Lajme
13°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

9 raste të reja me COVID-19 në shqipëri

9 raste të reja me COVID-19 në shqipëri

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve11 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 165 numri i të shëruarveDr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit PublikNë vijim të komunikimit të përditshëm, Ju…

·

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve

11 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 165 numri i të shëruarve

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna
në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve
të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës
së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar
gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të
intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Këtu mund shikoni të dhënat veriu.com 

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?