim mbret, deshem s'deshem edhe per 15 vjet do jete ai ne krye te PD dhe me siguri edhe per ca vite do kete edhe pushtetin. Por problemi Anton qendron te fakti se gjithe propaganda qe bejne partite politike ne thithjen e te rinjve ne politike po rezultojne te deshtuara. Ja do kthehet Nano, dhe do kemi perseri duetin e famshem te ketyre 20 viteve te fundit. S'thote kot Jozefina : "Kta e dun plumb ballit!" . Eshte puna se duhet ta kuptojne edhe vete politikanet e brezit te vjeter se kane dhene ate kontribut qe vete historia do t'a vleresoje ne te ardhmen, por nuk mund te mbajne peng nje popull te tere per shkak te ambicjeve te tyre si pashallinje te shekullit te 21-te . Sala,Tosi ejt... jane pjese e politikes se vjeter qe rrenjet i ka ne ate te partise se punes . Ne daç pranojeni ne daç jo ,,,, Jo per te mbrojtur Edvinin jo,,, por ai nuk ka qene pjese e politikes shqiptare gjate viteve te fillimtranzicionit. Keshtu qe nuk mund ta akuzoje njeri ate per lidhje me krimin apo gjera te ndryshme qe akuzohet.... Po ta vleresosh si politikan , ai ka ndertuar nje rruge te tijen politike shume te nderlikuar ,por ama ka dale si fitimtar dhe nuk mund t'ia mohoje asnjeri arritjet. ^_^ s'ti kam ba ala urimet per PD :D po te presim qe te krijohet qeveria >__


  8. Tu u sjell verdalle neper adresa interneti ve re nje artikull te gazeta "RilindjaDemokratike":

     

    Citoj:

    Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka arritur të sigurojë 72 mandate në zgjedhjet e 28 qershorit

     

    ja te shohim pak mandatet :

     

    Lista e deputetëve sipas rezultateve paraprake
    
    [b]Qarku Tiranë[/b]
    
    PD 16 deputetë
    
    PR 1 deputet
    
    LSI 1 deputet
    
    PS 15 deputetë

     

    Wow sipas gazetes ne Tirane na qenkan 33 deputete!? he he he

     

    ndersa per Fierin :

     

    Qarku Fier
    
    PD 6 deputetë
    
    
    PDI 1 deputet (i diskutueshëm)
    
    LSI 1 deputet
    [color="#FF0000"]
    Dritan Prifti[/color]
    
    PS 8 deputetë

     

    Sikur u mbydhen numerimet dhe raporti ishte 9PS 6PD 1 LSI (Prifti :sarcastic_hand: )

     

    Sido qe te vejne punet qeveria qe do ngrihet do te jete ne peshore dhe ne nje pression te vazhdueshem nga keto

    qe po i shesin mandatin. Ka dy variante :

     

    1: LSi bashkohet me te djathten dhe humbet te gjithe elektoratin e majte por ama do ishte nje shumice e konsiderueshme prej 74 man.

    2: LSI nuk bashkohet , krijohet qeveria me voten e Priftit , por mjafton nje mandat mosbesimi per te thirrur zgjedhje te parakohshme, gje qe do te destabolizojne jeten politike ,sociale dhe ekonomike ne vend. Mund te mesojme mjaft rreth qeverise se fundit Prodi , ku ai mbante ne jete dhe kujdesej per senatoret e perjetshem ne menyre qe te kishte shumicen me te pakten +1 mandat. Sigurish qe nuk mund te flas

    se ne çmenyre jane shitur keta politikane qe marrin votat e elektoratit te tyre per t'ia dhene nje krahu te kundert politik. Sidoqofte jam i sigurte qe te tilla vendime vijne si pasoje e interesave te forta ekonomike te cilat bejne qe njerezit te lajthisin.

     

    Me humbjen dhe largimin e mundshem te Edi Rames nga PS dhe nje rikthim i Nanos ne krye te PS do t'ì siguronte te djathtes nje

    numer perkrahesish edhe nga vete e majta ne te ardhmen.

    Perfundimi : Ta shpifin nje pjese e Politikaneve Shqiptar

     

    -te pabese

    -te korruptuar e te lidhur me krimin

    -pa vlera

    -pa capacitet intelektual (mjafton te shofim mandatet e zonave te veriut)

    etj...etj...etj..

     

    :o

     


  9. shikoni vetem tv klan se ai i jep rezultatet e verteta direkt nga KQZ

     

     

    TVKLAN eshte i jashtezakonisht i varun nga PD.

    Nuk eshte objektiv dhe i merr nga http://eca.al/ rezultatet , kush do te shikoje votimet nga interneti. Ja mund te marre me shume info nga ECA and KRIIK . Sidoqofte edhe ne siti i KQZ mund te merrni me shume informacione.

    Nese ndonjeriu i intereson streaming i TVKLAN do te vendos streaming ne kete topic per te ndjekur komentimet e gazetareve dhe analisteve te ndryshem.

