Lajme
10°Tiranë
Hyr

Lajme › Bota

Iran, dënohet me vdekje 23-vjeçarja për një postim në rrjetet sociale

Iran, dënohet me vdekje 23-vjeçarja për një postim në rrjetet sociale

Najmeh Amini, një studente 23-vjeçare e kontabilitetit në Iran, është dënuar me vdekje nga autoritetet fetare të Teheranit me akuzën e blasfemisë ("sab ol-nabi", ose fyerje ndaj profetit). Vajza u…

·

Najmeh Amini, një studente 23-vjeçare e kontabilitetit në Iran, është dënuar me vdekje nga autoritetet fetare të Teheranit me akuzën e blasfemisë ("sab ol-nabi", ose fyerje ndaj profetit). Vajza u arrestua nga forcat e sigurisë gjatë protestave kombëtare të janarit, të cilat u shtypën me gjak nga regjimi.
Përveç dënimit me vdekje, Amini është dënuar në një proces paralel edhe me 12 vjet, 6 muaj dhe 1 ditë burgim nën akuzën për veprim kundër sigurisë kombëtare dhe përhapje të propagandës kundër regjimit. Ajo aktualisht ndodhet e burgosur në burgun Vakilabad, në qytetin e Mashhadit.
Nga qelia e saj, përmes një audio-regjistrimi të shpërndarë muajin e kaluar, e reja ka lëshuar një apel prekës për ndërhyrje ndërkombëtare nga OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut: "Sot nuk dua të bëj heroinën, dua vetëm një gjë: që zëri im të dëgjohet. Jam një vajzë e pafajshme me shumë shpresa dhe ëndrra".

41 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?