Sporti Hyr

Sporti › Kombetarja

Tramexani braktis Shqipërinë për Luganon

Paolo Tramexani nuk do të jetë më zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare dhe drejtor i ekipeve zinxhir pranë FSHF. Lajmin e bën të ditur Radiotelevizioni Zviceran (RSI), sipas të cilit ndihmësi i Xhani De Biazit do të marrë drejtimin e Luganos…

·

Tramexani braktis Shqipërinë për Luganon

Paolo Tramexani nuk do të jetë më zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare dhe drejtor i ekipeve zinxhir pranë FSHF.

Lajmin e bën të ditur Radiotelevizioni Zviceran (RSI), sipas të cilit ndihmësi i Xhani De Biazit do të marrë drejtimin e Luganos në ligën e parë zvicerane.

Zyrtarizimi pritet të vijë së shpejti, ndërsa sonte në mbrëmje 46-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Zvicrës për t’u takuar me drejtuesit e klubit e për të firmosur marrëveshjen.

Të hënën, Lugano bëri të ditur shkarkimin e trajnerit Andrea Manzo, i cili u emërua në qershor fillimisht si trajner i përkohshëm e më pas përfundimtar.

Në fakt, Tramexani ishte pranë Luganos qysh në verë për të zëvendësuar Zdenek Zemanin, mirëpo presidenti Renceti ia besoi skuadrën Manzos, ish-mesfushor i Milanit.

Tramexanit, ndërkaq, i duhet të prishë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kishte edhe detyrën e drejtorit të ekipeve kombëtare, si dhe me RAI-n, me të cilin bashkëpunonte si komentator.

Në bazë të kontratës që italiani kishte me FSHF si zv. trajner dhe drejtor, ai përfitonte një pagë neto prej 10 mijë eurosh në muaj.

Ndërkohë që tani ai do të nënshkruajë për dy vjet e gjysmë me Luganon dhe do të marrë me vete edhe një bashkëpunëtor.

Aktualisht Lugano renditet e treta nga fundi në Super Ligën Zvicerane me 18 pikë në po kaq ndeshje, vetëm 2 më shumë se Tuni e Vaduzi.

465 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?