     

     

    Siti i KQZ: http://www.cec.org.al/

     

     


  10. TIRANË - Listat zyrtare të Ministrisë së Brendshme për personat që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë aplikuar për të marrë kartë identiteti, janë aq të pasakta, sa në një farë mënyre, janë kthyer edhe në qesharake. Në faqen zyrtare të ministrisë (linku: http://www.moi.gov.al/index.php?option=com...amp;Itemid=208), ndodhen emrat e të gjithë personave pa pasaportë, që nuk janë paraqitur për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Emrat janë ndarë sipas qarqeve, në renditje alfabetike sipas mbiemrit të shtetasve për çdo NJQV. Deri këtu duket sikur Ministria e Brendshme ka bërë një punë të mirë në evidentimin e të gjithë personave me probleme, por kjo nuk rezulton e vërtetë. Nëse kontrollohet lista e publikuar nga ministria për kryeqytetin, rezulton se Kryeministri Sali Berisha është një ndër shqiptarët që nuk ka pasaportë dhe as nuk ka aplikuar për kartë identiteti. Sipas vendimeve të marra nga vetë ai, duhet t'i ishte prerë paga, nuk mund të kryejë asnjë procedurë noteriale dhe shumë veprime të tjera. Sipas listës së vetë ministrisë, Berisha është një ndër njerëzit që nuk ka zbatuar ligjet e shtetit në lidhje me kartat. Një kërkim tjetër në listë nxjerr edhe emrin e kryetarit të opozitës, Edi Rama. Edhe ky i fundit, sipas Ministrisë së Brendshme, nuk mund të kryejë asnjë veprim noterial, si dhe duhet t'i ndalohet paga mujore. Listës së pasaktësive i shtohet edhe "njeriu i Gërdecit", Fatmir Mediu. Ndërsa në Shkodër shfaqet si person pa pasaportë dhe kartë Jozefina Topalli. Të gjithë këta persona dalin jashtë vendit pa pasur asnjë problem, por ministria nuk është në gjendje që të kuptojë se ata janë të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Kur probleme të tilla ndodhin me krerët e politikës shqiptare, qytetarët e thjeshtë duhet të kontrollojnë mirë listat, se mos ndoshta edhe emri i tyre figuron në pjesën e të "pacivilizuarve" që nuk kanë as pasaportë dhe as karta identiteti.


  11. Në 2005-ën e majta humbi zgjedhjet, sepse dy "burrat" e së majtës, Iliri dhe Fatosi, nuk e gjenin dot gjuhën e përbashkët mes tyre. Ia dhuruan pushtetin Berishës, megjithëse ai (si përherë) kishte më pak vota popullore. Ne të majtët dolëm në opozitë, sepse e meritonim, ashtu të kalbur në korrupsion nga qeverisja nanoiste, por edhe sepse Iliri dhe Fatosi NUK E DONIN njëri-tjetrin.

     

     

    Në 2009- ën, po këta dy "burra të së majtës", duan t'ia dhurojnë prapë pushtetin Berishës, megjithëse ky skizofren është mbytur nga gërdecët e skandaleve të njëpasnjëshme. Paradoksalisht, kësaj here, të majtët duhet të dalin prapë në opozitë, sepse Iliri me Fatosin tani E DASHUROJNË njëri-tjetrin.

     

     

    Ilir dhe Fatos, mos pandehni se ne të majtët në bazë nuk e dimë se çfarë bluani. Skema është e qartë. Juve ju intereson humbja e së majtës. Ju duhet fitorja e Berishës,sepse doni të merrni Partinë Socialiste. Do ta quani Edi Ramën fajtor për humbjen dhe do dilni si "mesiat" e së majtës, bashkuesit e së majtës, ata që e duan vërtet të majtën.

    Ti Ilir ëndërron të marrësh PS-në, kurse ti Fatos ëndërron karrigen e Presidentit me votat e Berishës.

     

     

    T'i ka premtuar votat Berisha o Fatos? Të gënjen o lumëmadh, sepse të njeh mirë. Jua njeh mirë kokën ai juve. E di që ju "burrat e së majtës" jargaviteni si kërmill për pak karrige. Ju njeh mirë, sepse jeni si ai: Gati të bëni gjithçka për karrige. Jazëk ju qoftë ajo që kanë bërë për ju votuesit e majtë!

     

     

    Ndaj, Ilir dhe Fatos, mos u bëni sikur po fikeni për të majtën, sepse këto kumbulla nuk i ha më njeri. Ju po fikeni për planet tuaja të pas 28 qershorit, të cilat startojnë vetëm nëse Rama, pra e majta, humbet zgjedhjet. Humbja e së majtës, është shpresa juaj e vetme, ndaj unë nuk mund t'ju quaj dot të majtë juve, sepse nuk ka të majtë që dëshiron humbjen e së majtës.

