Fundi i arratisë 25-vjeçare: Kush është Valentin Ftoni, i arrestuari në Nju-Jork për tre vrasje në Shkodër

Një operacion ndërkombëtar, i koordinuar mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive federale të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka çuar në lokalizimin dhe arrestimin në…
Ndaje
Një operacion ndërkombëtar, i koordinuar mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive federale të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka çuar në lokalizimin dhe arrestimin në Nju-Jork të 52-vjeçarit Valentin Ftoni. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2001 dhe konsiderohej një nga të arratisurit më afatgjatë të drejtësisë shqiptare.
Valentin Ftoni është dënuar në mungesë në Shqipëri me dy dënime të veçanta prej 25 vitesh, që bëjnë një total prej 50 vitesh burgim. Sipas të dhënave gjyqësore, dënimet lidhen me krime të rënda të ndodhura në qarkun e Shkodrës në fund të viteve '90 dhe në fillim të viteve 2000. Konkretisht, njëri prej dënimeve u dha për vrasjen e shtetasit Tom Gaci në vitin 1998, ndërsa dënimi tjetër lidhet me një ngjarje të rëndë të ndodhur më 19 shtator 2000 në Velipojë, ku Ftoni ekzekutoi çiftin Gjelosh dhe Ardiana Markaj.
Për t'i shpëtuar drejtësisë pas këtyre krimeve, ai kishte arritur të futej ilegalisht në SHBA në vitin 2001, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke jetuar nën identitete të rreme për një çerek shekulli. Pas arrestimit të tij në Nju-Jork, autoritetet kanë nisur menjëherë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykatat shqiptare.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.