Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Policia rrugore jep detajet e aksidentit, identifikohe 13 viktimat dhe 26 te plagosurit
Publikuar me 22 Maj 2012

Policia rrugore jep detajet e aksidentit, identifikohe 13 viktimat dhe 26 te plagosurit

Policia e Shtetit ka njoftuar identifikimin e 13 viktimave te aksidentit tragjik, 11 studente, shoferi i autobusit dhe i fejuari i njeres prej vajzave te mbijetuara.
Nuk ka ende te dhena rreth shkakut qe solli tragjedine e Himares, vleresuar si ngjarja e katert me e rende aksidentale qe nga viti 1989. “Nga grupi i posaçëm hetimor vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë”- thuhet ne njoftimin e Policise.
Aksidenti tragjik, nje nga kater me te rendet qe nga viti 1989 ndodhi pasditen e djeshme, kur autobusi me targa te Elbasanit me studentet e vitit te trete te Gjuhe-Letersise se Universitetit “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit, nisur ne oren 07.30, perfundoi ne gremine ne vendin e njohur si Qafa e Vishes.

Sipas njoftimit te Policise se Shtetit viktimat jane:
1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga Berxulla, Tirane
11. Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja

Në Spitalin Ushtarak :
Po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Briselda Gubere
13. Florije Peci
14. Blerina Çereni
15. Griselda Zeneli

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:
1. Elidona Gjinaj
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Në gjendje të mirë në Spitalin e Himarës

11. Arta Ballabani

POLICIA RRUGORE: JA DETAJET E AKSIDENTIT
Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit ka zbardhur disa detajeve të aksidentit tragjik rrugor të pasdites së të hënës në aksin Sarandë Vlorë.
Në një deklaratë për median, drejtori i përgjitshëm i qarkullimit rrugor, Vullnet Topallaj bëri të ditur se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 60 metrash. Grupi i punës, i ngritur pak minuta pas tragjedisë ka nisur hetimet. Sipas Topallajt, në bazë të hetimeve paraprake, aksi ku ka lëvizur autobusi ka qënë i pajisur me sinjalistikën e duhur rrygore, me mbrojtëse dhe ndricues fosforeshentë. Sipas tij, rruga ka qenë e thatë dhe pa mbetje.
Kreu i policisë rrugore bëri të ditur se shoferi i mjetit, Pëllumb Çela, i cili ka humbur jetën ëhtë pajisur me lejen e drejtimit të automjetit të klasit D në vitin 1999. Leje e cila është rinovuar deri në vitin 2014. Sa i takon automjetit, sipas Topallajt, atij i është bërë kontroll fizik në 26 prill të këtij viti.


1424
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI