Blog
17°Tiranë
Hyr

Blog › VIP Shqip

A është Tuna shtatzënë ?!

"Tuna është shtatzënë" Ky është lajmi që ka pushtuar mediat rozë ditët e fundit. Rubrikat e këtij zhaneri, pikë së pari i mbështesin dyshimet e tyre në faktin që Tuna nuk po shfaqet më në koncerte, madje sipas tyre ajo…

·

A është Tuna shtatzënë ?!

“Tuna është shtatzënë”

Ky është lajmi që ka pushtuar mediat rozë ditët e fundit.

Rubrikat e këtij zhaneri, pikë së pari i mbështesin dyshimet e tyre në faktin që Tuna nuk po shfaqet më në koncerte, madje sipas tyre ajo është shëndoshur tej mase.

Edhe pse ajo u shfaq sëfundmi në një videoklipit të ri me përmasa ''normale'', sipas mediave online një fakt i tillë nuk ka të bëjë.

Në bashkëpunim me Vig Poppën, Tuna shihet në super formë në videon e këngës “Zemra jem”, por sipas Express Rozë, kjo video është realizuar shumë kohë më parë.

Ndërkohë, burime pranë kësaj reviste kanë shprehur se Tuna prej shtatë muajsh është shtatzënë.

Ajo po mundohet ta fshehë këtë fakt, sepse babai i fëmijës është reperi Cozman, me të cilin Tuna që prej muajit mars nuk është më në një lidhje.

Por si është e vërteta? Pavarësisht zërave që mbështesin dyshimet, burime të Anabel.al shprehin të kundërtën. Sipas tyre, ky lajm është i rremë dhe Tuna nuk është shtatzënë.

Kjo nuk është hera e parë që një pyetje e tillë ngrihet për Sejdiun.

Edhe në vitin 2014, kur ajo ishte ende në një lidhje me Cozman, mediat dyshuan se ajo ishte shtatzënë, por lajmi u përgënjështrua nga të dy këngëtarët.

1.119 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?