     

     

    Fatos dhe Ilir, ju e keni siguruar jetën tuaj, por një popull i tërë i majtë dhe i ndershëm është duke vuajtur një qeverisje bajraktarësh që pranon si shtetas shqiptarë vetëm "anëtarët e Partisë Demokratike". Gjithë të tjerët duhet të hanë miza.

     

     

    Juve mund të duroni edhe një 4-vjeçar tjetër Berishën në pushtet, duke flirtuar me të, por ky popull i majtë meriton fitoren më 28 qershor. Jo për Edi Ramën, aq më pak për ndonjë tjetër aty rrotull tij. Por sepse forca e gjërave duhet të heqë nga pushteti një Kryeministër në prag të marrëzisë totale që është duke i shkaktuar një katastrofë të re ekonomike e ndoshta edhe një faliment social Shqipërisë.

     

     

    Ndaj, të majtët, në emër të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duhet t'i ndryshojnë gjërat më 28 qershor. Ju të dy, nëse doni të majtën, e keni zgjidhjen. Bëjuni thirrje gjithë të majtëve të votojnë Partinë Socialiste, si forca më e madhe e majtë e opozitës. Nuk ka nevojë të takoni Ramën për këtë.

     

     

    Por ju të dy, siç ju thashë më sipër, keni hallin tuaj. Ju nuk e doni realisht Ramën në takim, por doni të krijoni thjesht një alibi për atë që keni ndërmend të bëni pas 28 qershorit. Ju doni që Berisha të fitojë sërish dhe Rama të humbë.

    Një fije turp personal a nuk e keni?

     

     

    Goxha burra dhe ju tërheq për hunde një karagjoz si Berisha? Ju premton votat për President pas dy vjetësh dhe ju turr kundër PS-së dhe ju turreni e lehni. Të ishit ca brekëgrisur, si ata që ka pasuruar Berisha këta 4 vjet, do jua bëja hallall, se do thosha gjynah, gënjehen.

     

     

    Po ju jeni të dy të kamur tashmë. Blini vila në Vjenë, bëni vila në bregdet, llogaritë bankare i keni të begata. Dhe prapë gënjeheni nga Saliu, që ju mban të përçarë dhe ju ushqen me gënjeshtra.

     

    Letër e nënshkruar: Harilla Kreci, pensionist Tiranë


  12.  

     

    Gjashtë ditë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, figura politike që kanë shkëputur lidhjet me PS-në, duke nisur nga viti 2003, bënë një dalje publike, në atë që ata e quajtën bashkimi i së majtës.

     

     

    Ilir Meta, ndarë dhunshëm nga PS-ja në mesin e vitit 2003; Fatos Nano, i dorëhequr nga PS-ja pas humbjes së zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 dhe nxjerrjes të së majtës në opozitë dhe, në fund, Petro Koçi, deputet i PS-së, i vetëlarguar nga PS-ja rreth dy vite më parë, dje të vetëquajtur faktorë faktorëve politikë të së majtës shqiptare, prezantuan planin e tyre të "shpëtimit" të spektrit të majtë përballë një pozite të drejtuar nga Sali Berisha, që ka vënë në funksionim të plotë të gjitha strukturat shtetërore dhe buxhetin e shtetit për të mbajtur me çdo çmim edhe një mandat tjetër katërvjeçar në qeverisjen qendrore.

    Nuk ishte një zhvillim i papritur.

     

     

    Madje, i pritur të vinte në këtë pikë, edhe më parë, sepse protagonistët tryezës së djeshme kishin punuar shumë për këtë ditë. Dhe, sipas një skenari që shumëkush e dinte, duke përfshirë këtu edhe kundërshtarin politik të së majtës shqiptare, Kryeministrin Berisha.

     

     

    Me të gjitha etapat: rikthimin e Nanos në atdhe pas katër vitesh ekzili në Vjenë dhe metropole të tjera të botës, daljen e tij në emisionin televiziv të preferuar nga Berisha, ku do të bënte "fërtele" kryetarin e PS-së, Edi Rama, afrimin e tij me një fraksion të së majtës dhe së fundi, grupazhin para zgjedhjeve për t'i shtuar PS-së edhe një kundërshtar tjetër politik, përveç makinerisë shtetërore që drejtohet me tërbim nga Kryeministri Berisha drejt rrëmbimit të një mandati tjetër të pamerituar.

     

     

    Do të ishte një aleancë korrekte, qytetare dhe e mbështetur mbi kolona të forta besimi dhe respekti reciprok, ku normalisht nuk do të mungonte PS-ja e drejtuar nga Edi Rama dhe partitë e tjera që janë në koalicion me të, nëse këto katër vite të shkuara, nuk do të kishin qenë vite të gjata të një PS-je, jo vetëm në opozitë, por edhe të sulmuar, kafshuar dhe shantazhuar prej atyre që sot bëjnë thirrje për aleancën e madhe të fitores.

