Menaxherët/ UEFA, gati masat për ’’fenomenin’’ Raiola
Sistemi i transferimit të futbollistëve duhet të reformohet. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA, Gianni Infantino gjatë Kongresit të 67 të këtij institucioni të mbajtur në Manama të Bahreinit."Do të bëjmë propozimet tona", tha Infantino. "Duhet të…
Ndaje

Sistemi i transferimit të futbollistëve duhet të reformohet. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA, Gianni Infantino gjatë Kongresit të 67 të këtij institucioni të mbajtur në Manama të Bahreinit.
“Do të bëjmë propozimet tona”, tha Infantino.
“Duhet të rishohim rregullat për transferimin e futbollistëve dhe gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me këtë proces për ta bërë sa më transparent.
Duhet diskutuar me futbollistët dhe klubet. Duhet të gjejmë mundësinë sesi të krijojmë një proces më të mirë.
Në çdo sesion të merkatos në botë qarkullojnë mbi 3 miliardë dollarë, një shifër marramendëse parash”.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit botëror e bëri vetëm 2 ditë pas kërkesës së bërë nga FIFA për të marrë informacione nga Manchester United për blerjen e Paul Pogba nga Juventus, që është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.
Mesfushori francez, u transferua të “Djajtë e Kuq”, për një vlere prej 105 milionë euro, një lëvizje kjo nga e cila, agjenti i tij Mino Raiola përfitoi plot 48 milionë euro.
Diçka e tillë duket vërtetë e drejtë, pasi menaxherët po rendin gjithnjë e më shumë pas transferimeve të shpeshta të futbollistëve për shkak të bonusve të majmë që sigurojnë në këto raste.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.