Dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një mësues 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve një të mitur 13 vjeçe. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit.
Ndaje
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një mësues 60-vjeçar, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur.
Sipas autoriteteve policore, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. S., mësues në një shkollë të qytetit të Lushnjës. Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me anë të mesazheve një nxënëse të moshës 13-vjeçare.
Pas arrestimit të të dyshuarit, materialet procedurale lidhur me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.