Sporti Hyr

Sporti › Kombetarja

De Biazi: Isha pranë stolit të Italisë, dikush ma hoqi emrin

Xhani De Biazi është ndalur sërish tek rasti i ’’jetës’’ për t’u bërë trajner i Italisë. Trajneri italian ka folur së fundmi për radio TMW duke zbuluar një prapaskenë interesante sa i përket stolit të Italisë. Madje kësaj here, tekniku…

·

De Biazi: Isha pranë stolit të Italisë, dikush ma hoqi emrin

Xhani De Biazi është ndalur sërish tek rasti i ''jetës'' për t’u bërë trajner i Italisë.

Trajneri italian ka folur së fundmi për radio TMW duke zbuluar një prapaskenë interesante sa i përket stolit të Italisë.

Madje kësaj here, tekniku kuqezi ka shkuar edhe më tej duke thënë se e di personin që ndërhyri në vendimin e Federatës Italiane për të zgjedhur Xhampiero Venturën si pasues të Antonio Kontes pas Kampionatit Europian.

“Isha një hap larg stolit të kombëtares italiane, por ishte dikush që e bllokoi zyrtarizimin. Unë e di se kush është ky person, por nuk e them”, tha De Biasi.

Më tej De Biazi foli edhe për humbjen 3-0 ndaj Izraelit të shtunën e shkuar.

“Jam ende i tronditur, shpresoj ta rimarrim veten shpejt. Në fillim të kualifikueseve e dinim se do ta kishim tepër të vështirë, sepse Italia dhe Spanja janë ekipe cilësore. Ventura po punon me një skuadër të re e cila mund të bëjë mirë në të ardhmen. Kundër Italisë do të kem një stimul më shumë për të bërë mirë. Shumica e shqiptarëve bëjnë tifo për Italinë si skuadër të dytë. Shpresoj të bëjmë më mirë se herën e fundit”.

De Biazi nuk i kurseu as këtë herë fjalët e ëmbla për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.

“Ka qenë përherë shumë i zoti taktikisht. Mund të mbrojë e të sulmojë, është vetëm 22 vjeç dhe mendoj se mund të përmirësohet më tepër”.

Në fund, një mendim për derbin e së dielës mes Milanit dhe Interit

''Nuk po i shkul flokët nga padurimi i pritjes, le të themi që kjo ndeshje nuk po më lë pa gjumë. Do ta shoh, me shpresën që të mos jetë një ndeshje e mbyllur nga të dyja skuadrat. Përballja është e rëndësishme për të dy ekipet; Milanit për t’i dhënë vazhdimësi, Interit sepse do të jetë prova e parë për Piolin. Asnjëri prej tyre nuk dëshiron të humbë dhe besoj se do të ketë goxha ekuilibër.

461 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?