Sallatë ruse me fileta peshku
Përbërësit:* Patate, 4-5 kokrra mesatare * 5-6 karota * një kavanoz tranguj turshi * 2 filxhan kafeje fasule * një filxhan kafeje me ullinj * 1 limon * tre vezë * 1-2 gogozhare (speca të kuq) * 2 filxhanë bizele…
Ndaje

Përbërësit:
* Patate, 4-5 kokrra mesatare
* 5-6 karota
* një kavanoz tranguj turshi
* 2 filxhan kafeje fasule
* një filxhan kafeje me ullinj
* 1 limon
* tre vezë
* 1-2 gogozhare (speca të kuq)
* 2 filxhanë bizele
* fileta peshku, gjysmë kilogrami
* majdanoz dhe piper i zi.
Ziejmë fasulet, karotat, patatet dhe bizelet veç e veç. Karotat dhe patatet i presim në kubikë. Vezëve të ziera u marrim vetëm të bardhën të cilën e presim në kubikë, ullinjtë i pastrojmë nga farat dhe i presim.
Gjithashtu presim dhe trangujt dhe gogozharet. Filetat e peshkut i presim në kubikë dhe i skuqim me gjalpë. Marrim fasulet, bizelet, vezët, patatet, karotat dhe ullinjtë i përziejmë me gogozharet dhe trangujt e pastaj me peshkun. Shtojmë kripën, majdanoz të grirë dhe një limon të shtrydhur.
Shtojmë majonezën dhe përziejmë masën. E vendosim në pjatancë dhe sipër e mbulojmë me majonezë tjetër duke e zbukuruar me ullinj, limon dhe gogozhare.
Në të dy ekstremet e pjatës vendosim në njërën kokën dhe në tjetrën bishtin e peshkut. Kështu pjatanca të jep idenë e një peshku.
Përgatitja e majonezës: Një filxhan çaji me vaj ulliri, 2 vezë, pak kripë, 1 limon dhe pak sheqer. Përgatitet me mikser. Vendosim vezët, lëngun e limonit, pak kripë sheqerin dhe pak vaj. Përzihet duke i hedhur pak vaj dhe limon sa të mpikset.

- Koha e përgatitjes
- 90 min
- Nr. i personave
- 4
Komentet (1)
-
alda
e di sepse e kam provuar mami ime e ben me te mire