Shije
12°Tiranë
Hyr

Shije › Kontornot

Speca të mbushur

PërshkrimiSpeca të mbushur receta tradicionalePërbërësi4 speca te bukur e të mëdhenj100 gr oriz300 gr mish2 gota uji leng mishi(marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)2 kokërra domate2 kokërra qepë mesatarekoncentrate pule 1 ( jo 2…

·

Speca të mbushur

Përshkrimi



Speca të mbushur receta tradicionale






Përbërësi





  • 4 speca te bukur e të mëdhenj

  • 100 gr oriz

  • 300 gr mish

  • 2 gota uji leng mishi(marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)

  • 2 kokërra domate

  • 2 kokërra qepë mesatare

  • koncentrate pule 1 ( jo 2 e më shumë se kemi edhe lëngun e mishit)

  • piper sipas deshires










Udhëzime per pregaditje



Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj(ose për shije edhe me pak gjalpë). Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me(por jo ta mbysni me lëng). Hidhini kripe edhe koncentratin e pulës por kripë jo shume sepse ka edhe koncentrati dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.


Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.Qepët e prera bukur e holle i skuqim ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe domatet qërruara nga lëkure e të prera imët dhe pak vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.


Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin(masën e pergatitur) qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.





Koha e përgatitjes
60
Nr. i personave
4+
Origjina e recetës
shqiperi
Koha e zierjes
30

5.395 lexime

Komentet (1)

Përgjigju

Në përgjigje të haziz: ec specaaaaaaaaaaa · anulo

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

  1. haziz

    ec specaaaaaaaaaaa

    Përgjigju

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?