Blog
12°Tiranë
Hyr

Blog › VIP Shqip

E urta Floriana Garo, puthje e kafshim buzësh me ish-banoren e ‘Big Brother’

Dihet tashmë se në momentin që dikush bëhet personazh publik, jeta private apo ngjarje të të shkuarës mund të bëhen objekt diskutimi në media e rrjetet sociale.Edhe pse pamja e jashtme dhe sjellja para kamerës mund të duket engjëllore, shumë…

·

E urta Floriana Garo, puthje e kafshim buzësh me ish-banoren e ‘Big Brother’

Dihet tashmë se në momentin që dikush bëhet personazh publik, jeta private apo ngjarje të të shkuarës mund të bëhen objekt diskutimi në media e rrjetet sociale.

Edhe pse pamja e jashtme dhe sjellja para kamerës mund të duket engjëllore, shumë personazhe të ekranit fshehin diçka nga e kaluara e lirë.

Viktima e radhës është moderatorja simpatike Floriana Garo e cila deri më sot ka ruajtur një imazh të mirë e pa skandale në sytë e publikut.

Por ama puthja dhe kafshimi pasionant i buzëve me Ilda Gegën  (e sjellë sërish në skenë) ia ka hequr petkun e vajzës së ''rregullt'' bukuroshes se Tv Klan.

Foto fillimisht ka dalë që në periudhën kur ish-banorja e “Big Brother” doli nga shtëpia, kohë kur Floriana nuk njihej, por sot mund të themi se është e kundërta, pasi është moderatorja ajo që ‘preket’.

Nga komentet e shkruara krah fotos kuptohet lehtë se komentuesit apo ndjekësit e saj kanë mbetur disi të zhgënjyer nga një pamje e tillë, të cilën deri më sot nuk e kishin imagjinuar për Florianën.

Gjithsesi, pavarësisht reagimit të parë të komentuesve, një fotografi e tillë nuk ka asgjë të keqe…fundja, për sa kohë të ketë pasion dhe dashuri aq më e bukur është një marrëdhënie… edhe mes shoqesh, shkruan Blitz.

1.555 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?