Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Flakë dhe tym në Tiranë: Tensionet e para në protestën e studentëve, digjen koshat e mbeturinave

Flakë dhe tym në Tiranë: Tensionet e para në protestën e studentëve, digjen koshat e mbeturinave

Protesta e thirrur nga studentët në kryeqytet është shoqëruar me tensionet e para, ndërsa situata është përshkallëzuar fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas në akset kryesore rrugore të…

·

Protesta e thirrur nga studentët në kryeqytet është shoqëruar me tensionet e para, ndërsa situata është përshkallëzuar fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas në akset kryesore rrugore të Tiranës. Disa prej protestuesve u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, duke shkaktuar zjarr dhe re të dendura tymi në zonën e tubimit.
Qëndrimi i policisë dhe marshimi në kryeqytet
Sipas raportimeve nga terreni, në momentet e para të djegies së koshave pranë Ministrisë së Arsimit, efektivët e policisë të pranishëm nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar protestuesit.
Më pas, turma e protestuesve ka vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke bllokuar qarkullimin te rrethrrotullimi i "Zogut të Zi" dhe duke u nisur drejt zonës së "21 Dhjetorit". Gjatë këtij marshimi, disa pjesëmarrës në protestë kanë hequr edhe kangjellat ndarëse të trotuareve, duke rritur më tej tensionin në rrugët e Tiranës.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?