Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kërkohen aktore pa silikon
Publikuar me 22 Mar 2010

Kërkohen aktore pa silikon

Gjysma e aktoreve hollivudiane mund të varfërohet brenda ditës si pasojë e kirurgjisë plastike. Producenti i ri i serisë së katërt të "Piratëve të Karaibeve" në kompaninë Disnej ka vendosur një rregull të ashpër. Aktoret që duan të punojnë për këtë film nuk duhen të kenë gjoks me silikon, por të vërtetë. Kjo përjashton automatikisht 80 përqind të femrave të Hollivudit, që i janë drejtuar bisturisë me besimin e verbër se një gjoks i bërë dhe i madh të çon përpara, mundësisht në avionin personal të ndonjë miliarderi. Sytë janë drejtuar nga bukuritë origjinale si Skarlet Johanson, Penelopi Kruz dhe Kejt Uinslet, të cilat nuk kanë besim në kirurgjinë plastike, por në origjinalitetin e tyre. Por po të pysësh meshkujt, edhe ata vetë janë konfuzë. Aktualisht është gjithnjë e në rritje në rritje numri i meshkujve që preferojnë gjoksin original të femrës, por ka edhe nga ata që marrosen nga bombat prej silikoni.


1211
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI