Lajme
10°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Olta Xhaçka paraqitet në SPAK: Ish-ministrja "kyç gojën" para gazetarëve

Olta Xhaçka paraqitet në SPAK: Ish-ministrja "kyç gojën" para gazetarëve

Olta Xhaçka u paraqit në SPAK ditën e mërkurë (14 tetor 2026), vetëm pak minuta pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi, ishte larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.…

·

Olta Xhaçka u paraqit në SPAK ditën e mërkurë (14 tetor 2026), vetëm pak minuta pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi, ishte larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja nuk dha asnjë koment për mediat përpara apo pas qëndrimit të saj në SPAK.
 
Sipas raportimeve të mediave si, vizita e saj dhe e bashkëshortit lidhet me hetimet e Prokurorisë së Posaçme mbi privatizimin e tokave në Himarë (zonën e Dhërmiut), ku po ndërtohet një resort turistik luksoz mbi një pronë që rezulton e falsifikuar, projekt për të cilin Gaçi ka marrë statusin e investitorit strategjik. paralelisht, ndaj Gaçit po zhvillohet edhe një hetim tjetër i ri që lidhet me dyshimet për pastrim parash dhe transferta bankare jashtë vendit

25 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?