Thirrje për pjesëmarrje të gjërë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në mbështetje të koalicionit shqiptarë

Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej…
Ndaje
Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej të jetë si një mobilizim në vot.
Kjo marrëveshje duhet të shërbejë si nxitje për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare në procesin zgjedhor, me synimin që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës dhe të kontribuojnë në përcaktimin e përfaqësimit në Parlamentin e Serbisë.
𝗙𝘁𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗮𝗻𝗲̈, 𝗸𝘂𝗱𝗼 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗱𝗼𝗱𝗵𝗲𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗲 𝗴𝗲̈𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝗻 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗲̈𝘀, 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗶𝗻 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝗻 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁. 𝗩𝗼𝘁𝗮 𝗸𝗼𝗻𝘀𝗶𝗱𝗲𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗶 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗿𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗿𝘁𝗶𝗸𝘂𝗹𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲, 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗼𝗿𝗲 ''𝗞𝗼𝗮𝗹𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿“.
Në përkrahje të kësaj liste të unifikuar, vetëm duke votuar masovikish, të gjithë për një qëllim të përbashkët, duke ruajtur votën deri në çertifikim të rezultateve do të arrihet të maksimalizohet vota e shqiptarëve.
Kësaj here më shumë do të duhej të ketë motiv dhe arsye të bazuar për të dal në votim dhe në mbështetje të “Koalicionit Shqiptar”, si një mënyrë për të rritur numrin e mandate,në Parlamentin e Serbisë.
Duke u përfaqësuar në Legjilativin e radhës do të ndryshohet diskursi dhe narrativat e përdorura, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, do të reflektonin pozitivisht dhe të mbështesnin një qasje të tillë të re.
Përfaqësimi i dinjitetshëm, por edhe zbatimin, e të gjitha marrëveshjve të arritura, në ndaljen e pasivizimit të adresave, në ndaljen e masave diskriminuese, në ruajtjen e identitetit, dinjitetit, të shqiptarëve etnikë e autoktonë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.
Pjesëmarrja më e gjerë e qytetarëvë pa dallim, krijon një instrument politik, të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platforme, për të rritur përfaqësimin dhe për ta bërë më të fuqishëm artikulimin e kërkesave të shqiptarëve të kësaj Krahine.
Pas arritjes së “Koalicionit Shqiptar”, dhe mbështetjes së gjër popullore me shtrirjes së gjërë gjithpartiake, pritet të rezultoj nga 3 deri në 4 ulëse, mandate Deputeti në Parlamentin e Serbisë, në zgjedhjet e 25 tetorit të këtij muaji.
Vështrim nga Refik Hasani, më 18 tetor 2026
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.