Sporti
15°Tiranë
Hyr

Sporti › Futbolli

Barcelona, refuzon ofertën e parë për rinovim

Lionel Messi ka refuzuar ofertën e parë të presidentit të Barcelonës për të rinovuar kontratën. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS.Pavarësisht se ka disa muaj që po negociohet, argjentinasi i ka thënë "JO" propozimit nga i cili…

·

Barcelona, refuzon ofertën e parë për rinovim
Lionel Messi ka refuzuar ofertën e parë të presidentit të Barcelonës për të rinovuar kontratën.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS.

Pavarësisht se ka disa muaj që po negociohet, argjentinasi i ka thënë “JO” propozimit nga i cili do të përfitonte 30 deri në 35 milionë euro në vit për të zgjatur marrëdhënien me klubin katalan.

Futbollistit i përfundon kontrata me 30 qershor të vitit të ardhshëm, dhe nuk e ka aspak me ngut.

Edhe nga klubi e kanë marrë me qetësi këtë situatë.

Sipas burimeve të gazetës pranë presidentit, babai i Messit, ka dhënë mesazhe pozitive për qëndrimin e futbollistit në klub, por familja Messi nuk dëshiron të shpejtojë në mbylljen e një kontrate edhe për faktin se Luis Suarez dhe Neymar kanë rinovuar.

Messi kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të marrë një tjetër ofertë më të lartë nga ana e klubit.

399 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?