     

     

    Fatos Nano ishte tërhequr me "nder", duke e dorëzuar me protokoll qeverinë te pasardhësi i tij Sali Berisha, në shtator 2005. Ai ende mburret se transferoi në mënyrë paqësore dhe pa trazira, për herë të parë pushtetin te pasardhësi.

     

     

    Por, pushteti që la ai ishte i korruptuar fund e krye dhe ndonëse nuk dha llogari dhe as ia kërkoi kush për pushtetin e korruptuar që ngriti, haraçin e paguam të gjithë këto katër vitet e shkuara, që ikëm nga shiu korruptiv i Nanos për të rënë në breshrin korruptiv të Berishës.

     

     

    Ai erdhi vetëm gjashtë herë në punimet e legjislaturës së XVII të Kuvendit të Shqipërisë, dhe zgjedhësit e zonës 99, nuk dëgjuan prej tij asnjëherë të vetme as fjalën "Sarandë", zonës që i kish dhënë votat në 2005-ën.

     

     

    Ndërsa socialistë e demokratë jetuan nën Berishën katër vitet e një mandati sfilitës, z. Nano vijoi bizneset e tij, jetën e qetë familjare, me bashkëshorten e dytë, menaxhoi bizneset e veta dhe të bashkëshortes.

     

     

    Në Shqipëri e pamë të kthehej për t'i dhënë "një dorë" Berishës. Ashtu siç bëri para zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit 2007, kur puthej me Sali Berishën, duke i dhënë kredenciale politike një Kryeministri dhe kryetari partie, që kërkonte të bënte zgjedhje pa plotësuar asnjë standard minimal.

     

     

    U kthye sërish tetë muaj më vonë, kur u fut në garë për të plotësuar ëndrrën e tij të përjetshme, të bëhet Presidenti i shqiptarëve dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë dhe, kur nuk bëri, numrat, i fali Berishës gjashtë deputetë, jo për të bërë Presidentin e ri, por për t'i dhënë një tjetër dorë nga lënia e pushtetit, për shkak të krizës së kartonëve.

     

     

    Për ta përmbyllur këtë mandat katërvjeçar të një turisti opozitar, jo me qeverinë, por me partinë që e bëri tri herë Kryeministër me helmin që derdhi në hapje të fushatës elektorale, ku "armiku i shqiptarëve" doli Edi Rama dhe forca politike që ai drejton, dhe udhëheqësi i shqiptarëve u vesh vëllai i tij siamez, Berisha, për të cilin thuri vetëm lavde, madje edhe kur u përgjigj për masakrën e Gërdecit, u shpreh si i bezdisur se ia linte në dorë drejtësisë.

     

     

    Ilir Meta ishte larguar herët prej PS-së, zyrtarisht prej vitit 2003, por shpirtërisht prej shkurtit 2002, kur dha dorëheqjen si Kryeministër i qeverisë së rrëzuar prej lëvizjes së Nanos për "katharsis". Bashkë me të edhe disa dhjetëra ish-zyrtarë të PS-së, apo thjesht teknicienë, të pasuar prej zyrtarëve të tjerë që e panë veten jashtë administratës së Kryeministrit Nano, sepse ai thjesht i flaku.

     

     

    LSI-ja nuk do të ishte sot nëse Meta me shokë nuk do të ishin larguar nga PS-ja. Me mund dhe shumë kosto, partia u krijua. Por, pas zgjedhjeve të korrikut 2005, pati vetëm pesë deputetë në Kuvend, shumë pak krahasuar me ambiciet e ish-Kryeministrit.

     

     

    Por, si parti e vogël me orekse të mëdha, LSI-ja arriti të marrë nga torta e madhe e koalicionit të krijuara para zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit 2007.

     

     

    Bashki dhe komuna të rëndësishme iu lanë të lira dhe u lanë pas krahëve, në emër të fitores të së majtës, fushatat denigruese ndaj PS-së, kur drejtues të LSI-së hidhnin romuze tek skeleti i betontë i mbikalimit te "Zogu i Zi", lapidar i pushtetit represiv të Kryeministrit të PD-së, që hidhte përtokë veprat publike të financuara me paratë e taksapaguesve. PS-ja e "diktatorit" Edi Rama u tregua zemërgjerë dhe LSI-ja, pas zgjedhjeve vendore të 2007-ës thoshte me krenari se kishte fituar bindshëm.

     

     

    Në LSI kjo përkthehet pesë mijë të punësuar në pushtetin vendor, ose 20 mijë vota vetëm familjarët e administratës vendore. Por as fitorja e paimagjinueshme e shkurtit 2007 nuk do të afronte LSI-në me PS-në, sepse, ashtu si oreksi vjen duke ngrënë, forca politike e drejtuar nga ish-Kryeministri vijon të bëjë protagonisten. Në krye mbetet ëndrra për Kryeministrin. Duke kërkuar të pamundurën.

     

     

    Duke shkelur edhe mbi idealin që ishte bërë shkak për krijimi e LSI-së në shtator 2004: antiNano. Ikën për të shpëtuar nga Nano dhe fryma e tij e përjashtimit, si kongresi ku flakej Meta me shokë dhe sot nanoistët janë shumicë në kandidaturat për deputetë dhe në organet drejtuese të LSI-së.

