Tragjedia në Plaka të Athinës: hetimet zbulojnë rrjedhjen e gazit

Gjashtë persona humbën jetën në shpërthimin e një ndërtesë në lagjen Plaka, Athinë; autoritetet greke e fokusojnë hetimin në një rrjedhje të gazit natyror nga apartamenti i një çifti të moshuar në katin e dytë.
Ndaje
Shpërthimi i fuqishëm në një ndërtesë në lagjen Plaka të Athinës shkaktoi shembjen e saj dhe dëme në objekte, biznese dhe automjete përreth. Në incident humbën jetën gjashtë persona, ndër të cilët Florida Hoxha, bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, Eris Çani dhe Florin Hoxha.
Hetimet e Drejtorisë së Parandalimit të Krimeve të Zjarrvënies janë përqendruar te pista e një rrjedhjeje të gazit natyror nga apartamenti në katin e dytë, në rrugën Lysikratous. Kontrollimet fillimisht në rrjetin qendror të gazit nuk zbuluan ndonjë rrjedhje, duke e zhvendosur vëmendjen te instalimet brenda ndërtesës.
Sipas të dhënave, apartamenti i çiftit të moshuar ishte i vetmi në ndërtesë me lidhje me rrjetin e gazit natyror dhe përmbante tre pajisje: sobë, oxhak dhe ngrohës uji. Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar se cila prej këtyre pajisjeve ka qenë burimi i rrjedhjes që shkaktoi shpërthimin.
Më 27 shtator, familjarët e viktimave mbërritën në Greqi për të dhënë mostrat gjenetike për krahasimin e ADN-së, në mënyrë që të përfundojë identifikimi i trupave. Hetimet vazhdojnë, ndërsa ekspertët përpiqen të përcaktojnë mekanizmin e saktë të rrjedhjes së gazit dhe zinxhirin e ngjarjeve që çuan në tragjedinë.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.