Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit: Gjykata e Tiranës lë në burg ish-bashkëshortin Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit: Gjykata e Tiranës lë në burg ish-bashkëshortin Eraldo Fizi

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest në burg" për Eraldo Fizin, i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes dhe dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikolli.

·

Eraldo Fizi doli para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u njoh me masën e sigurimit personal "Arrest në burg", si i dyshuar për veprat penale të shkaktimit të vetëvrasjes dhe dhunës në familje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikolli. Ai u vetëdorëzua në Policinë e Lezhës pas më shumë se një viti e gjysmë në arrati, teksa gjykata vendosi vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Gjatë seancës gjyqësore, i riu deklaroi se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe theksoi se do të përballet me pasojat e veprimeve të tij. Fizi pranoi se e kishte dhunuar ish-bashkëshorten një ditë para se ajo të ndërmerrte aktin fatal, por mohoi pretendimet se dhuna ndaj saj kishte qenë e vazhdueshme. Ai shtoi se shpjegimet e detajuara lidhur me rrethanat e ngjarjes do t’i japë në një moment të dytë.

Sipas hetimeve, Xhuana Nikolli kishte konsumuar fostoksinë dhe ndërroi jetë në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo ishte larguar nga qyteti i Lezhës dhe banonte me mikeshat e saj në një banesë me qira në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se e reja ishte dhunuar përpara se të kryente vetëvrasjen, me Fizin si të dyshuarin kryesor. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur paralelisht një hetim ndaj zyrtarëve të policisë, për të verifikuar nëse strukturat përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme gjatë trajtimit të këtij rasti.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?