Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Bota

Incident në fluturimin FlyDubai nga Dubai për Tel Aviv, piloti sulmohet me thikë

Incident në fluturimin FlyDubai nga Dubai për Tel Aviv, piloti sulmohet me thikë

Ko-pilot i një fluturimi FlyDubai ka sulmuar komandantin dhe ka tentuar të drejtojë avionin drejt Arabisë Saudite, por pas ndërhyrjes së pasagjerëve, ai është ndaluar dhe avioni ka terrenuar në Tabuk, përpara se pasagjerët të kthehen në Tel Aviv.

·

Një fluturim FlyDubai me destinacion Tel Aviv, i nisur nga Dubai, ka përjetuar një incident në mëngjes kur ko-pilot ka sulmuar me thikë komandantin e avionit. Sipas raportimeve, ko-piloti ka tentuar të drejtojë avionin në mënyrë që të përplaset, duke transmetuar kodet e emergjencës 7700 dhe më pas 7500, dhe duke ndryshuar kursin drejt Arabisë Saudite.

Avioni, i cili mbante rreth 180 pasagjerë, kryesisht izraelitarë, eshte ulur në aeroportin ndërkombëtar të Tabukut në Arabinë Saudite. Pas një operacioni të organizuar, pasagjerët u transferuan në një fluturim tjetër dhe mbërritën në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv.

Autoritetet izraelitare, përfshirë ministrin e mbrojtjes Israel Katz dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë përshkruar ngjarjen si një përpjekje terroriste dhe kanë falënderuar pasagjerët që kanë ndërhyrë në kabinën e pilotimit. Mossadi dhe Shin Bet janë duke hetuar incidentin, ndërsa Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente dhe ka anuluar një vizitë në jug të vendit.

Sipas burimeve izraeliane, Izraeli nuk ka ndërprerë fluturimet e FlyDubai dhe beson në sigurinë e kompanisë së Emirateve. Autoritetet po shqyrtojnë se si një pilot omanit ka marrë leje për të fluturuar në territorin izraelit, ndërkohë që masat e sigurisë po rriten për të parandaluar kërcënime të ngjashme në të ardhmen.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?