     

     

    Gjithçka në funksion të një ideje fikse për 30 deputetë, që sot mund të ketë vajtur në 35, kur edhe sondazhi më optimist, apo edhe shoqata e një kurdi irakian, emigrant prej vitesh në Slloveni, të quajtur Baftiar, që bën raporte nga Ljubjana, i japin LSI-së një rol "plotësues" në tabelën e rezultateve zgjedhore të 28 qershorit 2009.

     

     

    Pak javë më parë, një sms si ato që dërgon Berisha, mbushur me kërkesat që mund të ketë shqiptarët për katër vitet e ardhshme vinte në celularë.

     

     

    Thoshte: "Votoni ..., kandidaten e PSV91. Për të do të votojë edhe Presidenti i ardhshëm i shqiptarëve" (?!) E kishte fjalën për Fatos Nanon dhe ëndrrën e tij të përjetshme. Njëri prej ish-zyrtarëve të Nanos mburrej se ishte dërguesi dhe prej muajsh militon në LSI.

     

     

    Edhe ai në dijeni të skenarit, që prej katër vitesh është luajtur me të majtën, jashtë PS-së, për ta shantazhuar, dobësuar dhe sfilitur atë. Që pastaj Nano dhe të tjerë të bëjnë edhe vallen në një tryezë që nuk është shtruar për të bashkuar të majtën, por të humburit.

    Nga Arben Rrozhani

     


  13. Totali

     

    72 PD

     

    62 PS

     

    5 LSI

     

    1 G99

     

    llogarit qe PD =72

    e PS+LSI+G99 =68

     

    jane vetem me nje diference prej 4 deputetesh, sikur PS te marre dy me shume se sa eshte e parashikuar

    nga kjo skeme e PD nuk do kishte nje fitues qe mund te ndertonte nje qeveri.

    Ja se 4 dite mbeten :D !

    Imagjino Salen e Ramen ne raste humbjeje per secilin , si do te vepronin :ranting: ?

    :rofl:

     

     


  14. Skisha kohe me shkrujte rreth Znj. J . dhe PD duke ditur qe ajo qe ndodh brenda PD eshte si sekret shteti, si le Sala me nxjerre as nje fjale rreth vendimeve te Partise ect....

    Sidoqofte duhet pranuar se Znj. J. ka shume ambicje politike dhe pse jo ndoshta ne te ardhmen do te jete ajo kryetare e PD.

    Por shpresoj qe nje gje e tille te mos ndodhe kurre , jo se eshte femer, por sepse nuk ka nur e karizem se pari e se dyti nuk ka potencial per te drejtu nje shtet. Ja te shofim se cdo te ndodhe pas zgjedhjeve :jester: .


  15. Ja pra, meraku i do analistëve tanë të spikatur që “kjo fushatë nuk po prodhon lajm”, më në fund u tret si kripa në uje. Edhe votimi mes vedi që bënë këta analistë në një studio televizive, habitërisht doli kryekrejt i pavarur: asnjë votë për PS-në, shumica për PD-në, kallam kusuri për Ngjelën dhe për LZHK-në! E prej shpirtit të del kjo thirrmë e lashtë: O Shqypni që na jep nder, a e din e lumja ti se ke kaq shumë personalitete me integritet dhe nuk ua di vlerën e nuk ua dëgjon fjalën?! E pse nuk voton edhe ti më 28 qershor si ata që të ngjyrosesh tejembanë e njëherë e përgjithmonë blu, blu, blu, e gjitha blu?! E pra, as prej Salës, as prej Edit, po bash prej zonjës Topalli, madje edhe prej policisë së shtetit që nuk e lejon viktimën të ikë në drejtim të paditur sa herë këtë e lyp nevoja e qeverisë, na u bë me dije se fajtor dhe kriminel qënka ai që vritet në mënyrë mafioze duke u hedhur në erë! “Kuku, ç’na ka gjet!”, kishin pas me thanë stërgjyshnit e fismë të zonjës Topalli!

