Lajme
8°Tiranë
Hyr

Lajme › Arsimi dhe Kultura

Protesta e PD-së, drejtori i Teatrit Kombëtar Çuli përplaset me aktorin Robert Ndrenika

Protesta e PD-së, drejtori i Teatrit Kombëtar Çuli përplaset me aktorin Robert Ndrenika

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook që mban datën 18 shkurt ka sulmuar protestën e Partisë Demokratike. I pari që foli në çelje të protestës së opozitës ishte aktori…

·

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook  që mban datën 18 shkurt ka sulmuar protestën e Partisë Demokratike.

I pari që foli në çelje të protestës së opozitës ishte aktori Besmir Haliti. Gjatë fjalës së tij ditën e parë të tubimit aktori kritikoi edhe mënyrën sesi po menaxhohet Teatri Kombëtar.

Kaq ka mjaftuar për drejtorin e Teatrit ku nuk ka ngurruar për të shkruar disa rreshta dhe ka sulmuar aktorin.

“I pari ne proteste foli nje aktor(keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!” shkruan drejtori Çuli.

Statusi i Hervin Çulit

Por, aktori i madh Robert Ndrenika e ka ironizuar Çulin duke i shkruar nje koment therës: “Qe kur drejtori ka nisur te beje ham-ham”.

Por Çuli i eshte pergjigjur menjehre: “Qe kur niveli yt ikone zbriti ketu ku je?”. Por pas kesaj pergjigjeje, te shumte jane qytetaret qe mbeshtesin Ndrenika.

Replika Çuli-Ndrenika

1.655 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?