Jump to content
Veriu Forum

g°n

Admin
  • Content Count

    1,311
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    2

Posts posted by g°n


  1. Ajo qe thellon me shume kete situate eshte fakti qe sipas qendrave rehabilituese ka pasur raste ku personi eshte rikthyer ne jete edhe pse pas 7 apo 10 viteve. Edhe pse teknologjia mjeksore ka bere shume progres, ende nuk eshte e mundur te verifikohet nese personi mund te rikthehet apo jo. Nuk duhet te harrojme ketu qe heqja e nje spine eshte nje dorezim apo paaftesi e po kesaj shkence mjeksore.


  2. Shkurtimisht dua te shtoj se nje rast i tille eshte verifikuar ne itali.

    Eutanazia eshte perkufizimi i personave qe ndodhen ne koma biologjike per nje kohe shume te gjate (me vite) dhe sipas mjekeve eshte e pamundur te rizgjohen me. Eutanazia parashikon shkeputjen e pajisjeve qe e mbajne ne jete dhe vdekjen e saj natyrale.

    Per keto situata ne itali po krijohet nje ligj i cili u jep mundesine te gjitheve te shkruajne nje testament ku te vendosin nese gjenden ne nje situate te tille, duan apo jo t'ua shkepusin pajisjet.

     

    Ju si mendoni??


  3. Mos keqinterpreto ate cfare dua te them.

    Per vetin nuk eshte hera e pare qe degjoj per ngacmime e deri ne tradheti me shefin e punes. Un nuk po them se duhet te shkoni me prinder per dore neper zyra por nqs jeni te shoqeruar aq me mire sepse nuk i dihet se cfare personi do te gjeni zyre.

    Le te marrim rastin ne fjale. Nese ju vajzave do t'ju thoshte nje zyrtare privat ose shteteror hajde tek shtepia ime se do flasim per pune, ju cfare do benit?

    Pra, ajo cfare thashe ne postimin e mesiperm ishte kjo. Qe nese, ajo po kerkon pune, imazhi dhe sjellja e saj duhet te deshmoje si e tille.

    Ne rastin e Fiks Fare kemi te bejme me nje drame skenike. Sic thote populli "As te leshon, e as te ***" ku nga njera ane thoshte jo kam ardh per pune e nga tjetra thoshte duhet te zhvishem, do vij tek shtepia, shihemi ne oren XXX ej...


  4. Nuk ka asgje per tu skandalizuar. Ne cdo zyre te cdolloj institucioni nese nje vajze e bukur me minifund dhe gjysem-gjoksi jashte, shkon te kerkoje pune, ajo do te ndeshet me ngacmime seksuale. Me falni, po si eshte e mundur qe dikush deshiron te punesohet ndershmerisht shkon tek shtepia e zyrtarit te beje aplikimin?????

    Veprimi eshte i shemtuar, por besoj se te gjitha femrat qe kane trokitur ne zyra te ndryshme te vetme jane ndeshur ne situata te tilla apo te ngjashme.


  5. Vota ime lidhet ngusht me zhvillimin ekonomik. Duke pare se kjo e fundit nuk eshte me ne dore te qeverise shqiptare, por ne varesi makro-ekonomise globale apo europiane.

    Pra, aftesia per perballimin e kesaj krize eshte celesi i nje kahu politik te mire.

    Sipas parashikimeve, mendohet qe pas zgjedhjeve te kete nje bashke-qeverisjeje mes te majtes dhe te djathtes edhe pse me Berishen eshte pak e veshtire kjo.


  6. Ne fakt te ndjekesh zemren nuk do te thote te jesh dakort me nje organ i cili nuk mendon apo arsyeton. Zemra eshte nje mendje abstrakte (virtuale) qe nuk ben llogari probabiliteti. Po te ndjekesh nje arsyetim psikologjik do te thoja se eshte nje person i dyte (ne socologji quhet: mbiuni) qe shpesh here na ben te zgjedhim sipas virtyteve. Kjo gjendje eshte me e dukshme kur jemi te dashuruar qe ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse nje perqendrim i tepert tek ndjenjat.


  7. Eshte nje shprehje qe tregon se njerezit nuk dorezohen aq lehte. Se cfare ndodh kjo shpjegohet se ne cfare po shpreson njeriu. Tek gjerat me te renda, mund te arrihet deri ne vetvrasje ose ne nje depresion shume te rende psikologjik.

