Lajme
14°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Tragjedi në Kamëz: Ushtaraku vret dy vëllezër dhe plagos të tretin pas një konflikti

Tragjedi në Kamëz: Ushtaraku vret dy vëllezër dhe plagos të tretin pas një konflikti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bathoren në Kamëz, ku një konflikt për motive të dobëta (sherri ka nisur për një mur rrethues) ka përfunduar me dy të vrarë dhe…

·

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bathoren në Kamëz, ku një konflikt për motive të dobëta (sherri ka nisur për një mur rrethues) ka përfunduar me dy të vrarë dhe një të plagosur. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, efektiv i Policisë Ushtarake. Ai ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tre vëllezërve. 
 
Si pasojë e të shtënave, kanë humbur jetën vëllezërit S. I., rreth 30 vjeç, dhe N. I., 48 vjeç. Vëllai i tretë, Sh. I., 44 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje në rrugën "Petrela", duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe sekuestrimin e armës së krimit.

43 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?