Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Skandali i videove intime: Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Skandali i videove intime: Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Kompozitori i njohur Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës. Ky vendim vjen pas referimit të materialeve hetimore në prokurori lidhur me skandalin e…

·

Kompozitori i njohur Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës. Ky vendim vjen pas referimit të materialeve hetimore në prokurori lidhur me skandalin e përhapjes masive të disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale. Ndaj tij është ngritur zyrtarisht akuza për “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”.
 
Hetimet e sektorit të Krimeve Kibernetike kanë zbuluar se kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar momentet erotike të kompozitorit me këngëtare dhe personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, ishin vendosur në banesë nga vetë ai. Gjatë marrjes në pyetje për disa orë nga ekspertët, Hila ka dëshmuar se nuk ka pasur qëllim të filmojë pamje intime, duke pretenduar se pajisjet i kishte instaluar vetëm për arsye sigurie nga frika e ndonjë grabitjeje të mundshme.
 
Pavarësisht pretendimeve të tij se pajisjet e tij kompjuterike dhe rrjetet e sigurisë mund të jenë hakuar nga persona të tjerë, autoritetet po vijojnë verifikimet në disa pista të ndryshme. Përveç akuzës kryesore, hetimet e policisë po zhvillohen paralelisht edhe për vepra të tjera penale që lidhen me këtë ngjarje, ku përfshihen “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
 
Ndërkohë, policia ka thirrur për të dëshmuar edhe personazhet e tjerë që shfaqen në këto materiale video. Mes tyre, këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve, duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni që po filmohej. Ajo ka depozituar një denoncim zyrtar, por duke sqaruar se akuza e saj drejtohet specifikisht ndaj personit që ka bërë publikimin e pamjeve në rrjet dhe jo ndaj vetë kompozitorit Adrian Hila. Grupi hetimor po punon intensivisht për të identifikuar personat që fshihen pas shpërndarjes fillestare të këtyre materialeve. 

103 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?