    Por këtu, në mëmëdheun tonë me sa duket askurrgjë nuk bën më përshtypje, as lajmet skandaloze që do të luanin mendsh jo vetëm Bathoren, po edhe Parrucën, madje edhe një kontinent të tërë…E kujt i hyn në hise se ministri i jashtëm i Shqipërisë i ka dhënë gruas së vet nënshtetësi holandeze, duke lënë atë shqiptare, që ta ketë imunitetin sa më të sigurt? E kujt u bëmn përshtypje se Mehdiu, pas Gërdecit do të ngrinte në mes të Tiranës, në balloren e UFO-s, një portret më të madh se të Enverit edhe të Saliut, pa i bërë syri tërr? Por nuk janë vetëm deputetët me imunitet, po më shumë se ata me imunitet (dmth të pandikueshëm) qënkemi ne qytetarët e rëndomtë që tashmë, falë propagandës intensive me habere të frikshme dhe me fushata të tilla ofensive, as edhe një skandal apo thagmë nuk na bën më efekt! As gripi i derrit nuk na zë dot, as kriza globale! Shpallu kandidat dhe thuaj ç’të duash, premto e gënje, mashtro dhe falsifiko; po bëre terror dava më mirë; dhe, paskësaj, ke për t’u ndjerë i nderuar, i imunizuar, fuqiplotë, një mini-Saliu paprekshëm! Ndaj po të kesh pushtet, nuk ka ç’të bën jo gripi i derrit, po as gripi i vrerit dhe as i menderit!”Mbillni dhe vilni sa të mundni, tha Sala në Leskovik, askush nuk ka për t’ju prekur!

    ***

    Se ndodh kështu, ndaj disa ditë më parë, prej Postribës së dashtun dhe antikomuniste zonja J. u shfaq si nji burrneshë e vërtetë në tribunë dhe me zjarrmin e shpirtit të saj radikal dhe të djathtë, me një zëngjirrje gati femërore ajo nëmi aleatët e partisë së vet, Partinë Republikane dhe atë Demokristiane (paçka se PDK prej muajsh ka dalë prej vathe!). Klithma e saj e sinqertë e patetike: “mos votoni për ta, se vota për ta shkon për Edvin Ramën!”, pasoi thirrmën tjetër (të saj): “ata janë spiunë dhe mafiozë”. “Gabimi i Doktorit ishte që nuk ju dha plumb ballit në vitin 1997”!... “Kapini ata për zhelesh”! Para disa ditësh kjo zonjë e randë u premtoi grave vlonjate se po u bashkuan me të do të mposhtin edhe kancerin e gjirit! Allah, Allah, a thua e di zonja Topalli se për ku asht’ nis ’ e për ku po shkon me këtë profil kaq të egër, vulgar, intolerant dhe agresiv që po i jep vetes?

    Ndërsa Berisha ndoshta është i vetmi që e di se për ku po shkon. Por ama e sigurt është se ai nuk e di se si dhe ku do të përfundojë. Një ditë më parë se zonja J. të lëshonte rrufetë mbi aleatët, Berisha deklaroi në qytetin Studenti se ai jo vetëm ka për të dalë fitues më 28 qershor, por ka për t’u rizgjedhur edhe në 2017, madje edhe në vitin 2021! Ai nëtë vërtetë e di cilën kala duhet të marrë, por ama po hyri brenda në kalanë e pushtetit, porta mbyllet për të mos dalë më…Mjafton të dëgjosh këta dy liderë që të bindesh se sa pa peshë është Fjala, se si përdoret ligjërimi publik herë si herë si virus, herë si rrenë e mëpastaj si rreng. Opinioni ynë publik është transformuar prej tyre në një kazan plehrash, ndaj është denatyruar, tredhur e shkërbërë sa të ngjajë si maskat e teatrit që ose qeshin (për të dëshmuar komedinë), ose trishtohen (për tragjedinë), por ama që të dy pamjet i kanë grimasat të ngrira!

    Deklarata se Berisha do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021 nuk përbëri “lajm”, megjithëse, në çdo vend normal, edhe në Zululand , do të cilësohej kryelajm. Sepse një deklaratë e tillë jo vetëm që sovranizon një kryetar partie, po nxjerr jashtë loje edhe votën, edhe demokracinë, edhe vullnetin, edhe pluralizmin, edhe ndërgjegjen e popullit, të cilin, më e pakta, ky lider e konsideroka një popull pa integritet, pa dinjitet, dmth një pis-milet trushkulur deri në atë farë feje sa mund ta tërheqësh zvarrë nëpër metingje e nëpër votime edhe me klithma, edhe me gënjeshtra të pashëmbullta, edhe me shpifsharje, edhe me mashtrime dhe ai prapë të brohorasë!(Mos vërtet ne përnjimend jemi një popull trushkulur nga diktatura, deri në atë masë sa nuk kemi të drejtë të bëjmë me faj drejtues të tillë të papërgjegjeshëm e të pakorrigjueshëm si Berisha? Sepse, në fund të fundit, ç’faj ka ky, nëse prapë i fiton zgjedhjet, qoftë edhe me manipulim të votave, manipulim që gjithsesi do të realizohet me duart, marrëzinë dhe histerinë e disave prej nesh?!)

    Jo, jo, nuk e mendova unë këtë, madje as nuk e thashë, se nuk dua dhe nuk e meritoj të mallkohem si antishqiptar!

