Lëndohet në protestë Enkelejda Olldashi, bashkëshortja e ish-deputetit Sokol Olldashi

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Olldashi, ka mbetur e lënduar këtë të premte gjatë përplasjeve intensive në protestën e studentëve në Tiranë. Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë demokrat, Sokol…
Ndaje
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Olldashi, ka mbetur e lënduar këtë të premte gjatë përplasjeve intensive në protestën e studentëve në Tiranë. Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi, ndodhej në terren pranë Rrugës së Durrësit në mbështetje të kauzës së të rinjve për kushte më të mira arsimore.
Gjatë tensionimit të situatës, zonja Olldashi është prekur nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia. Sipas raportimeve direkte në emisionin "Shqipëria Live", pedagogia ka ndërhyrë fizikisht në momentin kur pesë efektivë policie po shoqëronin dhunshëm një student, duke vrapuar për t'u dalë në ndihmë të rinjve që po përlesheshin me forcat e rendit.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.