"Merrni lekët se u shitët": Qytetari hedh dollarë fals mbi policët para Kryeministrisë

Një qytetar ka ndërmarrë një veprim të fortë simbolik në Tiranë, duke hedhur kartëmonedha false dollarësh në drejtim të forcave të policisë që kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë. Ky akt…
Ndaje
Një qytetar ka ndërmarrë një veprim të fortë simbolik në Tiranë, duke hedhur kartëmonedha false dollarësh në drejtim të forcave të policisë që kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë. Ky akt erdhi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi një shpërblim prej 2,500 eurosh për efektivët e policisë që ndodhen në vijën e parë të protestave.
Duke iu afruar kordonit policor, qytetari u ka hedhur kartëmonedhat false efektivëve duke thirrur: "Merrini lekët se u shitët!", si shenjë e qartë e pakënaqësisë ndaj rolit të tyre në shtypjen e protestave. Ndërkohë, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" mbetet i pozicionuar nën masa të rrepta sigurie
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.