Skandali me inputet bujqësore: Pesticidet e lira aziatike shiten në Shqipëri si produkte cilësore europiane

Një skandal i ri ka përfshirë sektorin bujqësor në Shqipëri, ku dyshohet se sasi të mëdha pesticidesh dhe plehrave kimike me kosto të ulët, të importuara nga Kina dhe India…
Ndaje
Një skandal i ri ka përfshirë sektorin bujqësor në Shqipëri, ku dyshohet se sasi të mëdha pesticidesh dhe plehrave kimike me kosto të ulët, të importuara nga Kina dhe India, po tregtohen në tregun vendas sikur të ishin prodhime cilësore të Bashkimit Europian. Ky manipulim u mundëson kompanive importuese të përfitojnë margjina të larta fitimi, duke blerë lirë në Azi dhe duke shitur shtrenjtë në tregun shqiptar.
Viktimat kryesore të kësaj skeme janë fermerët vendas, të cilët paguajnë çmime të kripura për produkte që shpesh nuk kanë efikasitetin e duhur ose që mund të mbartin rreziqe për kulturat bujqësore dhe sigurinë ushqimore. Përballë këtyre denoncimeve dhe shqetësimeve në rritje nga ana e ekspertëve dhe punonjësve të fushës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjedhur të mbajë një qëndrim pasiv, duke mos ofruar asnjë shpjegim apo reagim zyrtar lidhur me kontrollet në pikat e kalimit kufitar dhe monitorimin e tregut të inputeve.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.