    Kjo eshte nje situate ku mund ta shpjegojne me mire psikologet.


  8. Kjo eshte nje gjegjeze e vjeter por besoj se vlen akoma.

    Kemi 1 ujk, 1 dhi dhe 1 laker; duam ti kalojme pertej lumit por kujdes, sepse ujku han dhine, dhia han lakren ndaj nuk duhet ti leme vetem pertej lumit. Varka mban vetem vozitesin dhe 1 nga objektet qe duan ti kalojme pertej.

    Cila eshte zgjidhja qe ti kalojme pertej??


  9. A e ke prej men a tallesh... pse te qohen nervat ty duhet te ha shpulla surratit une ehhhh... mire thote ARB qe kush sillet kshtu eshte i paafte per te bind grune e vet logjikisht... :paladin: :paladin:

    Po kur mungon logjika tek gruaja?

    Perdorimi i forces vjen per shkak te nje debati jo konstruktiv. Pra nqs se shprehja "... sa her te cohen nervat te ha shpulla surratit..." do te thot se kjo fryme komunikimi nuk egziston.

    Ne ndryshim nga burrat (qe perdorin duart) femrat kane armen qe zevendeson perdorimin e forces apo duarve qe eshte goja. Dhe ketu mberrijme tek shprehja "AI QE RREH GRUAN ESHTE I PAAFTE TA BINDE ATE LOGJIKISHT". Por si mund te bind nje grua logjikisht????

    Ne fakt 'shpulla' ne vetvete nuk ka efekte bindese, sic u shprehen parafolesit, por nje shkarkim i tensionit te mbledhur gjate tentatives per te bindur (gruan ne kete rast).

    Femra duke pare se mashkulli eshte mbizoteruesi krjon nje situate puci ose tentative per te fituar territor qe eshte mos bindja (situate ku logjika nuk duket as me dylbi). Meqe kjo teme quhet dhuna ndaj grave un do hap nje tjeter me titull " dhuna ndaj burrave" sepse edhe ajo psikologjike quhet dhune.

    Ne fakt, kur nje grua komandon burrin grate e tjera thone " eh c'burre" pra, grada e superioritetit njihet edhe nga grate.


  10. Kush e ka shkrujt ket re? Varferi ka kudo... edhe ne Las Vegas po te shkosh ne periferi do te gjesh baraka apo dhe brenda qytetit barbona (njerez pa shtepi).

    Kritika i shkon politikaneve qe per 20v shikuan vetem interesat personale dhe lane shqiperine (atdheun e tyre) ne meshire te fatit. Sot shqiperia po ndryshon ose me mire te themi po tenton te ndryshoje edhe pse me hapa te ngadalte.

    Nuk besoj se egziston nje force politike qe kthen ne 4vjet shqiperine nga sic eshte sot ne nje Londer apo Paris.

    Sa per idete e reja apo nje bashkim per ndryshim e te tjera si keto parulla i degjojme cdo dite nga Edi Rama. Nevojiten plane dhe gjera konkrete se si mund ta ndryshoje kete realitet Edi jo pallavra apo te na rikujtoje problemet tona qe i dime 100 here me mire se ai.


  11. Desha te shtoj qe Koha Jone dhe gazeta SHekulli publikojn nder te tjera me ane te nje CMS te vjellur (phpcow) nga e ashtequajtura WebPhotoPro.

    Ndersa Top-Channel perdor vivvo cms (nuk jam i sigurt nese ka licensen e tij)

     

     

    A.

     

    Je i sigurte?

    Shekulli perdor phpCow por me sa di une deri vitin e kaluar ka pasur nje license sepse adresa e shekullit ndodhej ne "Testimonials" te adreses se phpCow. Edhe pse kete copyright e ka thyer duke shkruajtur qe gjoja eshte programuar nga nje studio ne tirane.


