Polici i rrugores dhunon qytetarin në Lezhë, flet vëllai: Ja çfarë ndodhi !

Një ndër slloganet e drejtimit të policisë nga Saimir Tahiri ka qenë edhe parulla ’’Policia që duam’’, duke ju referuar kështu sipas tyre një qasje të re pozitive të uniformave blu ndaj qytetarëve.Por një video e publikuar nga ‘Jetaoshqejf’ tregon…
Ndaje
Një ndër slloganet e drejtimit të policisë nga Saimir Tahiri ka qenë edhe parulla ''Policia që duam'', duke ju referuar kështu sipas tyre një qasje të re pozitive të uniformave blu ndaj qytetarëve.
Por një video e publikuar nga ‘Jetaoshqejf’ tregon momentin kur një polic rrugor debaton me një qytetar në Shëngjin, që siç kuptohet ka të bëjë me parkimin e makinës dhe me një grusht e rrëzon në tokë.
Si të mos mjaftonte kjo, polici e godet edhe njëherë tjetër pasi qytetari është rrëzuar në tokë.
Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me ''policinë që duam''.
Gjithsesi në vendngjarje u grumbulluan disa njerëz, mes të cilëve edhe një polic tjetër, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj skene.
Flet vëllai i qytetarit të dhunuar
Vëllai i personit që shfaqet në një video në momentet kur goditet nga një efektiv i Policisë ka folur për faqen që publikoi videon, “Jeta Osh Qef”.
Ai tregon se ngjarja nuk ka patur asnjë motiv. Personi i identifikuar me inicialet G.K. thotë se vëllai i tij kishte ardhur nga jashtë me pushime në Shqipëri.
“Përshëndetje, jam vëllai i personit që është në video, ai ka qenë duke u kthyer nga Shëngjini me të fejuarën dhe me mbesën si dhe vëllain tjetër.
Polici i ka ofenduar edhe ato janë ndalur, në momentin që janë ndalur ka ikur polici dhe u ka thyer xhamin e pasagjerit dhe ata janë ulur për të biseduar dhe në momentin që ikën për të folur, e ka goditur polici rrugor dhe e kanë dhunuar edhe në Komisariatin e Lezhës dhe janë duke e mbajtur akoma aty”, thotë vëllai i shoferit.
I pyetur se cila ishte shkelja dhe arsyeja e ndalimit nga policia, ai thotë se nuk kishte asnjë shkak, duke thënë me tej se pa asnjë mëshirë i kanë lënë mbesën në mes të rrugës, ajo është vetëm 8 vjeç.
“Polici i ka dalë para dhe vëllai është ndaluar në vend dhe polici shkon në krahun e pasagjerit edhe i thyen xhamin dhe pastaj shan me familje shoferin dhe shkon i kap për fyti dhe duket qartë në video dhunimi.
Ata e arrestuan dhe e lanë mbesën 8 vjeçe në mes të rrugës dhe personi që është në video ndodhet në komisariat dhe nuk e kanë dërguar në spital për mjekim, ne kemi ardhur për pushime se jetojmë të gjithë në Itali”, shkruan më tej i riu, ndërsa ende nuk ka një reagim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.