Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

A e dini se Facebook...
Publikuar me 09 Tet 2010

A e dini se Facebook...

1. Kur u hap në 2004 kjo faqe, i pari që financoi projektin ishte Peter Thiel, bashkë-themeluesi i PayPal. 500 mijë dollarët e tij kontribuuan për lindjen e fenomenit Facebook.


2. Në muajt e parë të hapjes Facebook u rrezikua të mbyllej për shkak të një
padie sjellë nga krijuesit e një faqe tjetër konkurruese: ConnectU. Krijuesit e
saj akuzonin Mark Zuckerberg për vjedhjen e idesë dhe teknologjisë së Social
Network.


Mosmarrëveshja u zgjidh në mënyrë ekstra-gjyqësore me një shumë
monetare në favor të ConnectU.


3. 400 milionë njerëz në botë, futen të paktën një herë në muaj në Facebook. 50%
e këtyre hyjnë në faqe çdo ditë.


4. Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, Facebook është një fenomen kryesisht
ndërkombëtar. 70% e anëtarëve të tij banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara. Faqet
e tij janë në dispozicion në 70 gjuhë.


5. Në Danimarkë, rreth gjysma e popullsisë është regjistruar në Facebook, 2.500.000
profile për 5.484.723 banorë.


6. Ndër faqet më të vizituara në botë, Facebook zë vendin e parë, e dyta Google
dhe është përpara YoutubeTwitter është në  vendin e 11-të, ndërsa MySpace në vendin e 19-të .


7. 6 faqet me më shumë fansa në Facebook janë: 1. Texas Hold’em Poker 2. Michael Jackson, 3.Mafia Wars 4. Facebook, 4. Barack Obama, 5. Vin Diesel 6. Lady Gaga (sigurisht renditja e këtyre numrave mund të ndryshojë çdo sekondë).


8. Në vitin 2006, Yahoo ofroi 1 miliard dollarë për të blerë Facebook, Mark
refuzoi. Në vitin 2009 Facebook është vlerësuar 4 miliard dollarë, tani kap
vlerën ndërmjet 7,9 dhe 11 miliardë dollarë.


9. Çdo muaj, përdoruesit e Facebook kalojnë 8.3 miliardë orë në të. Çdo person
ka një mesatare prej 130 miq; ekzistojnë më shumë se 600 mijë aplikacione për Facebook dhe çdo ditë krijohen mijëra të reja. Është llogaritur se për të përballuar
trafikun, faqja mbështetet në 10.000 server dhe në të ardhmen do të duhet të blejë
të tjerë me një tarifë prej 100 milion dollarë.


 


10. Gratë mbi moshën 55vjec, përfaqësojnë brezin demografik që përhapet më
shpejt në këtë moment në këtë rrjet.


11. Facebook është kaq shumë i famshëm, saqë mjekët kanë shpikur emrin e një sëmundjeje të re:Facebook Addiction Disorder (çrregullim nga varësia në facebook).


12. Në Australi, Facebook përdoret nga gjykatat. Njoftimeve e gjykatave jepen
nëpërmjet profileve të tyre.


13. Siti fiton nëpërmjet reklamave të brendshme dhe shitjes së produkteve
virtuale. Agjentet e reklamave përdorin informacionet e profileve për të kryer fushata reklamuese.


14. Fitimet e Facebook në 2009 janë luhatur në mes të 600 dhe 700 milionë
dollarë. Këtë vit pritet që të mund të arrijnë në 1 miliard dollarë.


15. Fjalët më të përdorura në 2009 në rrjetin social ishin: 1. Facebook
Applications
 2. FML (Farmville) 3. Swine Flu .


1304
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI