"Jo politikës korruptive" – Studentët refuzojnë PD-në dhe PS-në

As shiu i dendur dhe as gazi lotsjellës nuk i kanë ndalur studentët. Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, masa e madhe e protestuesve ka nisur një marshim drejt Bulevardit…
Ndaje
As shiu i dendur dhe as gazi lotsjellës nuk i kanë ndalur studentët. Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, masa e madhe e protestuesve ka nisur një marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Turma ka kaluar gjithashtu pranë selisë së Partisë Socialiste, ndërkohë që forcat e policisë mbeten në gatishmëri të lartë rreth godinave qeveritare.
"Jo politikës korruptive" – Studentët refuzojnë PD-në dhe PS-në
Një nga veçantitë e kësaj proteste është refuzimi i prerë i partive politike tradicionalë nga ana e studentëve. Megjithëse deputetë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike marshuan nga Kryeministria për t'iu bashkuar tubimit, të rinjtë u janë kthyer kundër me thirrje të qarta: "Rama në burg, Berisha në burg!"
Studentët deklaruan se nuk pranojnë në shesh figura që janë simbol i partive që e kanë rrënuar vendin. "Deputetët e PD dhe të PS s'i duam, janë të shitur. Ne duam ndryshimin dhe populli është bërë bashkë", u shpreh një nga studentet në protestë. Qëndresa e të rinjve vazhdon në rrugët e Tiranës nën masa të rrepta sigurie.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.