Lajme Hyr

Lajme › Bota

Çmenduria e Erdogan, arbitrat e futbollit fajtorë për grushtin e shtetit

Çmenduria e Erdogan, arbitrat e futbollit fajtorë për grushtin e shtetit

Grushti i shtetit të muajit korrik duket ta ketë futur në një gjendje skizeofrenie presidentin turk Recep Tayyp Erdogan i cili po përpiqet të gjejë armiq kudo.Pas fortunës në ushtri, gjykata, polici, administratë dhe arsim, rradha i ka ardhur dhe....futbollit…

·

Grushti i shtetit të muajit korrik duket ta ketë futur në një gjendje skizeofrenie presidentin turk Recep Tayyp Erdogan i cili po përpiqet të gjejë armiq kudo.

Pas fortunës në ushtri, gjykata, polici, administratë dhe arsim, rradha i ka ardhur dhe....futbollit !!! Po po, futbollit, sporti më popullor në botë është gjetur fajtor për grushtin e shtetit pasi akuzohet për lidhjen me levizjen ''Hyzmet'' të Fetullah Gulen.

Në vazhdën e këtyrë masave, Federata turke e Futbollit ka bërë të ditur këtë të martë se 94 zyrtarë, përfshirë edhe arbitra, janë pezulluar për shkak të përfshirjes në grushtin e shtetit kundër Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan.

“Federata jonë e sheh të nevojshme të pezullojë 94 punonjës të saj, duke përfshirë edhe gjyqtarë e asistentë rajonalë dhe kombëtarë”, shkruhet në komunikatën për shtyp të Federatës turke të Futbollit.

Në të nuk jepen arsyetime apo emra, por e përditshmja turke “Hurriyet” ka deklaruar se bëhet fjalë edhe për një zyrtar të Superligës turke, të cilit gjithashtu nuk ia kanë publikuar emrin.

Skandali i grushtit të shtetit të 15 korrikut, për të cilin akuzohet Fetullah Gulen, ka prekur të gjitha fushat e jetës në Turqi, ndërsa edhe futbolli nuk ka mbetur jashtë, shkruajnë mediet turke.

Edhe anëtarët e komitetit të Federatës turke të Futbollit kanë dhënë dorëheqjen, për t’i hapur udhë hetimeve, të cilat do të vërtetojnë nëse ata kishin apo jo lidhje me lëvizjen gyleniste.

Sulmuesi gjerman i Beshiktashit, Mario Gomez ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi për shkak të situatës politike, ndërkohë që presidenti i Federatës turke të Futbollit, Yildirim Demiroren ka siguruar se Superliga dhe ndeshjet ndërkombëtare do të vazhdojnë të zhvillohen sipas programit të parashikuar.

208 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?