Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Marshimi masiv i pedagogëve në Tiranë: "Pa dorëheqjen e Ramës nuk ndalojmë!"

Marshimi masiv i pedagogëve në Tiranë: "Pa dorëheqjen e Ramës nuk ndalojmë!"

Mbi 1300 pedagogë kanë zhvilluar një marshim masiv nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e…

·

Mbi 1300 pedagogë kanë zhvilluar një marshim masiv nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e madhe të akademikëve dhe profesorëve, të cilët i janë bashkuar revoltës studentore që tashmë ka hyrë në ditën e saj të tetë.
 
Me thirrjet "Pa dorëheqje nuk ndalojmë!", protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 përpara selisë së qeverisë. Përveç largimit të Ramës, ata kanë ngritur shqetësime të mëdha për funksionimin e Parlamentit, duke deklaruar se ai ka pushuar së funksionuari dhe duhet të shpërndahet sa më parë. 

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?