Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Bllokimi i Reformës, reagojnë Fleckenstein dhe ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi. Me anë një deklarate ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish."Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje…

·

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi. Me anë një deklarate ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” - thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Në reagimin e SHBA-ve nuk thuhet se cila ishte kërkesa e re e kreut të opozitës Basha. Burimet nga grupi i negociatorëve thonë se ishte PS ajo që ngriti pretendime. Kryeministri Rama kishte premtuar të votonte çdo draft që merrte miratimin e SHBA dhe BE, por tashmë ka nxjerrë pretendime të reja.

Fleckenstein i shokuar: Sërish probleme në Shqipëri?
Përplasjet mes palëve për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Kuvendi me shumicë prej 2/3, ka sjellë edhe reagimin e raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckestein.
http://www.lapsi.al/sites/default/files/knut.jpg
"Probleme të reja nga Shqipëria? Nuk mund ta besoj! Jam me të vërtetë i mërzitur. Do të presim votimin e nesërm? Pastaj do të shohim. Më vjen keq!"

293 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?