Darka për Kombëtaren, Rama pëshëndet në Italisht, Nikolla flet për...vajzën
Kryeministri Edi Rama është kujdesur përsonalisht si rradhë për ndonjë punë tjetër për rikthimin e kombëtares shqiptare nga europiani i Francës.Edhe pse nuk u kualifikuam në turin tjetër me gjithë paraqitjet dinjitoze, Rama përveç çekut 1 milion euro, organizoi një…
Ndaje

Kryeministri Edi Rama është kujdesur përsonalisht si rradhë për ndonjë punë tjetër për rikthimin e kombëtares shqiptare nga europiani i Francës.
Edhe pse nuk u kualifikuam në turin tjetër me gjithë paraqitjet dinjitoze, Rama përveç çekut 1 milion euro, organizoi një rikthim prej triumfatorësh për kombëtaren tonë.
Rama ishte i pranishëm në Rinas gjatë zbritjes së lojtarëve nga avioni ku nuk i kurseu përqafimet populiste me të gjithë.
Më pas, nën kujdesin e kryeministrit gjithnjë, kombëtarja u nis drejt kryeqytetit me një autopbus të hapur ku u përshendet me tifozët kuqezi.
Rreth mbrëmjes, kryeministri Rama ka shtruar një darkë për nderë të ekipit kombëtarë, ku përveç shpërndarjes së pasaportave diplomatike për 23 lojtarët ka mbajtur dhe një fjalim në.....italisht.
Gjatë fjalimit të tij Rama foli për dhimbjen e kartonit të kuq të Lorikut, apo për eksperiencën me De Biasin në Elbasan Arena, por nuk ka mundur të rrijë pa përmendur atë që në fakt u përmend nga të gjithë.
“Publiku kuqezi i dhuroi festës së madhe të futbollit evropian, mijëra imazhe të bukura. Madje, edhe vajza që në rrjetet sociale mori më shumë pëlqime, ishte tifoze e Kombëtares”, nënvizoi Rama, si për t’u krenuar me paraqitjen e Rikes që rrëmbeu vëmendjen e medieve botërore.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe kryeparlamentari Meta, kryeministri i kosoves, Isa Mustafa dhe ministria jone e Sportit Lindita Nikolla.
Pikërisht kjo e fundit gjatë fjalës përshëndetëse të saj, ka çuditur të pranishmit teksa shumicën e fjalës ja ka kushtuar së bijës që është me studime në Francë.
Nikolla është kujdesur për tu treguar De Biazit e Canës me shokë se sa krenare është për vajzën e saj.
“I nderuar De Biasi! I dashur Lorik, të dashur lojtarë të Kombëtares. Ju falenderoj shumë për gjithçka bëtë. Nuk kam fjalë për të shprehur këtë që ndjej në këto momente. Kam një vajzë dhe ndjehem shumë krenare për të, për rezultatiet e saj, për shkollën që studion në Francë. Ajo mori shumë mesazhe nga shumë shokë të saj europianë, për këtë arritje të djemve, të kuqezinjve. Edhe ne morëm shumë mesazhe që nga miqtë tanë europianë, që u shprehën të çuditur prej Kombëtares në Francë. Nuk gjej fjalë t’ju them çfarë emocioni kam që dhjetra shqiptarë kanë përjetuar të njëjtin gëzim. tha ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla para lojtarëve të Kombëtares shqiptare.
Ndërkohë protagonizmi i theksuar i Ramës me kombëtaren dhe fjalimi i Nikollës nuk kanë ngelur pa u ironizuar nga rrjeti. Më poshtë fotot.


Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.