    ***

    Duket sikur deklaratat e fundit të Berishës dhe Topallit ngjajnë si pa lidhje, por politikisht ato kanë lidhje organike mes tyre më shumë edhe se nxitja direkte apo indirekte për vrasjen e kreut të PDK në Malësinë e Madhe, Aleks Keka. Meqë policia e shtetit deklaroi se i ndjeri që u hodh në erë me telekomandë paskësh patur probleme të vjetra me krimin dhe trafikun (gjë që,vetëkuptohet,e çliroi sakaq zonjën Topalli nga akuzat e demokristianëve), “lajmet” e mësipërme u spostuan e dolën nga vëmendja e analistëve tanë të shquar jo vetëm për shkak të bumit të sondazheve, por se ne jemi të varur në çengelin e lajmeve dhe debateve që na servirin televizionet.

    Me sa duket, vrasjet me ngjyresë politike, super skandalet, akuzat dhe ububurat nuk krijojnë asnjë efekt jo vetëm te katundarët e qytetarët që votojnë, por as te analistët, pasi këta, me një guxim të habitshëm dalin përnatë nëpër TëVëra dhe hapur e sinqerisht respektojnë më shumë atë që dhunon se atë që dhunohet; më shumë nderojnë atë që është në pushtet se atë që është në opozitë; atë që vret dhe hedh në erë se atë që vritet; atë që jep shpërblim dhe favore të pamerituara se atë që nuk ka bukë të hajë e brekë në b; atë që gënjen se ata që gënjehen…Punë e madhe fort se do të gënjehemi edhe për katër vjet të tjera, mjaft që po ndërtohet rruga Durrës-Kukës, mjaft që ne duhet të ndihemi krenarë!!

    Ne pra lipset të jemi krenarë për këtë qeveri të dehur nga vetvetja e që nëpërmjet bombardimit intensiv me propagandë, me spote, me fjalime, me reklama, dmth me vetëmburrje nuk na lejon të ndjejmë jo vetëm krizën ekonomike botërore, po me sa duket, as krizën e thiktë morale, edhe pse kjo e fundit, -kriza morale- është më e rënda dhe më rrënuesja e shoqërisë sonë. Për këtë shkak, besoj ia vlen të analizojmë deklaratat e mësipërme të dy liderëve tanë të lartë për të dalë në një shteg arsyetimi më të dobishëm se analiza prej fallxhorësh amatorë të sondazheve.

    ***

    I ndodhur nën një trysni të përminutëshme (tani edhe kur del në rrugë nuk të lenë rehat makinat tellalle të ardhura enkas nga Italia që këndojnë me megafon: “Shqipëria po ndryshon”!), prej shpirtit patriotik dhe liridashës të del padashje kjo pyetje e çiltër dhe naive: për ku je nis’ me shkue, zoti Sali, kur thue se don me ken’ në pushtet deri në vitin 2021? Po pse nuk e bën si burrat, si e bëri Ahmet Zogu vaktit dhe e shpalli veten mbret të shqiptarëve që ne ta flemë mendjen e të biem rehat me këto “standarte” të flamosura, me hyrjen në BE, demokracinë dhe fushatat me vrasje dhe me vjedhje zgjedhore?! Për ku je nis ’ e je tuj’ shkue ene ti, oj zonjë e randë Shkodret kur thue se aleatët e tu kenkan mafiozë e spiunë? Ku don me dal ti? A nuk e ke dit’ ma parë ti? Ku ke ken’ ti deri nji tash? A nuk ke ken’ ti si kryetare Kuvendi q* ke sulmue prokurorinë dhe i ke ndalue organet e Drejtësisë me veprue kundër mafioznave e hajnave të Gërdecit e të rrugës Durrës-Kukës?!

    Pyetja ndjek pyetjen: A foli zonja Topalli në Postribë në kokë të vet apo në emër të PD-së (pra të Berishës)? Kujt i leverdis ky sulm kaq i egër kundër aleatëve, PD-së (që të mos i rrjedhin votat), Berishës (që të ndahet jo me gojën e vet nga Mediu, dmth nga Gërdeci)), apo asaj vetë (që të dobësojë koalicionin, duke u treguar militantëve se është ajo dhe vetëm ajo që di të mbrojë interesat e tyre)? Është gabim të mendohet që zonjën Topalli e kanë përfshirë papritur e pakujtuar emocionet, meqë po fliste në Postribë dhe meqë e paskësh zënë fjala, ashtu si zë një burrë rakia…Ajo tash është perfeksionuar dhe e di ç’ka ban e ku do me shkue, pavarësisht se ngjan sikur nuk po din’ ç’ka me thanë. Ajo nuk sillet kësisoj për të siguruar numurin dy, po numurin një, pasi numurin dy nuk ia kërcënon kurrkush. Po përse atëhere sillet kaq ashpër dhe hidhet në zjarr e shkon përherë më larg se Berisha për nga gjuha e urrejtjes?! Sepse zonja J. bën atë që bënte qëmotit Mehmet Shehu, i cili sillej në publik më i egër dhe më fanatik edhe se Enveri, jo vetëm për të qetësuar Enverin, po edhe për të bindur anëtarësinë se ai do të ishte një Enver i vërtetë dhe i merituar.

