Zelensky shprehet gati për takimin trilateral: Ukraina, Rusia dhe SHBA drejt një tryeze të përbashkët

KIEV – Ukraina ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e bisedimeve të shpejta në nivel trilateral me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë me dije…
Ndaje
KIEV – Ukraina ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e bisedimeve të shpejta në nivel trilateral me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë me dije nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili konfirmoi se pala amerikane ka kërkuar që ky takim të organizohet sa më parë të jetë e mundur.
Sipas deklaratës së Zelensky-t drejtuar gazetarëve, Kievi ka marrë sinjale se edhe Moska është treguar parimisht dakord për të ulur ekipet negociatore në një tryezë të përbashkët. Ky zhvillim vjen menjëherë pas vizitave dhe takimeve të ndara që i dërguari i posaçëm i Uashingtonit, Witkoff, zhvilloi fillimisht në Ukrainë dhe më pas në Rusi me presidentin Vladimir Putin.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.