Lajme Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Vendimi surprizë, Haga shpall të pafajshëm Sllobodan Milosheviç

Vendimi surprizë, Haga shpall të pafajshëm Sllobodan Milosheviç

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, ka vendosur që ish-presidenti i vdekur i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Në një vendim të papritur…

·

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, ka vendosur që ish-presidenti i vdekur i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Sllobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje, transmeton zeri.info.

Sipas trupit gjykues nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se ''Kasapi i Ballkanit'' ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

Ish presidenti i ndjerë u rrëzua nga pushteti me protesta paqësore në vitin 2000, pasi më parë kishte humbur betejën me NATO-n për Kosovën.

Në vitin 2001 Millosheviç u ekstradua në Hagë në rrethana jo të qarta deri sa vdiq në burg në vitin 2006 gjatë procesit të gjykimit.

325 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?