    Por ama nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së dhe të Shqipërisë deri në vitin 2023, atëhere ç’i mbetet zonjës Topalli, veç pritjes së kotë, dmth hijes dhe isos së përjetshme politike? A do të kënaqet me “hijen” e numurit dy zonja Topalli po qe se përnjimend Berisha i fiton këto zgjedhje, e jo vetëm këto; pra nëse ai do të mbetet në pushtet, si e ka thënë vetë, sa të ketë ymër? E le të shtyjmë arsyetimin më tej: nëse Berisha i fiton këto zgjedhje, a nuk do të bëhet edhe më autoritar, më i padiskutueshëm dhe më i palëkundur nga ç’është sot, natyrisht jo vetëm në parti, po edhe në histori, edhe në Shqipëri, duke marrë kësisoj edhe nur, edhe fuqi të pakufizuar perandorake, gjë që automatikisht do ta nxjerrë zonjën Topalli në “pension politik”, edhe pse është shumë më e re dhe me biografi e origjinë të djathtë më të mirë se shefi i saj aktual? Por nëse Berisha i humb zgjedhjet dhe detyrohet të japë dorëheqjen, është ajo dhe askush tjetër që mund ta zëvendësojë. Atëhere a nuk i leverdis asaj që Berisha të humbë zgjedhjet?

     

    Zonja J. e di se Berisha mund të humbë zgjedhjet duke stimuluar sherrin brenda llojit, qoftë edhe mes aleatëve, si dhe duke mbajtur gjallë frymën e konfliktit dhe gjuhën e urrejtjes, ekskluzivitetin e të cilave e ka dhe e mban Berisha. Nëse ky humb zgjedhjet në rrang Republike dhe në qarkun e Shkodrës fitohet shumica e deputetëve, zonja J. del automatikisht në vend të parë! Por po të ndodhë e kundërta, pra nëse sikundër thuhet PS do të fitojë në këtë qark tre-katër deputetë e nëse nga një deputet do të marrin në Shkodër edhe republikanët dhe demokristianët, kjo do të jetë humbje historike për PD-në, por do të jetë një humbje personale e pandreqshme për zonjën Topalli, e cila do ta paguajë shumë shtrenjt humbjen e Shkodrës duke u detyruar të lerë më pas edhe postin e nënkryetares së PD, edhe mundësinë për t’u rizgjedhur kryetare Kuvendi.

    Ja përse pyetjes: ç’do të bëjë po të humbë zgjedhjet në Shkodër, ajo iu përgjigj me nervozizëm: Jo do të fitojmë, po do të fitojmë shumë thellë! Sepse ajo kaq gjë tashmë e ka mësuar: nëse PD i fiton zgjedhjet, por i humbet ato në Shkodër, zonja Topalli është e falimentuar politikisht. Ashtu si e kundërta për Saliun. Ja pra përse deklaratat e Berishës dhe Topallit kanë ngjashmëri dhe lidhje mes tyre. Fati i tyre politik i ngjan marrëdhënive të Hoxhës me Shehun, me një ndryshim: ose zonja J. ose Berisha, ose të dy bashkë pashmangshmërisht po shkojnë drejt vetvrasjes politike!

    Sepse gjuha e urrejtjes dhe lufta e egër ndaj të ndryshmit, herët e vonë ta jep këtë shpërblim. Sepse historia e shkruar dhe e pashkruar, komuniste apo m’daç edhe antikomuniste, na ka dalë borxhit edhe në këtë drejtim.

     

    Nga Kiço Blushi


  16. EUROPEAN BREIF (DELETED) FOR 26 OCTOBER 1987. YUGOSLAVIA: CRACKDOWN IN KOSOVO Created: 10/26/1987

     

     

    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372032/0000372032_0001.gif

     

     

    YUGOSLAVIA: SERBIAN MILITIA TO KOSOVO PROVINCE TODAY Created: 9/10/1988

     

    ttp://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372039/0000372039_0001.gif

     

     

    YUGOSLAVIA'S SERB-ALBANIAN DISPUTE: WHO IS VIOLATING WHOSE HUMAN RIGHTS? Created: 2/21/1989

     

    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372056/0000372056_0001.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372056/0000372056_0002.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372056/0000372056_0003.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372056/0000372056_0004.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372056/0000372056_0005.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372056/0000372056_0006.gif

     

     

    YUGOSLAVIA: SHOWDOWN IN KOSOVO PROVINCE Created: 2/27/1989

     

    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372059/0000372059_0001.gif

     

     

    YUGOSLAVIA: KOSOVO TRIAL PROVOKES NEW TENSIONS Created: 11/6/1989

     

    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372222/0000372222_0001.gif

     

     

     

     

     

     


  17. YUGOSLAVIA: ETHNIC TENSIONS STILL HIGH IN KOSOVO Created: 8/20/1987

     

    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0001.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0002.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0003.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0005.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0006.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0007.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0008.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0009.gif
    http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000372029/0000372029_0010.gif

     

×
×
  • Create New...