  12. Konkretisht, prej disa vitesh diskutohet te ne, nëse duhet të pranohen apo të përçmohen në gjirin e shoqërisë sonë ata individë që paraqiten me mjekra të gjata apo pantallona treçerekshe, simbole të fesë së tyre islame. Me të njëjtën valë zëri është shqiptuar shqetësimi rreth pranisë gjithnjë e më të shtuar të grave e vajzave me shami të kokës, gjithashtu si simbol të asaj feje. Madje është arritur deri sa të mbushen faqe të tëra gazetash kundër këtyre shfaqjeve, me moton: “Islami cënon laicizmin dhe kërcënon demokracinë dhe integrimin”. Por, ndërkohë, artikuluesit e kësaj thirrjeje nuk u ndërsyen ndonjëherë ndaj mjekrave të disa intelektualëve dhe artistëve ortodoksë, katolikë apo edhe laikë. Sikurse në asnjë rast nuk u shpreh përbuzja, përkundrazi, ndaj figurës së Nënë Terezës, Nderi i Kombit, e cila nuk ka se si të identifikohet pa atë velin dallues, që e mbajnë të tëra pasueset e Urdhërit të saj dhe të urdhrave të tjerë katolikë.

    Pa u zgjatur me plot përqasje duket se Projektligji e zgjidh njëherë e mirë këtë dilemë, derisa u garanton qytetarëve shqiptarë mbajtjen e simboleve edhe në institucionet publike. Aq më shumë që disa prej këtyre simboleve, qoftë mbajtja e shamisë së kokës, qoftë edhe varja e kryqit të të krishterëve në mënyrë të dukshme etj, ndonjëherë kanë përdorime estetike, sikurse edhe utilitare. Por ndryshon puna kur bëhet fjalë për mbajtjen në mjedise publike të ferexhesë, asaj velloje myslimane që mbulon të gjithë fytyrën e gruas, sepse në ndonjë rast ajo napë e plotë dhe e errët mund të shpërdorohet nga mendje demoniake, të fshehë bashkë me portretin edhe synime ogurzeza që s’kanë asgjë lidhëse dhe asnjë motiv të përbashkët me qëllimet hyjnore. E pra, edhe selektimi i simboleve ndoshta është e nevojshme të jetë objekt i përcaktimeve ligjore.

     

    Po marr kete paragraf sepse e shpreh me mire shqetesimin e ketij "gazetari" injorant.

    Me sa duket autori i ketij artikulli nuk di te dalloje njerezit e besimit me drejtuesit e besimit. Nene Tereza ka qene nje misionare katolike, pra nje murgeshe. Per ata persona qe nuk e dine murgeshat si pjesetare te kishes katolike e kane pothuajse te detyruar te mbajne nje veshje te tille. Priftat franceskane kane po te njejtin detyrim ndaj veshjes, ndaj nuk mund te behet nje paralelizem mes drejtuesve te fese dhe besimtareve. Un nuk besoj se ky autori i ketij artikulli ka pare nje besimtare katolik apo ortodoks te veshur si prift apo si murgeshe. Pra me pak fjale, shtresa e ketyre feve qe mban kesoj lloj veshjesh eshte teper e vogel dhe nuk perben problem per shoqerine dhe shtetin.

    Nderkohe qe ky fakt per besimin fetare myslyman eshte nje fenomen mase. Imagjinoni sikur te gjithe besimtaret myslyman ne shqiperi te mbanin mjekerr dhe perce, a do te mund ti dallonim dot nese jane Hoxha, Myfti apo thjeshte besimtare?

    Por besimi myslyman kerkon te beje dallimin aq te deshiruar per ta kthyer shqiperine ne nje turqi apo arabi te vogel ne mes ballkanit. Ky autori i artikullit eshte kaq injorant sa ai mendon se njerezit duhet te kthehen nga veshje civile apo laike ne veshje tipike te feve, nderkohe qe shqiperia duhet te mbaje flamurin e laicitetit dhe si vizion qyteterimin europian.

    Po ne vendet arabe qe jane me shumice myslymane keto 10-vjecaret e fundit ka nje tendece per per veshje me civile dhe laike. Sepse ne fund te fundit nuk eshte veshja ajo qe tregon se sa besimtare jam por besimi qe ndodhet ne zemren e secilit.

    Dua te heq nje paralele mes terroristeve dhe besimtareve myslyman qe mbajne veshjen arabe, a eshte e pranueshme kjo?

     

    Pra, te dashur besimtare te cdo lloj feje le te jemi qytetare dhe civile pa pasur nevoje te ri-kthehemi kohen e para Krishtit ku njerezin ishin te veshur me rroba te tilla per shkak te zones klimatike ku ata ndodheshin.

×
×
  • Create New...